• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Life & Death” në Galerinë “GOCAT”/ Faton Kryeziu: Jeta dhe vdekja, të pandashme nga njëra-tjetra

by A R
28/04/2025 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 10 prill, Galeria e Artit Bashkëkohor Tirana (“GOCAT”) hapi dyert për ekspozitën e artistit nga Kosova, Faton Kryeziu. Galeria – dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik – do t’i mbajë dyert hapur për “Life & Death” deri më 25 maj.

Në këtë ekspozitë bëhen bashkë 25 vepra; telajo të përmasave të mëdha që e sjellin jetën dhe vdekjen përmes ngjyrës së ndezur, peizazhit, por edhe portreteve.

Për Fatonin, ekspozita në “GOCAT” gëzon një rëndësi të veçantë. Jo vetëm sepse është ekspozita e tij e parë në Tiranë, por sepse përmes saj ndan gjithçka që ka parë dhe ndjerë gjatë luftës në Kosovë.

Ju keni pohuar se jeni nje vrojtues i natyrës, se sheh dhe analizon çfarë ndodh rreth teje. Sa e vështirë është të vrojtosh dhe jo thjesht të shohësh?

Mund të them se nuk është e vështirë kur ke se çfarë të vrojtosh siç kisha unë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Po ashtu mund të them se me këtë lehtësi vrojtimi, kam mësuar se ç’do të thotë të përjetosh. Kam parë fusha dhe shtëpi që digjen, toka të shkrumbuara dhe të harruara, sikurse kam parë bimë të njoma që mbijnë në po këto fusha e toka. Kam kuptuar se jeta dhe vdekja janë shumë pranë njëra-tjetrës. Gjithçka është aty, e njëjta dhe gjithçka ndryshon në një çast, për të vazhduar pandalshëm, vazhdueshëm, pashkëputshëm, përherë e përgjithmonë.

Cilësoheni si një piktor që kapeni fort pas ngjyrave, edhe kur ka dritë, por edhe kur është errësirë. Përse kjo zgjedhje?

Drita dhe errësira janë elemente që shpesh përfaqësojnë dualitetin e jetës; të mirën dhe të keqen, të njohurën dhe të panjohurën, jetën dhe vdekjen. Këtë dualitet, do ta gjeni në çdo pikturë timen, jo vetëm në pikturat e ekspozitës “Life & Death”. Për mua, janë simbolika të dy forcave të kundërta që janë të domosdoshme për të kuptuar dhe përjetuar realitetin; për të paraqitur atë që është e dukshme dhe atë që është e fshehur. Simbolika që, më zbërthehen dhe më marrin kuptim vetëm përmes ngjyrave dhe forcës së tyre.

“Life & Death”, një ekspozitë që vjen pas 20 vitesh krijimtari, e që flet për jetën dhe vdekjen. Përse pikërisht në këtë moment me një koncept të tillë?

Pas 20 vitesh krijimtari, ajo çka mund të them është se “Life & Death” vjen me qëllimin për të krijuar një atmosferë ku çdokush të ndihet i përfshirë, ta vlerësojë jetën si një dhuratë dhe vdekjen, sinjalizuese të një fillimi të ri. Dëshiroj që “Life & Death” të ushqejë dialogun mes artit dhe shoqërisë, duke theksuar se këto fenomene jetohen dhe njihen nën lëkurë, dhe jo vetëm mendohen.

“Life & Death” në Galerinë “GOCAT”, e sjell punën tuaj artistike për herë të parë në Tiranë, Shqipëri. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Tirana ka qenë, është dhe do të mbetet një vend shumë i rëndësishëm për mua. Gjatë luftës, Tirana ka qenë streha dhe shpëtimi im. Por, nuk është vetëm kjo arsyeja se përse Tirana zë një vend të rëndësishëm në zemrën time. Unë jam rritur me të, me Shqipërinë. Mbaj mend si të ishte sot kur ndiqja televizionin publik shqiptar, kur dëgjoja e shihja me kërshëri çdo gjë që kishte të bënte për të. Ky raport i ushqyer ndër vite, më bën që të përjetoj një lloj lumturie të pashpjegueshme për ekspozitën dhe të papërjetuar deri më tani, ndonëse kam qenë me pikturat e mia nëpër galeri të ndryshme të botës.

Siç edhe u shprehët më sipër, me artin tuaj keni shëtitur botën dhe padyshim disa prej galerive më në zë. Në raport me to, si do e vlerësonit Galerinë “GOCAT”?

Kushdo që viziton galerinë, po qoftë edhe artistët që trokasin me punët e tyre, të gjithëve u krijohet përshtypja se janë të zhvendosur në një epiqendër të artit dhe kulturës. Eshtë një përshtypje e ndarë dashamirësisht mes bisedash të shumta. Një përshtypje që, më duhet ta pranoj, edhe mua më është krijuar. “GOCAT” është një galeri që gëzon çdo parametër për t’u vlerësuar maksimalisht, për t’u dashur dhe konsideruar si shtëpia e artit bashkëkohor.

 

 

Next Post
Argita Malltezi në SPAK, juristi Kara: Edhe unë mediave iu referova kur akuzoja Shkëlzenin për trafik droge, por më dënuat

"Një nga skandalet më të rënda politike"/ Romeo Kara për kontratën 6 mln dollarëshe: Lobimi për Berishën, me para korrupsioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

“Kurtit nuk i lë përshtypje humbja e 5 mandateve”, analisti për zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja e ulët!

June 8, 2026
Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

Zbardhet sondazhi, 46% e shqiptarëve “i kthejnë shpinën” protestës, 52% mbështesin investimin në Zvërnec

June 8, 2026
Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

Sezoni veror 2026, nisin masat për sigurinë e turistëve

June 8, 2026
Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

Përplasja e militantëve të PD-së me qytetarët në protestë, demokratja: Na provokuan mbështetësit e Arlind Qorit

June 8, 2026
“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

“Nuk kemi një projekt të firmosur”/ Ibrahimaj: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec mund të hapë 30 mijë vende pune

June 8, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

June 8, 2026
“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

“Po bëhet nami me ‘like’, si të mos dal?” Rama zbulon bisedën me mikun protestues

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In