• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i luftës dhe “Deti”, a do të na bllokojë Greqia me veto në Bruksel? Përgjigjet Hasani

by A R
29/08/2024 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çelja e kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian u bllokua nga Greqia vitin e shkuar, me Athinë zyrtare që përdori veton në kulmin e tensioneve me Tiranën për shkak të çështjes “Beleri”.

I pyetur nëse vetoja greke do të mbajë peng edhe këtë vit rrugëtimin europian të Shqipërisë, ministri i Jashtëm Igli Hasani iu përgjigj A2 CNN duke thënë se ka negociata diskrete me Athinën për të parandaluar diçka të tillë.

“Me Greqinë angazhimi ka qenë konstant, me autoritetet greke për çështjen e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë një angazhim diskret, jo me deklarata dhe telefonata”, tha kryediplomati i Tiranës, raporton A2.

Hasani komentoi më tej edhe përplasjet që bllokuan Shqipërinë dhjetorin e shkuar në Bruksel, duke lënë të kuptohet se akujt me Greqinë kanë nisur të shkrijnë.

“Në historinë e dy popujve, dy prej realiteteve më të vjetra në rajon një individ nuk mund të prish një marrëdhënie shumë shekullore dhe ne jemi në këtë fazë ku vlerësojmë maksimalisht fqinjët tanë historikë që janë Greqia, Italia dhe Turqia. Patjetër që mos të harrojmë sa shumë ka ndodhur dhe është bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë, me momente të vështira dhe të tjera shumë të mira. Dy popujt janë shumë afër dhe do vazhdojnë të jenë shumë afër dhe rrugëtimin evropian ne e shohim edhe me shtetin e Greqisë”, deklaroi kreu i MEPJ.

Sa i përket çështjes së Detit dhe diskutimeve dypalëshe për ta dërguar në Gjykatën e Hagës, Hasani shpjegoi se nuk ka zhvillime të reja në këtë drejtim. Ministri nënvizoi se në negociatat me Greqinë për një mori temash, vëmendjen e ka marrë rrugëtimi europian i Shqipërisë.

“Kemi disa dosje që duhet të punojmë. Duhet të maksimalizojmë aty ku rezultatet janë më konkrete dhe duhet të shtyjmë ku interesat janë më të menjëhershme dhe gjëja më e rëndësishme në këtë drejtim është verifikimi i datës për konferencën e dytë ndërqeveritare që i hap rrugën Shqipërisë për t’u bërë sa më shpejt pjesë e BE-së”, sqaroi Hasani, transmeton A2.

Në fund ministri i Jashtëm vlerësoi votimin me 96 vota pro nga demokratë e socialistë të deklaratës së përbashkët, të iniciuar nga PDIU e Shpëtim Idrizit ku i kërkon qeverisë të rrisë përpjekjet me Greqinë për të hequr ligjin e luftës.

Hasani tha se ky është një hap i rëndësishëm që tregon se Tirana i shtriu dorën Athinës për të gjetur një zgjidhje mbi këtë çështje.

“Kuvendi me një iniciativë të disa deputetëve tashmë i ka ofruar Shqipërisë dhe Greqisë një dokument që shtrin dorën për të fillua për të menduar edhe njëherë këtë çështje të rëndësishme. Mendoj që rëndësia që dy vendet tona ka, duhet të kapërcejë çdo pengesë dhe të shkojmë përpara duke u bërë së bashku anëtar të BE-së pa hije të së shkuarës.”

/a.r

Next Post
“Dua të jem si Kim Kardashian”, modelja merr lajmin e rëndë nga mjekët: Jam e paaftë të…

"Dua të jem si Kim Kardashian", modelja merr lajmin e rëndë nga mjekët: Jam e paaftë të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In