• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lidhjet e Berishës me Iranin dhe 7 tetori i protestës

by Adriatik Doçi
03/10/2024 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Partia Demokratike me në krye Sali Berishën zhvendosi protestën kombëtare më datë 7 tetor, protestë e cila ishte parashikuar të mbahej më datë 6 tetor.

Rastësi ose jo, zhvendosja e protestës së PD përkon me ditën kur Hamasi sulmoi befasisht Izraelin duke vrarë 1,400 njerëz.

Më 7 tetor 2023, më shumë se një mijë luftëtarë të Hamasit depërtuan përmes gardhit të sigurisë së Izraelit që e ndante atë nga Rripi i Gazës dhe filluan një masakër mbi popullsinë civile.

Hamasi konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, që përfaqësojnë boshtin kryesor të Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë shpallur non grata Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demokracisë

Berisha dhe Hamasi kanë një armik të përbashët, ndonëse ish kryeministri shqiptar pretendon se shpallja e tij non grata është vepër e lobimit të Sorosit dhe se ky akt nuk përfaqëson Perëndimin.

Hamasi është akronimi i Harakat al-Muqawama al-Islamiyya (Lëvizja e Rezistencës Islame), një organizatë politike dhe paraushtarake palestineze, islamike, sunite dhe fundamentaliste.

Së bashku me Hezbollahun dhe Houthi, Hamasi është pjesë e “Boshtit të Rezistencës” të Iranit, një aleancë e milicive islamike që përfshin Irakun, Sirinë, Libanin, Gazën dhe Jemenin.

Sali Berisha ka një lidhje të hershme dhe të konsoliduar me qarqet iraniane, lidhje të cilën e ka përdorur për të shantazhuar Perëndimin për të mbajtur pushtetin.

Në prill të vitit 2023, portali Hashtag.al publikoi për herë të parë një intervistë të dhënë nga Berisha, në Tiranë, në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian, i cili në atë vit kishte nisur transmetimet në nivel ndërkombëtar.

Intervista e Sali Berishës u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite, të cilët e cilësuan të cilët e cilësuan si tepër shqetësuese.

Në këtë intervistë Berisha flet për fuqitë kolonialiste (me në krye SHBA-të) shkaktuan rrëmujën në Shqipëri dhe luftën në Bosnjë. Akuzon Kishën Orthodhokse se bashkë me mafien organizuan furnizimin me naftë dhe thyerjen e embargos në Ish-Jugosllavi. Berisha pohon se e lejoi kontrabandën e naftës sepse ndihej inferior nga presioni (sipas tij anti-musliman) i vendeve perëndimore. Sipas tij, firmat piramidale u stimuluan nga bankat evropiane dhe sidomos nga bankat amerikane. Ai thotë se merikanët kërkuan Limanin e Durrësit për bazë ushtarake në këmbim në anëtarësimin e Organizatës së Partneritetit për Paqe (NATO), por këto sipas tij i kishin mashtrime.

Sali Berisha nuk nguroi t’a mohonte këtë intervistë tejet kompromentuese, por faktet nuk lënë shumë vend për dyshime. Intervista besohet se është pjesë e dosjes së SHBA për shpalljen e tij non grata. Është në versionin audio. Është botuar edhe në disa gazeta të kohës.

Intervista e Sali Berishës për televizionin iranian kundër amerikanëve përputhet me pretendimet e shefit të SHIK-ut në atë kohë Bashkim Gazidedes se ngjarjet e vitit 1997, që rrëzuan Berishën nga pushteti, ishin organizuar nga CIA.

Në mars të vitit 1997 ish-kryetari i SHIK Bashkim Gazidede bëri një nga deklaratat më të bujshme dhe më të rënda ndaj SHBA.

Në një fjalim të gjatë në parlament në sallën e kuvendit numri një i Shërbimit Informativ Kombëtar akuzoi amerikanët për trazirat e ’97.

