• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ligji i ri/ 4 vite burg për emigrantët e paligjshëm, 25 vite deri në burg përjetë për trafikantët në Britani

by Java News
04/01/2023 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç kishte paralajmëruar, qeveria britanike ka ashpërsuar rregullat për shqiptarët që shkojnë në mënyrë të paligjshme në Britani.

Avokati i shqiptarëve në Londër, Naim Hasani foli për Report Tv duke thënë se do të nisi procedurat e përshpejtuara për emigrantët e paligjshëm. Dënimet me burg nuk do të mungojnë pasi emigrimi dhe trafikimi do të konsiderohen si vepra penale.

“Nëse vjen në Angli ilegalisht, në radhë të parë është e qartë se nuk qëndron dot në Britani. Për jetë më të mirë nuk shkon dot se nuk punon dot, nuk merr shtëpi e as nuk përfiton nga shërbimet publike. Pra mbetesh i vetëm pa asnjë lloj mundësie për të qëndruar.

Ashpërsimi gjatë këtij viti parashikon procedurë të përshpejtuar. Nëse nuk ka arsye të fortë, nuk mund të qëndrojnë në Britani. Për shqiptarët që kërkojnë në azil përshpejtohet procesi. Për të tjerët do të përshpejtohet edhe procedura për t’i kthyer në Shqipëri.

Por ligjet janë ashpërsuar se hyrja në Britani në mënyrë të paligjshme është kthyer në vepër penale që dënohet me 4 vite burg. Nëse je pjesë e një grupi të trafikimit të paligjshëm, dënohesh me 25 vite burg ose dënim të përjetshëm”, tha Hasani.

Ata që tentojnë të udhëtojnë drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme rrezikojnë të deportohen në Ruandë. Hasani u shpreh se mesazhi i ambasadës britanike që jep detaje se si do të funksionojë procesi është i qartë dhe ligji zbatohet në Britani.

“Mesazhi i ambasadës britanike është një reagim ekzakt i situatës ligjore të atyre që kanë ardhur dhe tentojnë të vijnë në Britani në mënyrë ilegale me gomone. Shpresoj që mesazhi të jetë i qartë. Britania nuk është vend ku mund të rrezikosh jetën me gomone. Politikat e qeverisë britanike janë të pritshme, është ligj dhe ligji në Britani zbatohet”, tha Hasani.

Sipas qeverisë britanike, emigrantët që do të kërkojnë azil, do të deportohen në Ruandë ku do t’u përpunohet kërkesa. Ruanda do të mbajë përgjegjësi të plotë për ta.

Personat të cilëve u refuzohen kërkesat për mbrojtje, do t’u ofrohet mundësia për të qëndruar në Ruandë ose për t’u kthyer në vendlindje. Ata nuk do të kthehen në MB pasi Ruanda të ketë vendosur për kërkesën e tyre.

 

Next Post
EMRI/ Zbulohet autori që dyshohet se ekzekutoi Edmond Papën në Tiranë

EMRI/ Zbulohet autori që dyshohet se ekzekutoi Edmond Papën në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In