• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i lustracionit / Berisha: Rama është i pashpresë! Sa u takon non-gratave…

by A R
12/08/2022 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në komunikim me gazetarët në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ku theksoi se Edi Rama hoqi ligjin e lustracionit.

Ai tha se në vitin 2015 Rama mori përsipër të hartojë ligjin por duke hequr lustracionin. Berisha u ndal edhe te shpallja non grata duke theksuar se Edi Rama është i pashpresë.

“Partia Demokratike në vitin 1996 dhe 2008 ka votuar në parlament ligjin e lustracionit sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyrat si të zgjedhur apo në sistemin e drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit. Ky ligj u zbatua në vitin 1996 plotësisht. U amendua një vit më vonë nga PS. Nuk u anulua por u hoq lustracioni që e bëri për mua, e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne rikthyem të njëjtin ligj. Sepse e kishte mbajtur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Kishte një miratim ndërkombëtar në kuptimin që për herë të parë e kishte hartuar presidenti i Çekosllovakisë. Në vitin 2008 u rikthyem përsëri te ai ligj. Ne e votuam por në mënyrë të padrejtë e anuloi Gjykata Kushtetuese duke pasur 5 anëtarë të saj në konflikt interesi. E autorizoi dhe Gjykata Kushtetuese. Edi Rama ishte ai që paditi ligjin. Ky ligj i njeh të drejtën çdo qytetari shqiptar të njihet me dosjen e tij.

Secili, ka apo nuk ka dosje kishte të drejtë të kërkonte të njihej me të. Në këtë aspekt ligji ishte një transparencë të plotë. Nuk ishte asnjë dokument të paklasifikueshëm. Ligji u anulua dhe në vitin 2015 Edi Rama mori përsipër të hartojë ligjin por pa lustracionin. Pak a shumë nuk mund të mohohet. Zgjodhi modelin gjerman. Modeli gjerman nuk ka lustracionin.

Unë kam takuar drejtuesen e këtij institucioni. PD ka qenë, është dhe do mbetet nismëtare për çdo formë lustracioni. Ne jemi që çdo qytetar të ketë të drejtë të njihet me dosjen e tij. Çdo kush tjetër përveç atij. Nuk ka askush të drejtë të merret më shumë me dikë se parashikon ligjin. Sa u përket non gratave, Europa ka ligjet e veta. Unë nuk kam asnjë lloj impresioni nga ajo. Edi Rama është i pashpresë”, u shpreh Berisha.

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 13 Gusht 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In