Bashkim Gazidede ishte dora e terrorit të Sali Berishës gjatë viteve 1992-1997. Emri i tij lidhet me rrëmimet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve, dhunimin e kundërshtarëve politikë të Berishës, reprezaljet, shtypjen e protestave, përndjekjet, djegien e gazetave kritike, sulmet fizike ndaj gazetarëve, planet për pushtimin e jugut të vendit etj.

Gazidede u arratis pas ngjarjeve të ’97, ku kërkoi azil politik pikërisht në Iran, në një kohë kur zyrtarët që përndiqeshin nga Berisha kërkonin azil në SHBA.

Lidhjet e Sali Berishës me Iranin dhe organizata me natyrë terroriste raportohet se kanë nisur që në vitin 1992, me nyje Bashkim Gazideden.

‘Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons” dhe revista e inteligjencës “Jane”, duke iu referuar dokumenteve të Interpolit dhe agjentëve të CIA-s, flasin për një takim të Sali Berishës me terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden.

Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase.

“Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase. Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden. Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001.

Ndërsa medias prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Media të tjera në Ballkan kanë raportuar se Bin Laden vizitoi Tiranën.

Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë.

“Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”.

Sipas saj, pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, pati një bashkëpunim të ngushtë me CIA-n dhe amerikanët, të cilët dhanë kontributin e tyre për shkatërrimin e këtyre celulave. Duke ju referuar dokumenteve të vetë CIA, raportohet se gjatë vitit 1998 amerikanët për shkak të informacioneve që dispononin për ekzistencën e këtyre celulave rritën ndjeshëm sigurinë në ambasadë dhe tërhoqën një pjesë të madhe të personelit.

Më tej është theksuar se Al-Kaeda dhe Bin Laden kishin arritur të formonin një grup prej 500 muxhahedinësh, të cilët për shumë muaj u stërvitën në juglindje të Shqipërisë, kryesisht në zona të Korçës dhe të Pogradecit. Mediat serbe në atë kohë i trembeshin faktit se këta muxhahedinë mund të përdoreshin për luftën e Kosovës. Po ashtu është theksuar se ka pasur lidhje të ngushta mes shërbimit sekret shqiptar dhe Al-Qaeda-s.

Anëtarët e këtyre grupeve iraniane ishin pajisur me pasaporta shqiptare nga Sali Berisha.

Grupet u shkatërruan pas rrëzimit të Berishës nga pushteti nga SHISH, në bashkëpunim me autoritetet partnere.

Në vitin 1998, gjashtë individë u arrestuan në Shqipëri, dy prej të cilëve u gjykuan dhe u ekzekutuan në Egjipt si pjesëmarrës në sulme terroriste. Në dëshminë e tyre, këta persona thanë se ishte Abdul Latif Saleh ai që i ndihmoi të vinin në Shqipëri. Saleh u identifikua “si personi që i ndihmoi ata në çdo aspekt duke nisur që nga pritja në aeroportin e Rinasit”.

Departamenti Amerikan i Thesarit identifikoi Abdul Latif Saleh si lidhje të ngushtë të Osama Bin Laden. Saleh është përzënë nga Shqipëria me dyshimin që ai ishte anëtar i një grupi të Xhihadit Islamik. Bin Landen i dha Saleh 600 mijë dollarë me qëllim inkurajimin dhe krijimin e grupeve islamike në Shqipëri.

Mediat amerikane në atë kohë i atribuonin Sali Berishës misionin e strehimit në Shqipëri të radikalëve islamikë, ku vetëm pas ardhjes në pushtet të PS u mundësua arrestimi dhe dënimi i tyre, falë dhe bashkëpunimit të CIA-s me SHISH-in e drejtuar nga Fatos Klosi.

