• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ligji i energjisë, Gjiknuri: Fatkeqësi që debatohet 1 nen

by
24/04/2015 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri është ndalur sërish ditën e sotme në ligjin e ri për energjinë elektrike i cili ndër të tjera parashikon vendosjen e barrës hipotekore mbi banesën e abonentit i cili rezulton debitor në shifrën e 300 mijë lekëve.

Ministri Gjiknuri ka mbrojtur këtë ligj duke e cilësuar atë si të duhurin, ndërsa tha se është për të ardhur keq që debati publik po zhvillohet në këtë nen, nga 110 nene që projektligji ka.

Sipas Gjinkurit, krahas thjeshtëszimit të procedurave përmbarimore, ky ligj krijon premisat e duhura për të implementuar të gjitha reformat në sektorin e energjisë.

“Është fatkeqësi që në një ligj kaq të rëndësishëm me 110 nene, katandiset debati vetëm në një çështje, e cila aktualisht është në Kodin e Procedurës Civile dhe nuk ka ndonjë gjë të re. Fatura e energjisë është titull ekzekutiv dhe titujt ekzekutiv kanë mënyra se si ekzekutohen, përfshirë edhe vendosja e barrës hipotekore. Ky ligj, parashikon thjeshtimin e një hallke që nuk e përjashton rishikimin gjyqësor, as nuk i përjashton procedurat përmbarimore. Ju e dini shumë mirë se fatura si titull ekzekutiv është vendosur shumë vite më parë, nuk është vendosur tani. Ka qenë titull ekzekutiv dhe do të jetë. Megjithatë, për sqarim të publikut dua tu them se ka një element që është shumë interesant: po flitet për siguri prone, prona do të jetë e pastër. Që prona të jetë e pastër duhet të jetë e shlyer nga të gjitha detyrimet. Çfarë ndodh sot? Ka shumë konsumatorë të cilët marrin një pronë dhe e kanë me detyrime të mëdha nga të tjerët, detyrime nga mospagesa e energjisë dhe aktualisht kanë problem për lidhjen e energjisë.Dikush duhet ta paguaj këtë. E thënë thjesht, dhe për ta bërë të qartë, kjo procedurë bën fjalë për vlera 300 mijë lekë të reja që ramë dakord dhe është një procedurë të cilën e ka Kodi Procedurës Civile. Ka vetëm një ndryshim që sjell ky ligj, që operatori mund ta kërkojë vetë vendosjen e barrës, pastaj ekzekutimi, çdo gjë tjetër bëhet sipas procedurave që janë në Kodin e Procedurës Civile. Kjo çështje është tani në parlament dhe është duke u diskutuar. Shpresoj që ky ligj të kalojë. Thelbi i këtij ligji nuk është ky nen. Ligji krijon platformën e duhur për të implementuar të gjithë ato reforma aq të rëndësishme në sektorin e energjisë dhe për vendin tonë”, tha Gjiknuri.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Ah Aurela....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

July 6, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

July 6, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Shtohen rastet me alergji gjatë verës, mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

July 6, 2026
Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

July 6, 2026
“Përçarje” në BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

“Përçarje” në BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

July 6, 2026
I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shkodër, lëndë plasëse në një automjet, ja informacionet paraprake

July 6, 2026
Vritet i riu shqiptar në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon i ati

Vritet i riu shqiptar në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon i ati

July 6, 2026
Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

July 6, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

“Flamingot shtegëtuan nga bulevardi”, Demo për protestën: Flasim me këdo për të ofruar produkt real për njerëzit

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In