• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ligjet’ mblidhen sërish/ PS: Pragu duhet të jetë natyral. Murrizi: Listat e Hapura s‘ndalojnë koalicionet

by Java News
14/07/2020 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Prej orës 10:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për hapjen e listave dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, por edhe pragun kombëtar të futjes në parlament. Dje opozita u tërhoq nga propozimi që pragu kombëtar të jetë 5%, por 2%, ndërsa në mbledhjen e sotme u paraqitën edhe propozimet konkrete. PS-ja dhe opozita parlamentare janë dakord në pikën që ‘nuk shkruajmë në Kushtetutë as sa do të jetë pragu, e as që ndalohen koalicionet’. PS propozon që detajet e këtyre cështjeve do të saktësohen më tek në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu PS propozon që në Kushtetutë vetëm të shënohet fakti që zgjedhësi mund të ketë votë parapëlqyese për kandidatin.

Diskutimi në Komision

Klotilda Ferhati: Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë dot bashkë. Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i propozon vetëm partia dhe zgjedhësit. Në Kushtetutë ruajmë vetëm parimet, në Kodin Zgjedhor saktësojmë detajet. Nivelin se sa do të jetë % e pragut kombëtar do të lëmë ta saktësojmë në Kodin Zgjedhor.

Kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi: Do donim të merrnim nga mazhoranca garancinë që prag kombëtar me këtë sistem do të jetë pragu natyral i çdo qarku, ç’ka do të thotë askush nuk privohet nga mandati i drejtpërdrejtë. Prag kombëtar pa prag, pa shifër është evaziv, nul me këtë sistem. Nuk është nevoja ta sanksionojmë në Kushtetutë, por mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku.

Murrizi thotë se Listat e Hapura pamundësojnë vetëm formulën klasike të koalicioneve por fton partitë e tjera që të kandidojnë me listë të përbashkët.

Po ashtu ai kujon se ishin vetë 3 vite më parë dy partitë më të mëdha të Shqipërisë që pamundësuan koalicionet. Murrizi kërkon nga mazhoranca që në një sistem proporcional rajonal prag kombëtar të jetë ai natyral për çdo qark dhe mos humbasë asnjë mandat.

Alket Hyseni: E mbështetëm në parim këtë nismë, pragu përcaktohet në kodin zgjedhor. Listat e hapura me koalicionet bien ndesh. Do të bënin të pamundur një votim me lista të hapura dhe koalicione.

Elena Xhina: Nuk mund të vendosim në Kushtetutë çdo hollësi që u takon parimeve kryesore. Neni 64 është një garanci që duhet të qëndrojë në Kushtetutë. Të nisim tashmë miratimin nen dhe të përfundojmë punën që kemi nisur.

Adnor Shameti: Pragu të jetë natyral për cdo qark dhe në kodin zgjedhor, shpreh sigurinë time se kjo është mënyra e vetme për ta legjitimuar. Pra pragu të jetë natyral i zgjedhjes.

Rudina Hajdari: Për mua kjo është e rëndësishme që jep garanci që listat të jenë 100% të hapura. E rëndësishme është që për një kohë të gjatë të kemi këtë parim dhe garanci që cdo parti të shkojë drejt rrugës së hapjes së listave deri në limitin që ka dëshirë.

Vasilika Hysi: Pra kemi diskutuar cështjen e pragut kombëtar dhe nëse në Kushtetutë duhet të parashikojmë detajet.

Next Post
Shifra rekord/ MSH: Rritet numri i të shtruarve në Infektiv, 8 në terapi intensive. Ja sa janë të intubuar

Mbushet Infektivi/ MSH: 90 të shtruar, 5 pacientë janë të intubuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In