• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ligj i ri partish apo thjesht konspiracion?!

by Ben Andoni
13/12/2025 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Partitë politike duhet të jenë subjekt ndërmjetës mes shtetit dhe votuesit të tyre. Ashtu si funksionojnë në Shqipëri, ato, e kanë kthyer politikën në qëllim interesi (marrjen e pushtetit), kundrejt shërbimit të interesit publik. Nga kjo e shikon pse reagojnë aq ashpër, si në rastin e Ballukut te PS; apo në çështjen e “21 Janarit” tek PD. Fuqia e tyre e pakontrolluar e ka deformuar demokracinë shqiptare. Mosreflektimi i sugjerimeve të raporteve të OSBE-ODHIR, memëcëria e anëtarëve të partive për funksionimin e statutit, individët e zgjedhur për listat e mbyllura, transparenca e financave, mungesa e debatit të brendshëm, kalimet e anëtarëve nga njëra parti në të tjetrën qoftë dhe me ideologji të ndryshme, e kanë trandur besimin e shqiptarëve tek politika post ‘90. Është kaq e vërtetë kjo, saqë ideja e menjëhershme sociologjike kur përmendet politikani, identifikon menjëherë marifetçiun e paskrupullt. Pasojat janë t’hidhura: Indeksi i Demokracisë, një renditje e vendeve, realizuar nga Njësia e Inteligjencës së “Economist”, e tregon Shqipërinë të përkeqësuar në renditjen mbarë-botërore për vitin 2025. Pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ruajmë vendin e 71-të nga 173 shtete, madje 2 vende poshtë renditjes së një viti më parë.

Në këtë antropologji politike shqiptare, tashmë është më shumë se i nevojshëm një ligj i ri për partitë. Ai, ekzistues, jo vetëm që nuk i disiplinon më partitë tona, por nuk zotëron edhe mekanizmat e duhura për problemet që shfaqin, ku kryesore mbetet transparenca e financimit dhe pastaj problemet e brendshme të mëdha (sidomos tek dy Partitë kryesore). Ashtu si ndodh rëndon pas çdo zgjedhje, OSBE-ODHIR jep rekomandime dhe kështu bëri dhe pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025, ku ngritja e një Komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore vendos si prioritet hartimin e një Ligji të ri për Partitë politike. Presioni ndërkombëtar ishte vendimtari që kjo nismë të marrë jetë, por publiku mbetet me të drejtë skeptik në realizimin e tij. Çelësi mbetet financimi i tyre, mes shumë të tjerave problemeve syresh.

“Partitë politike janë institucionet më pak transparente në Shqipëri në aspektin financiar dhe në pikëpamje organizative. Fitimet e partive politike gjatë fushatave zgjedhore janë me miliona. Ato janë subjektet më fitimprurës dhe përbëjnë politikat më fitimprurëse të biznesit. Ne e bëmë Reformën në Drejtësi, sepse nuk i besonim drejtësisë, e ky ishte zhvillim pozitiv. Por nëse nuk bëjmë reformë të njëjtë; Vetting dhe Reformë tek partitë politike, që janë institucionet me më shumë pushtet dhe me më pak besim në Shqipëri, ne s’kemi zgjidhur më asgjë”, shprehej politologu Afrim Krasniqi për VOA (2023). Së fundmi, Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Fondacioni “Westminster për Demokraci” (WFD) e vendosën në një nga prioritetet e tyre me aktivitete, por edhe me adresimin e çështjeve më prioritare për ndërhyrje dhe rekomandimet konkrete për këtë legjislacion.

