• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lidhjet me politikën dhe hetimet e DEA-s për Klement Balilin

by Java News
11/12/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

rupi kriminal që merrej me trafikun e drogës që u identifikua në disa vende të Ballkanit, pjesë e të cilit dyshohet se është Klement Balili, u hetua me asistencën dhe mbikëqyrjen e DEA-s amerikane. Agjencia amerikane e luftës kundër drogës ka asistuar policitë ballkanike në identifikimin e këtij grupi që çonte drogë në Perëndim në një biznes që llogaritej shumë milionë euro në vit.

Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Transporteve, Klement Balili ishte vetëm një hallkë e këtij zinxhiri të madh, por ai përshkruhet nga mediat fqinje si njeri i besuar i qeverisë shqiptare dhe me lidhje të forta politike.

Në një shkrim me titull “Droga, gjuetia e madhe në Europë për ‘Eskobarin e Ballkanit’”, e përditshmja italiane “Corriere della Sera” e cilëson 44-vjeçarin shqiptar si një menaxher shteti. “Mbi 7 tonë marijuanë e sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos, ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg.

Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetëra të tjerave ka një të dyshuar, i pagëzuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe i kërkuar në gjysmën e Europës. Kelmend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare”, shkruan gazeta “Corriere della Sera”.

Nga ana tjetër, CNN në gjuhën greke ka shkruar se Klement Balili ishte një person me lidhje të forta politike dhe prandaj policia druhej të vepronte kundër tij. ‘CNN’ grek shkruan se, “sipas burimeve të tyre, gjatë takimit tejet sekret në Shqipëri, mes policisë greke dhe asaj shqiptare, një pjesëtar i palës shqiptare ka thënë për kreun e kartelit të drogës (sipas autoriteteve greke është Klement Balili), se këtu në Shqipëri nuk mundim ta prekim këtë njeri, veçse po të ketë fakte të pakundërshtueshme, sepse ai ka lidhje politike dhe kontakte me parti e politikanë të nivelit të lartë”. ‘CNN’ shkruan se në sajë të dosjes hetimore, ky person është financuesi i kartelit dhe ai që organizonte në Shqipëri ngarkesat e drogës.

REAGIMI I BALILIT
I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” foli në muajin tetor për “Ethnos i së dielës” dhe refuzoi akuzën e rëndë në ngarkim të tij, të ngritur nga Drejtoria e Antidrogës Athinë.

“Është arbitrare akuza që më jep policia greke duke çorientuar qëllimisht edhe drejtësinë greke dhe përpiqet të çorientojë dhe drejtësinë shqiptare. Nuk ka asnjë provë nga ato që mund të pranojë një gjykatë për të dënuar një njeri. E gjithë çështja, siç e lexova, sepse më solli fotokopje avokati im, z. Aleksis Kujas, nuk ka asnjë provë në ngarkimin tim, përveç një skenari që e kanë ndërtuar në mënyrë arbitrare policët dhe që mbështetet në një komunikimin tim, tërësisht me një temë pa lidhje, me një person që realisht ka gisht në këtë çështje, por pa e ditur unë që pikërisht ky person kryente veprimtari të paligjshme. Jam i sigurt që disa drejtues të policisë greke ndërtuan këtë çështje bashkë me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Berisha, sepse një i afërmi im, konkretisht nipi im, i cili është avokat, është anëtar i rëndësishëm i partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye krijuan këtë çështje, për ta shfrytëzuar politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama”, tha Balili për “Ethnos i së dielës”.
BW/d.i./d.i.

Next Post
Në frymën e fundit, Sergio Ramos godet përsëri

Në frymën e fundit, Sergio Ramos godet përsëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com