• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lidhja me personin e gabuar, pasojat dhe si të dilni nga rrethi i mbyllur

by Java News
06/07/2018 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të jesh në bashkëshortësi me plot mirëkuptim reciprok, dashuri dhe respekt, është gjë e shkëlqyer. Mjerisht, nuk janë të gjitha lidhjet të tilla. Shpesh në një lidhje dashurie hyjmë për arsye të gabuara, me shpresën se kjo do të përmirësojë ndonjë pjesë të jetës sonë. Sikur nuk e dimë se lidhja vetvetiu këtë nuk mund ta rregullojë, as ta përmirësojë, shkruan Telegrafi.

Pasojat e një vendimi të tillë manifestohen me zënka të shpeshta dhe ndarje të partnerëve, por edhe me falje dhe pajtime me çdo kusht. Marrëdhëniet e tilla nxehtë-ftohtë, psikologët i quajnë lidhje jo-jo. Koha e lidhjes pasqyron situatën në të cilën partnerët vazhdimisht grinden dhe ndahen, dhe pas një kohe pajtohen dhe përsëri e fyejnë njëri-tjetrin.

Lidhjet e tilla në kuptimin emotiv janë shumë të rënda dhe të mundimshme, thonë psikologët. Edhe pse shumica në lidhje të tilla shohin elemente të caktuara të romantikës, marrëdhënia e tillë ka çmimin e vet emocional.

Personat nga këto lidhje mund t’i zgjidhin konfliktet duke i futur problemet nën rrogoz. Ata janë mjaft kritikë, të prirë për agresivitet verbal dhe nuk kanë pjekuri të mjaftueshme që nga lidhja e tyre të krijojnë diçka cilësore. Përveç kësaj, dinamika e lidhjeve të këtilla nënkupton edhe rënien e vetëbesimit, dyshimit, depresionin dhe anksiozitetin.

Frika nga vetmia nuk është arsye për martesë

Pse shumë çifte, pavarësisht një gjendjeje të këtillë, edhe më tej jetojnë në një kaos, ndonëse i kanë të qarta të gjitha pengesat në sjelljet e këtilla? Njerëzit vështirë e ndërpresin lidhjen. Ndonëse janë të bindur se kanë harxhuar mjaft emocione, mundim dhe kohë, megjithatë shpresojnë se dashuria e tyre do të mbijetojë.

Ndonëse në thellësi të vetvetes e dinë se lidhja është e keqe, shumica nuk kanë guxim të mjaftueshëm të ballafaqohen vetminë e cila pason pas divorcit, kështu që pajtimi u duket si zgjidhje më e mirë. Me dizajne inspiruese me frymë moderne, vijnë mozaikët e kristaltë me plotë ngjyra

Lidhja me këdo, nuk është hiç më e mirë nga ajo e të mosqenit fare në lidhje me askënd. Mund të ndiheni i/e rezervuar edhe nëse jeni vetëm, por njësoj ndiheni, mbas edhe më keq, edhe nëse jeni në lidhje me person të gabuar.

Problemi te çiftet e tilla qëndron në refuzimin për të gjykuar në këtë mënyrë kështu që kurrë nuk i zgjidhin problemet e tyre, ngase në mënyrë panike i frikohen vetmisë. Nëse partnerët kanë fëmijë, marrëdhënia komplikohet akoma më shumë. Fëmijët, zakonisht bëhen argument për të qëndruar në bashkësi martesore, ndërsa partnerët besojnë se dashuria ndaj fëmijëve do t’i afrojë. Ky qëndrim është plotësisht i gabuar!

Rrezikut më të madh i nënshtrohen “optimistët e përhershëm”, të cilët mendojnë se me kalimin e kohës do të kenë sukses që ta ndryshojnë partnerin dhe t’i përshtatin shijes së vetvetes. Natyrisht nuk pi ujë, sepse, zakonisht, ana tjetër nuk dëshiron të ndryshojë.

Si të dilet nga rrethi i mbyllur

Pranojani vetes se jeni në një lidhje të gabuar! Pajtimi i parë deri diku është i kuptueshëm, madje edhe i dyti, por herën e tretë duhet të ballafaqoheni me realitetin: thjesht, ju nuk jeni për njëri-tjetrin! Ndërpriteni çdo kontakt. Mos pandehni se mund të mbeteni vetëm miq. Kjo është humbje e kohës. Shumica mendojnë se gjërat eventualisht mund të ndryshojnë nëse vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin. Mirëpo kjo gati asnjëherë nuk funksionon.

– Bëhuni të sinqertë dhe mos mbillni kurrfarë shprese te vetja ose te të tjerët. Nëse mendoni se nuk mund të luftoni vetë me këto probleme, atëherë kërkoni ndihmën e këshilltarit ose të psikologut.

ma.me

Next Post
Atentati në Tiranë/ I plagosuri kërcënoi me armë djalin e biznesmenit

Tiranë/ Aksident me vdekje, arabi përplas me makinë një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In