• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lidhje me diktaturën? Dokumenti i ‘mbyll gojën’ Tufës: Kreu i SPAK është “i pastër”!

by A R
20/12/2019 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Tufa ka sulmuar nga azili, kreun e SPAK, Arben Kraja.

Ai tha se Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit.

“Seriozisht e ke Ervin!? Ky eshtë vërtet mendimi i PD-së!? More a jeni në vete!? Sapo të është zgjedhur në krye të Drejtësisë një ish- hetues i diktaturës komuniste, nga diktaturat më represivet në historinë e njerëzimit!

Dhe ti e PD jeni dakord?

Po unë që nuk jam hiç dakord?

Atëherë është e qartë: PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë! Sa e madhe është shuma”, shkruan Tufa nga azili, ndërsa replikon me Ervin Salianjin e PD-së.

Por, si është e vërteta e akuzave të Tufës?

Autoriteti i Dosjeve, thotë se në fakt, figura e Krajës është e pastër.

Është e vërtetë që ai ka qenë hetues në vitin 1990, por ka hetuar vetëm dy persona për kalim të paligjshëm të kufirit.

Dhe, ndryshe nga të tjerët, që e klasifikonin kalimin e kufirit si tradhti ndaj atdheut, apo krim kundër shtetit, Kraja e ka kanalizuar si kundravajtje administrative.

“Nga verifikimet e kryerea deri tani, rezulton se, shtetasi Arben Isa Kraja, ka qenë me detyrë në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron autoriteti.

Nga përmbajtja e dokumentacionit që ndodhet në arkivat tona, rezulton se Z.Arben Kraja, ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim.

Si vepër penale, kalimi i paligjshëm i kufirit bën pjesë në kreun e 8-të “Krime kundër rendit administrativ” dhe jo në kruen “Krime kundër shtetit”, vepra penale këto të parashikuara në kreun e parë neni 47 të Kodit Penal të vitit 1977.

Si e tillë, vepra penale kalim i paligjshëm i kufirit, nuk bën pjesë në kategorinë e veprave penale në kuptim të ligjit nr. 7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, dhe si rrjedhim nuk bën pjesë në fushën e veprimit të ligjir nr.45/2015, neni 2, sipas të cilit “Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë dhe që lidhen me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr. 7514, datë 30.01991”, thuhet në argumentet e Autoritetit Kombëtar të Dosjeve.

Për këtë arsye, autoriteti Kombëtar i Dosjeve, si konkluzion thotë se:

“Për zotin Arben Isa Kraja, nga verifikimet e kryerea deri më tani, nuk figuron të ketë materiale, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, në emër të tij, sipas nenit 29, pika 2 të Ligjit Nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Pra, Krajën nuk e kap ligji për përjashtimin nga sistemi.

Në argumentet e Autoritetit të Dosjeve, Marenglen Kasmi thotë se kjo çështje nuk duhet përmendur fare, pasi nuk përbën shkelje.

Arben Kraja gjatë kohës së tij si hetues, përveç rastit të mësipërm, nuk ka asnjë “njollë” tjetër, pasi është marrë kryesisht me ekspertizë të dëmeve ekonomike.

Tufa natyrisht nuk ka hetuar dokumentet, dhe pa pasur informacion, ka dashur të njollosë Krajën.

Dhe pastaj thotë se e kërcënojnë me jetë.

Next Post
Firmoset marrëveshja, italianët do të kërkojnë për naftë në zonën e Dumresë

Firmoset marrëveshja, italianët do të kërkojnë për naftë në zonën e Dumresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In