Peizazhi shqiptar politik është pjellor: Gjallojnë 132 parti politike, sipas referimeve në regjistrin e gjykatës. Paradoksi është se nëse për krijimin e një formacioni politik duhen 3 mijë firma, në zgjedhje vetëm 15 parti arrijnë votat e “komuniteteve” të tyre!! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pranon se mbi 70 parti nuk kanë madje as adresë vendndodhje (Krasniqi, 2023). Mes tyre vetëm katër syresh kanë faqe interneti, ndonëse e gjithë politika dhe vendimet e saj lexohen përditë në internet, pohojnë studiuesit. Parti me grupe parlamentare janë vetëm dy, Parti me program politik identifikohen 5, ndërsa 21 parti marrin seli shtetërore falas. Në 4 sisteme elektorale të ndryshuara, vetëm dy partitë e mëdha kontrollojnë jetën në Shqipëri (VOA, 2023). Ndaj, ISP për të rritur integritetin e të zgjedhurve i ka rekomanduar KQZ-së që krahas listës së kandidatëve secili prej tyre të depozitojë edhe të dhëna të dokumentuara mbi organin që e ka zgjedhur, për të treguar më shumë legjitimitet e integritet.

Në fillim të viteve ‘50, demokracia arriti njohje pothuajse universale si forma më e mirë e mundshme e qeverisjes në një kuptim më absolut. Në atë kohë, angazhimi ndaj demokracisë në shumë raste ishte më shumë retorik sesa praktik, dhe në çdo rast kishte një debat të konsiderueshëm se çfarë do të thoshte saktësisht demokracia në terma të institucioneve dhe praktikave në terren (McKeon 1951).

Në Shqipëri, kjo përpjekje erdhi vonë (pas 1990) dhe çështja humbet në labirintet e paqartësisë të karakterit tradicional të dy Partive kryesore PS dhe PD, ku “në favor” të tyre është edhe sensi se shteti në shoqëritë liberale demokratike normalisht nuk ndërhyn në rregullimin e sjelljes dhe organizimit të tyre. Kjo bëri që PD të shkërmoqej dhe në vitet e fundit të ndahej, pasi strukturat e subjektit, sipas statutit nuk funksiononin. Te PS-ja fenomeni i mungesës së transparencës shkon në atë sesi përdoret administrata tashmë në mandatat që ata janë në drejtim dhe paratë që qarkullojnë.

Legjislacioni

Përveçse në Gjermani, “rrënjën e së drejtës së partive”, tema tenton dhe merret shpesh në shqyrtim. Në shumë vende dhe madje edhe në Evropën e Lindjes ekziston një Ligj efikas për Partitë. Ka rregulla të përcaktuara, lidhur me strukturën e brendshme demokratike të partisë, financimin qeveritar dhe partitë jokushtetuese. Ligji holandez i shoqatave shfaq logjikën për statutet e partive, kurse ligji gjerman ka kanone, lidhur me disa standarde specifike për vendimmarrje. Referuar këtyre të fundit, parashihen gjykata të brendshme të partisë, kur lindin mosmarrëveshjet midis anëtarëve dhe partisë. Kjo është interesante sepse falë tyre funksionon partia. Sikur vetëm kjo të ekzistonte tek PD-ja, ajo nuk shpërbëhej. Në Ligjin gjerman një parti politike, jo thjesht duhet të ketë statut të shkruar, por edhe përcaktohet se çfarë duhet të përfshijë. Përshkrimi i të drejtave dhe detyrimeve të anëtarëve në statute lidhet edhe me integritetin e zyrtarëve të partisë dhe anëtarëve të partisë në poste publike. Për fat të keq, falë kulturës politike tek ne, demokracia është shkallmuar qysh aty.