Në një artikull, Nju York Times, mes të tjerave shkruan; “Shtrirja e rrjetit të Xhihad-it pasqyrohet nga vendet ku u arrestuan 107 të pandehurit e gjyqit të 1999-ës- Shqipëri, Bullgari, Azerbaixhan, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt. Ky ishte gjyqi më i madh kundër terroristëve që nga gjyqi i anëtarëve të Xhihad-it më 1981 për vrasjen e Sadat-it, ish presidentit egjiptian. Nga çfarë u bë e njohur këtu si gjyqi i të kthyerve nga Shqipëria, gjykata dënoi 87 vetë dhe dënoi me vdekje 10 prej tyre, përfshirë Dr. Zavahiri, që u gjykua në mungesë. Rrjeti kishte llogari bankare në shumë vende -Angli, Gjermani, Poloni dhe Shqipëri; Zoti Naggar, anëtar i Xhihadit, e lidhte Bin Ladenin direkt me rrjetin në Shqipëri”.

Saleh ishte gjithashtu i lidhur me Jasin Kadi, i cili është i njohur si një terrorist global nga Departamenti Amerikan i Thesarit në Tetor 2001.

Saleh dhe Kadi hynë në biznese të ndryshme të përbashkëta, duke përfshirë këtu importin e sheqerit, sipërmarrje mjekësore dhe shoqëri ndërtimesh. Saleh shërbeu dhe si menaxher i përgjithshëm i biznesit të Jasin Kadi në Shqipëri.

Dokumente dhe dëshmi të shumta konfirmojnë lidhjet e Sali Berishës me qarqet iraniane kundër interesave të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikanës.

Ndërkaq, fakti i furnizimit të Millosheviçit me armë dhe naftë për masakrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe të myslimanëve të Bosnje, hedh poshtë tezën se Sali Berisha ka flirtuar me qarqet iraniane për dashurinë për radikalët islamikë, por në funksion të mbajtjes dhe blindimit të pushtetit, për interesa korruptive-familjare.

Next Post
U shkatërruan 20 avionë F-35? Dalin pamjet e bazës së Izraelit të goditur nga raketat e Iranit

U shkatërruan 20 avionë F-35? Dalin pamjet e bazës së Izraelit të goditur nga raketat e Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e Rinisë, sondazhi: 34,4% e qytetarëve 18-34 vjeç preferojnë PS-në, Berishën vetëm 22,6%!

December 8, 2025
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

“Midis Trump dhe Putin ka një pakt të ri Molotov-Ribbentrop, Europa duhet të reagojë”

December 8, 2025
“Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

“Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

December 8, 2025
Trumpit nuk i dalin negociatat politike, përfshihet dhe në marrëveshjen Netflix–Warner Brothers

Trumpit nuk i dalin negociatat politike, përfshihet dhe në marrëveshjen Netflix–Warner Brothers

December 8, 2025
Europa kundër draftit amerikan, Zelensky në Londër për bisedime të reja për luftën në Ukrainë

Europa kundër draftit amerikan, Zelensky në Londër për bisedime të reja për luftën në Ukrainë

December 8, 2025
“Çmenduri” në Unazë, radari kap shoferin më 244 km/h, Policia apel: Rrezik ekstrem, respektoni rregullat e qarkullimit!

“Çmenduri” në Unazë, radari kap shoferin më 244 km/h, Policia apel: Rrezik ekstrem, respektoni rregullat e qarkullimit!

December 8, 2025
Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Tri gjërat që do të ndryshojnë botën sipas Zheremi Rifkin

December 8, 2025
Nga problemet me frymëmarrjen te dhimbja e gjymtyrëve/ Simptomat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Infarkti kardiak po prek gjithnjë e më shumë të rinj, kardiologu shpjegon arsyet

December 8, 2025
Vrau policin dhe djalin e tij 25 vite më parë! Mediat kanadeze: Ëngjëll Brahimi nuk do ekstradohet

Vrau policin dhe djalin e tij 25 vite më parë! Mediat kanadeze: Ëngjëll Brahimi nuk do ekstradohet

December 8, 2025
Arrestohet në qendër të Londrës futbollisti i një skuadre kombëtare

Arrestohet në qendër të Londrës futbollisti i një skuadre kombëtare

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In