Komisioni i Ligjeve ditën e sotme miratoi marrëveshjen e 5 qershorit e arritur në Këshillin Politik.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama përmes Twitter-it të tij. Ai thotë se shumica parlamentare sapo ka votuar në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor për Reformën Zgjedhore.
Ndër të tjera shton se marrëveshja u votua pa konsensus pasi opozita parlamentare kundërshton mosdepolitizimin e administratës zgjedhore.
Postimi i Ramës:
Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!
/e.rr