• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji është i barabartë për këdo, o opozitarë mëkatarë…

by Artur Ajazi
23/03/2023 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kur prishen katet shtesë të një pallati në pronësi të ndonjë “oligarku”, dhe kur qeveria i tregon “dhëmbët” çdo subjekti që shkel ligjin, nisin aludimet, akuzat, dhe tjerrin lloj-lloj teorish konspirative. Edhe kur fadromat e strukturave të zbatimit të ligjit shembin ndonjë objekt pa leje buzë lumit, liqenit dhe detit, apo mes lagjeve, një pjesë e jona, turremi dhe sajojmë lloj-lloj skenarësh. Edhe së fundi, kur SPAK-u po heton ish-zv.kryeministrin për inceneratorët dhe pasurinë, i pari ka qenë Berisha që i ka dalë në mbrojtje, edhe pse deri para pak ditësh lëshonte ndaj tij lumenj akuzash. Pra, përfundimisht tek ne kush shkel ligjin “është burrë i mirë, i bien në qafë kot”. O njerëz opozitarë.

Ligji duhet të jetë i barabartë për këdo, për oligarkun, ministrin, zv.kryeministrin, kryeprokurorin, deputetin apo dhe pronarin e një televizioni. Madje ky i fundit, (kushdo qoftë) kurrë nuk mund ta mbushë hapësirën e tij televizive, duke bërë avokatin e problemeve që ka, duke akuzuar persona apo institucione që kanë lidhje me zbatimin e ligjit. Kur një  objekt konstatohet me defekte ligjore, dhe kur nuk ka arritur të sigurojë lejen zyrtare për nisjen e punimeve apo ndertimin , natyrisht i mbetet ligjit të veprojë.

Ky vend, ishte mësuar të mos njihte ligjin. Shqiptarët u mësuan me shkeljen e ligjit, me premtimin se “voto për mua, dhe ndërto si  dhe sa të duash”. E dimë se si u mbush Tirana, Durrësi, dhe gjithë Shqipëria me mbi 360 mijë objekte pa leje. Lokale, banesa, biznese, vila, deri fshatra turistike, u ngritën në qytete, buzë deteve, liqeneve, dhe majë maleve, u ndërtuan pa leje. Ligji famëkeq 7501, i hartuar dhe firmosur nga Sali Berisha, e futi vendin në katrahurën më fatale. Edhe sot e kësaj dite, pas afro 32 viteve nga ardhja në pushtet e atij njeriu, vendi ndjen vuajtjet, mjerimin, kusuret, dhe pasojat e një krimi të pandëshkuar.

Mund të ndërtoje, mund të zaptoje troje dhe toka ku të doje, mund të privatizoje ish-uzinat, ish-fabrikat, ish-kombinatet, ish-klubet sportive, dhe pronat e tjera të qytetarëve, dhe askush nuk mund të futej në burg. Vendi ishte kthyer në zhungël. Duhej vënë dorë me urgjencë. Dhe ai moment erdhi, kur Edi Rama erdhi në pushtet, duke marrë jo pak, por mbi 1 milion vota shqiptarësh.

Deri në 2013, ligji nuk ishte i barabartë për këdo, pasi ai favorizonte deputetët, ministrat, drejtorët dhe kryetarët e rretheve të Partisë Demokratike. Ata ishin kthyer në pazarexhinj, në sheikë, me prona, miliona në banka, dhe sot vegjetojnë akoma në pasurinë e vënë me postet që dikur kishin. Janë pikërisht ata që sot, derdhin “lotin e krokodilit” për objektet që prishen në bregdet apo mes Tiranës, pasi u duhet një shkak, për të bërë “opozitën”, por gjithçka u sfumohet  rrugës. Ligji, është një term sa shkencor, aq edhe  praktik, dhe nuk ka nevojë për interpretime nga njerëz që e kanë shkelur dhe përdhosur atë. Kush shkel ligjin, le të përgjigjet, kush mbron shkelësin e ligjit, le të ketë fatin e tij.

Next Post
Shefja e OSBE-së vizitë në Tiranë, takime me krerët më të lartë të shtetit

Shefja e OSBE-së vizitë në Tiranë, takime me krerët më të lartë të shtetit

Comments 1

  1. Sanije Safetllari says:
    3 years ago

    Zoti Ajazi,në mbështetje të idesë tuaj në këtp shkrim, thjesht për kuriozitet, a e dini Ju, se kush është PRONARI I VËRTETË i “Prestige resort” ?
    Irfan Hysenbelliu, është MBULESA, është OMBRELLA, apo ÇATIJA, mbasi pronari i vërtetë është Ilir Rexhep Metaj apo burri i Monikës, prandaj nuk pushoi Petrit Vasili së dali në tre TV e Irfanit (news 24, Panorama dhe ajo e Kasemit të ngratë e për rahmet).
    Sipas atyre që u a dijnë rrënjët (Bes Kallaku me shokë dhe që u pjerdh goja kur mburren se janë dikushi), Ilir Rexhep Metaj është 90 % aksioner, ndersa Irfan Hysenbelliu është 10 % aksioner i “Prestige”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In