• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligjet më të pazakonta për seksin

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbase ju duket që sot është e pamundshme të kontrollohet seksualiteti njerëzor, aq më shumë me ligje shtetërore. Megjithatë, në shumë shtete ekzistojnë rregulla të shkruara zyrtare për sjelljen seksuale të banorëve.

Për shembull, nga viti 1990 në shumë shtete amerikane përdorimi i “dildos” ka qenë i ndaluar me ligj. Mirëpo, ky shembull nuk është i vetëm, ndërkaq ne po ju paraqesin ligjet më të pazakonshme lidhur me seksin, të aplikuar në tërë botën.

 

SHBA – Ndalohet ereksioni në vend publik!

Është e njohur që në Amerikë secili shtet federal, por edhe secili qytet i kanë ligjet e veta specifike, nga të cilat disa janë krejtësisht bizare.

Në disa shtete amerikane seksi anal është i ndaluar. Në Detroit çifteve u është ndaluar seksi në vetura, pos nëse ajo është e parkuar në pronën e tyre private. E vetmja pozitë e pranueshme në seks është pozita misionare. Ndërkaq të tjerat konsiderohen të kundërligjshme në kryeqytetin amerikan Ëashington.

Në Pensilvani meshkujve u është i ndaluar ereksioni në publik.

Vetëm të martuarit mund të jenë gej!

Në Teksas është i ndaluar seksi anal midis dy meshkujve. Ky ligj ka të bëjë me meshkujt të cilët janë në martesë heteroseksuale! Në Aleksandri dhe në Minesota meshkujve u është e ndaluar të bëjnë dashuri me gruan nëse kanë ngrënë hudhër, qepë apo sardele. Nëse gruaja e tij megjithatë dëshiron seks, ligji e detyron t’i lajë dhëmbët.

Në Minesota gjithashtu është e ndaluar të flihet gjumë lakuriq.

Mundet, por vetëm në shpejtësi!

Në Oregon meshkujt mund të paguajnë gjobën nëse flasin fjalë të pista gjatë seksit, ndërkaq ky ligj nuk ka të bëjë me femrat. Në Ajova puthja nuk guxon të zgjat më shumë se pesë minuta. Shumë shtete amerikane gjithashtu kanë ligje të cilat kanë të bëjnë edhe me marrëdhëniet seksuale edhe ndërmjet dy kafshëve.

Në Detroit është i ndaluar seksi në automobil,  nëse nuk është i parkuar në pronën private të çifteve.

Puna e ëndërruar!

Në Guam, ka meshkuj të cilëve puna e përhershme u është të flenë me pagesë me para me virgjëresha, sepse në atë  shtet me ligj u ndalohet vajzave të virgjra të martohen.

Britani e Madhe – Ndalohet seksi në motoçikletë!

Në Londër ndalohet seksi mbi motorin e parkuar. Në Liverpul femrat, të cilat punojnë si shitëse, mund të punojnë pa veshje të sipërme (topless), mirëpo vetëm nëse punojnë në tregti të cilat shesin peshq tropikalë.

Mos ha mish qengji pas seksit!

Ligjet islamike janë shumë të rreptë kur është fjala për seksin, ndërkaq njëri nga ligjet bizare thotë që nëse keni marrëdhënie seksuale me qengjin, do të bëni gjynah vdekjeprurës, nëse hani mishin e tyre pas seksit.

Në Liban meshkujve u është e lejuar të kenë marrëdhënie seksuale me kafshët e gjinisë femërore, mirëpo seksi me kafshët e gjinisë mashkullore dënohet me vdekje.

Gjinekologu në pasqyrë

Në Bahrejn mjeku i cili është mashkull guxon t’i shikojë gjenitalet e femrës jo direkt,por vetëm nga pasqyra.

Për masturbim në Indonezi mund të dënoheni me heqje koke.

As në shtrat pa rroba

Femrave u është e ndaluar të ecin lakuriq në dhomë hoteli, pa rroba lejohen vetëm në banjë. Në Hong-Kong femra e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin, por pa ndihmën e askujt, ndërsa dashnoren mund ta vrasë në cilëndo qoftë mënyrë.

Ndalohen filmat pornografikë

Nepali, Bangladeshi dhe Makao janë shtetet në të cilat është e kundërligjshme të shikohen filma të cilët shfaqin skena seksi, mirëpo edhe qimet e organeve gjenitale të meshkujve dhe femrave. Ligji nuk lejon shfaqjen e skenave të puthjeve në filmat në të cilët aktrojnë aktorët nga ato tri rajone.

Seksi vetëm në prani të vjehrrës

Në qytetin Kali të Kolumbisë femrës i lejohet të ketë marrëdhënie intime me bashkëshortin, ndërkaq gjatë seksit të parë nëna e saj patjetër duhet të jetë e pranishme në dhomë, referon Zëri. (b.an)

Next Post

Rilindja urbane, Rama poston fotot e rrugëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In