• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ligji Antimafia, sekuestrohen pasuri të një shtetasi në Elbasan

by Aalison Pearse Stevens
02/08/2016 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka sekuestruar dyqane e troje në Tiranë dhe Elbasan, si edhe dy shoqëri private në emër të shtetasit Arben Lamçe dhe personave të lidhur me të, në kuadër të ligjit “Antimafia”.

Shtetasi Lamçe është dënuar në Itali me 14 vjet burgim, për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit. Ai është arrestuar në Elbasan dhe ekstraduar në vitin 2011, në Itali, ku kërkohej për të vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Breshias.

Menjëherë pas ekstradimit, Prokuroria e Elbasanit nisi fillimisht hetimin për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi rezultoi se në emër të tij kishte disa prona të paluajtshme dhe shoqëri tregtare. Por, Prokuroria e Elbasanit u detyrua të pushojë hetimet ndaj Arben Lamçes, për shkak se nuk mbërritën letër-porositë nga ana e autoriteteve italiane lidhur me të dhëna për fitimet e tij të mundshme nga aktiviteti i paligjshëm.

Gjithsesi, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin ndaj të dënuarit, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”. Në bazë të këtij ligji, personat që dyshohet se kanë krijuar pasuri nga aktiviteti i krimit të organizuar, janë të detyruar të justifikojnë me burime të ligjshme pasurinë e tyre.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se i dënuari Altin Lamçe ka të regjistruar në emër të tij disa troje dhe lokale në Tiranë dhe Elbasan. Po ashtu, ai është administrator i “Elba Import”, një kompani private transporti. Ndërkohë, edhe një kompani tjetër, “Elba Beton”, ishte krijuar prej tij dhe më pas i ishte kaluar shtetasit A.O. Prokuroria për Krime të Rënda ka dyshime të arsyeshme se kalimi i pronësisë së kësaj kompanie është kryer në mënyrë fiktive nga Arben Lamçe tek miku i tij, A.O.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme. Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar këtë kërkesë dhe ka vendosur sekuestron për asetet, si më poshtë:

  1. Pasuria e llojit truall prej 120 m2, ndodhur në rruga “Qamil Guranjaku”, (pranë Liceut Artistik) Tiranë.
  2. Pasuri të llojit truall 340 m2 nga e cila ndërtesë 100 m2, ndodhur në rruga “Lek Dukagjini” (pranë Piramidës), Tiranë
  3. Pasuria e llojit “Njësi tregtare” (dyqan), me sipërfaqe 46 m2, Elbasan
  4. Pasuria e llojit “Njësi tregtare” (dyqan), me sipërfaqe 97.67 m2, Elbasan
  5. Shoqëria Elba Beton SHPK, me zyrë qëndrore në Elbasan, me ortak të vetëm dhe adminstrator aktual A.O.
  6. Shoqëria Elba Import SHPK me me zyrë qëndrore në Elbasan, me ortak të vetëm dhe administrator aktual A.O.

BW/d.i.

 

Next Post

Djali i Meidanit i përgjigjet Petro Koçit: Intrigant dhe servil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In