Financimi dhe pak histori

Edhe pse kostot e demokracisë (Heard, 1960) ndryshojnë midis demokracive perëndimore, shumica e këtyre demokracive kanë futur një burim të ri të ardhurash për partitë dhe/ose me kandidatët: Paratë publike. Nga mesi i viteve ‘60, shumë vende filluan t’u japin para shtetërore partive politike (IDEA, 2003; Nassmacher, 2009; Van Biezen, 2010). Shpenzimet e rritura, kryesisht si pasojë e kostove më të larta të fushatës, ishin të vështira për t’u mbuluar nga të ardhurat më pak në rritje ose edhe në rënie që mblidhen nga tarifat e anëtarësimit. Një element, i cili në rastin shqiptar lë shumë për të dëshiruar, sepse tarifa nga anëtarësimi lë shumë për të dëshiruar. Në rastet e huaja ishte shteti që erdhi në ndihmë. Gjermania Perëndimore ishte vendi i parë evropian që futi subvencionin shtetëror për partitë politike (1967), por në atë vend një arsye shumë parimore qëndronte pas këtij vendimi. Kjo lidhej me kujtimet e Partisë Nacional Socialiste të Punëtorëve ( NSDAP-i) të Hitlerit në periudhën midis dy luftërave botërore që mori shuma të mëdha parash nga disa ndërmarrje gjermane. Kjo i bindi shumë njerëz se një varësi e njëanshme e partive nga donacionet nga korporatat duhej të parandalohej dhe duhej të preferoheshin donacionet nga një shtet i kontrolluar në mënyrë demokratike. Kjo e fundit ndodhi në një shkallë të gjerë, duke rezultuar në kosto shumë të larta të demokracisë, edhe në krahasim me kostot në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Austri dhe Holandë, referohet në botimin “Regulation Political Parties” e Universitetit të Leiden (Këtu janë marrë referencat e këtij artikulli). Është e vërtetë që krahasimet e të dhënave financiare janë shumë të vështira për t’u bërë, por kostot relativisht të larta të demokracisë në Gjermani (dhe në vende të tjera në kontinentin evropian për këtë çështje) duhet të shpjegohen me faktin se partitë shpenzojnë shumë para jo vetëm për fushata, por edhe për organizatat e tyre të përhershme partiake. Studiuesit e ndajnë faktin e një kuptimi më të mirë të financave politike, kur duhet të bëhet dallimi midis kostove të fushatave dhe kostove rutinë, si dhe midis shpenzimeve nga kandidatët individualë dhe nga organizatat e partisë.

Shumica e partive politike në Shqipëri nuk kanë adresa të sakta e për rrjedhojë, asnjëherë nuk bëhen pjesë e auditimeve të planifikuara nga ekspertët që caktohen nga KQZ. Në raportin vjetor të këtij institucioni nënvizohet se në vitin 2023 u caktuan 9 ekspertë të licencuar që do të kryenin këto auditime. “Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë për 84 parti politike nuk është kryer auditimi, për shkak të adresave të pasakta, apo pasi partitë edhe pse kanë marrë njoftimin për fillimin e procesit të auditimit, nuk janë vënë në kontakt me audituesit ligjorë” thuhet në raport. Lidhur me mbështetjen financiare që marrin partitë raporti i KQZ zbardhi se në vitin 2023 u 345.6 milionë lekë apo rreth 3.3 milionë euro. Kjo shumë u përfitua nga një total prej 11 partish ku në krye qëndron Partia Socialiste dhe më pas ajo Demokratike; pasuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut; dhe në fund mbyllet me “Nisma Thurje” (Monitor, 2024).

KQZ pranon në raport se një nga elementët që ka nevojë për vëmendje është përmirësimi i rregullave për financimin e fushatave zgjedhore, por realiteti po tregon se kjo është e pamundur, të paktën deri tani, ndaj ndoshta një Ligj i Ri mund të ndryshojë diçka. Të paktën, për demokracinë. Deri më tani, misioni duket i pamundur, sepse shumë nga partitë nuk bashkëpunojnë dhe janë informale dhe thjesht mbijetojnë për të fituar privilegje. Rezultati i mungesës së rregullave në partitë kryesore është fytyra e demokracisë sonë, ku synimi është thjesht përfitimi nga pushteti. Ajsenhauer e parathoshte shumë mirë këtë gjendje: “Nëse një parti politike nuk e ka themelin e saj në vendosmërinë për të çuar përpara një kauzë që është e drejtë dhe që është morale, atëherë ajo nuk është një parti politike; është thjesht një komplot për të marrë pushtetin”.

Ky artikull bëhet në kuadër të projektit “Përmirësimi i kuadrit ligjor për partitë politike përmes Ligjit për Partitë Politike dhe/ose Kodit Zgjedhor”, i cili realizohet nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Next Post
“Gjatë fushatës së 11 majit punova për PD, jo për Ramën!”, Kadiu i përgjigjet Berishës: Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim

“Gjatë fushatës së 11 majit punova për PD, jo për Ramën!”, Kadiu i përgjigjet Berishës: Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In