Ligji i Arsimit të Lartë, i debatuar mjaft nga politika dhe akademikët do të jetë pjesë e diskutimeve që presidenti Bujar Nishani do të zhvillojë me pedagogë dhe akademikë.
Sipas burimeve zyrtare të Presidencës, takimi konsultues është parashikuar të zhvillohet në Presidencë ditën e hënë. Tashmë, ligji i Arsimit të Lartë pas miratimit në Kuvend pritet të marrë dhe firmën e kreut të shtetit, për dekretim. Takimi vjen pikërisht në kuadër të kundërshtimeve që akademikët dhe pedagogët kanë kundër ligjit.