• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ligji i ri/ Artan Lame: Do ndreqim katrahurën me pronat, tani kemi bazat juridike të kadastrës moderne

by Java News
09/03/2019 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame njoftoi sot se Presidenti Ilir Meta e ka miratuar në heshtje ligjin e ri për Kadastrën pasi e riktheu për shqyrtim dekretin, ndërsa pas ndryshimeve që bëri mazhoranca, ligji tashmë është futur në fuqi.

Në jë deklaratë për median Lame tha se në Shqipëri 80% e pronave janë regjistruar me probleme duke sjellë konflikte të shumta, ndërsa tashmë institucionin e ri e pret një punë e madhe para.

 

“Para disa ditësh u botua në fletoren zyrtare Ligji “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë”. Ky botim erdhi pas miratimit në heshtje të këtij ligji nga ana e Presidentit të Republikës.

 

Gjej rastin të kujtoj këtu edhe përmirësimet që ju bënë këtij ligji sipas vërejtjeve dhe propozimeve të Presidentit të Republikës, gjë që flet për përgjegjësinë e jashtëzakonshme që transmeton ky ligj tek të gjithë faktorët e implikuar në procesin e hartimit dhe miratimit të tij.

 

Përtej kësaj, sot Shqipëria ka një ligj që hedh bazat juridike të kadastrës moderne të saj.

 

Mediat me të drejtë në këto ditë kanë vënë në dukje disa prej anëve pozitive dhe risive të këtij ligji, siç janë shmangja e burokracive, shkrirja e disa institucioneve që merren me pronësinë në një të vetëm, e keshtu me rradhë.

 

Por thelbi, as i problemit dhe as i zgjidhjes, nuk janë këto.

 

Thelbi është zvarritja gati tridhjetvjeçare e regjistrimit të pronës në Shqipëri.

 

Thelbi janë tre dekadat e kaosit legjislativ në fushën e pronësisë.

 

Thelbi është se pas 107 vjetësh shtet shqipëtar dhe 30 vjetësh tranzicion, në Shqipëri akoma nuk dimë “kush ka çfarë”.

 

Kësaj enigme 100 e kusur vjeçare, do të duhet t’i japë përgjigje Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

 

Është e padiskutueshme që veçanërisht dy vitet e fundit, ZRPP ka përmirësuar imazhin e saj përmes përmirësimit të ofrimit të shërbimeve.

 

Ky ka qënë një element shprese për qytetarët, që të paktën nga pritja mujore e vjeçare për të marrë përgjigje, të arrijmë në dhënien e përgjigjeve në afat. Fakti i rreth 1 milion shërbimeve të ofruara çdo vit nga kjo zyrë, flet për këtë.

 

Por pikërisht këtu fillon makthi tjetër për qytetarët, pasi ja kemi dalë të përmirësojmë banakun e ekspozimit dhe ofrimit të miellit, por vetë gruri që bluan mulliri i pronave është i mykur.

 

Kjo sepse, e gjithë piramida hartografike e ngritur në këto tre dekada, mbart brenda gjynahet e papërgjegjshmërisë, të falsifikimeve, të paaftësisë, të korrupsionit, të injorancës, të gjyqeve të shitura, të mashtrimit dhe abuzimit me pronën.

 

Mjafton këtu të përmend vetëm një të dhënë. Sipas studimit të bërë nga ekspertet e Bankës Botërore për situatën hartografike të ZRPP, arrihet në përfundimin e trishtë se 80% e pronave të regjistruara në Shqipëri, janë hedhur me gabime dhe probleme hartografike.

 

Shteti shqiptar, që nga viti 1994 kur ka filluar procesi i regjistrimit të pronës, ka shpenzuar rreth 200 milion USD në procesin e regjistrimit të pronave.

 

Por i gjithë ky lumë parash, ka sjellë pas 80 % të pronave të regjistruara me probleme, dhjetramijëra procese gjyqësore, qindra të vrarë për çështje pronësie dhe bllokim të mijëra aktiviteteve ekonomike.

 

Kjo është sfida e madhe reale e Agjensisë së re të Kadastrës.

 

Nga ana tjetër, përmes këtij ligji, Qeveria do të do të marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë e kësaj situate dhe jo të vijojë me përcjelljen e pasojave të mëkateve të veta tek qytetarët.

 

Më lejoni t’ju jap vetëm një shembull për këtë, të absurdit ku i fut njerëzit kaosi i pronave. Pasi i sjell vërdallë për të regjistruar pronën, me muaj e me vite, sepse të tilla janë hartat e shpartalluara, pasi i tillë është legjislacioni, pasi e tillë ështe varravingoja burokratike; në fund, pasi kalojnë afatet j’u themi qytetarëve se duhet të paguash dhe kamatvonesë sepse nuk e ke regjistruar pronën brenda afatit.

 

Ligji i ri parashikon amnisti për gjithë këtë varg, pagesash të pakryera në vite e vite, por jo si dhuratë e shtetit për qyetarët, por si larjen e një njolle që bie mbi vetë shtetin.

 

Pas disa ditësh, termi “hipotekë”, që ka qenë makthi i shqiptarit me halle prone në këto tre dekada, do futet në muzeun e gjërave të shëmtuara.

 

Ligji i ri për Kadastrën, nuk do sjellë lumturinë për një ditë. Na pret përpara një e përpjetë e jashtëzakonshme dhe një volum pune kolosal, por tashmë jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se rrugë tjetër për të hedhur bazat e sigurisë së pronës në Shqipëri nuk ka.

 

Para 5 vjetësh ju premtuam shqiptarëve reformën e legalizimit të ndërtimeve pa leje dhe aktualisht ky proces është në përmbylljen e tij.

 

Kjo është edhe garancia më e madhe që jep Qeveria Shqiptare, se të njëjtin impenjim, vullnet dhe rezultat, do të ketë edhe në reformën që sapo po nisim.”– tha Lame. (TemA)

 

 

Next Post
Tiranë/ Bashkia zgjidh problemet e ujit të pijshëm në dy lagje në Njësinë 5

Tiranë/ Bashkia zgjidh problemet e ujit të pijshëm në dy lagje në Njësinë 5

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In