• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligësia e Patridiotëve

by Ylli Manjani
10/07/2026 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Kam bajagi vite që nuk e kam takuar Gjergj Lucën. E them këtë jo për ndonjë kuriozitet njerëzor, por për të sqaruar që në fillim se nuk kam asnjë arsye personale, miqësore apo interesi për atë që po them.

Në lokalet e shërbimit të Gjergj Lucës unë ha me sy mbyllur. Jo sepse ai është Gjergj Luca, por sepse aty kam gjetur gjithmonë atë që duhet të jetë kriteri i vetëm: siguri ushqimore, cilësi dhe shije. Kaq. Kjo është përvoja ime.

Gjergj Luca mund të gjykohet si person. Mund të pëlqehen ose jo deklaratat e tij publike. Mund të ketë debate pafund për qëndrimet e tij. Kjo është krejt normale në një shoqëri të lirë. Por biznesi i tij është një çështje tjetër. Dhe aty, të paktën sipas asaj që kam parë e provuar, ofrohet cilësi, standard dhe seriozitet.

Kjo është e vërteta.

Po kështu, kushdo që ka parë me sy objektiv zhvillimin e turizmit në jug të Shqipërisë, nuk mund të mohojë realitetin. Restorantet dhe hotelet janë ngritur me shumë mund, me shumë investime dhe me një sakrificë të përditshme për t’i mbajtur në këmbë.

Nuk është aspak e lehtë të drejtosh një hotel apo restorant në Shqipëri, kur mungesa e fuqisë punëtore është bërë dramatike. Nuk është sekret që shumë të rinj preferojnë të punojnë në Greqi sesa në Himarë, Sarandë apo Dhërmi. Megjithatë, sipërmarrësit vazhdojnë të investojnë, të ndërtojnë dhe të mbajnë standarde gjithnjë e më të larta.

Madje, pa asnjë kompleks inferioriteti, mund të thuhet se shumë hotele të jugut shqiptar janë sot më moderne, më komode dhe më të kuruara se jo pak hotele në veri të Greqisë.

Kjo nuk është propagandë. Është konkurrencë e ndershme.

Pikërisht këtu fillon dallimi mes patriotit dhe patridiotit.

Patrioti kritikon kur ka arsye. Denoncon papastërtinë, mashtrimin, arrogancën apo abuzimin, sepse kërkon që shërbimi të përmirësohet. Kritika e ndershme është aleat i biznesit të mirë.

Patridioti bën diçka krejt tjetër. Ai nuk kritikon për të ndrequr. Ai shpif për të rrënuar. Ai ekzagjeron një incident për ta shndërruar në damkë kombëtare. Ai gëzohet kur një hotel, një restorant apo një sipërmarrje shqiptare sulmohet, sepse në mendjen e tij nuk mjafton të dëmtohet biznesmeni; duhet të nxijë edhe vendi.

Për patridiotin, çdo sukses shqiptar është problem. Çdo investim është propagandë. Çdo turist që largohet i kënaqur është një lajm i keq.

Kjo nuk është kritikë.

Kjo është ligësi.

Dhe ligësia, kur organizohet në fushata linçimi, kur prodhon komente të rreme, vlerësime të manipuluara dhe sulme të koordinuara ndaj bizneseve, shndërrohet në një formë dhune.

Dhunë ekonomike.

Dhunë morale.

Dhunë ndaj njerëzve që kanë rrezikuar kapitalin, kanë punësuar qindra familje dhe mbajnë gjallë një pjesë të ekonomisë shqiptare.

Kjo është klima që prodhojnë revolucionet e urrejtjes. Fillimisht demonizojnë njerëzit. Pastaj bizneset. Më pas çdo arritje. Në fund, nuk mbetet asgjë përveç rrënojave dhe bindjes se “sa më keq të bëhet, aq më mirë”.

Por historia ka treguar se askush nuk ndërton një vend duke i vënë flakën sipërmarrjes së vet.

Patriotizmi nuk matet me britma në rrjete sociale. Matet me aftësinë për të mbrojtur të vërtetën, për të ndëshkuar abuzimin kur ekziston dhe për të vlerësuar punën e ndershme kur ajo bëhet.

Gjithçka tjetër nuk është patriotizëm.

Është thjesht ligësia e patridiotëve.

Next Post
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi për 11 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!

September 16, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

September 16, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, reshje shiu në zonat malore!

September 16, 2026
Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

September 16, 2026
“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

September 16, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Shqipërisë i duhet një Kushtetutë e re”, Shehi: Duhet referendum, por asnjëra palë nuk e do!

September 16, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Gjykata e Lartë e la në burg, avokati i Veliajt zbulon “betejën” e radhës: Kemi dy mundësi…

September 16, 2026
VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com