• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lidhja e Pejës”, në dorë të Hashim Thaçit

by Mero Baze
27/11/2018 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kosova dhe Shqipëria janë dakordësuar për një luftë tregëtare dhe diplomatike me Serbinë, duke mbështetur taksimin 100 për 100 për mallrat serbe, që duan të shiten në Kosovë, dhe për të rikonsideruar Bashkimin Kombëtar si opsion, nëse Perëndimi vazhdon të konsideroj Kosovën, si një shtet I cili duhet të legjitimohet me lejen e Serbisë.

Vendimi I parë, ai I taksimit të mallrave serbe, ka ngjallur një entuziazëm të pazakontë në Kosovë dhe një pikëllim të stimiluar në Serbi. Them pikëllim të stimuluar, pasi Serbia, po vajton më shumë se sa realisht dëmtohet nga kjo takes, për të marrë rolin e viktimës. E vërteta është se Serbia ka përballuar një embargo dhjetëvjeçare ndërkombëtare, dhe ka rezistuar dhe nuk besoj se tronditet nga taska e Kosovës.

Por zhurma që ajo po bën për taksën e Kosovës, është propocionale, me zhurmën që ajo bën ndaj çdo gjesti pavarësie të Kosovës, ndaj saj. Në këtë pikë, ajo është më shumë e dëshpëruar që Kosova e sfidon, se sa që e dëmton realisht me atë që ka bërë.

Vet Kosova duket se nuk ka asnjë plan të qartë financiar se ku e çon kjo luftë tregëtare dhe as nuk shqetësohet për këtë. Së paku për një javë nuk kam dëgjuar asnjë shifër nga asnjë ekspert financiar I Kosovës që të shpjegoj prognozën për ndryshimin e tregut, dhe efektet që do ketë në ekonominë e Kosovës, një orientim I ri I tregut nga vendet që do të mbushin boshllëkun e mallrave serbe. Edhe një deklaratë e  Arben Ahmetaj që u tha se kjo është e pashëndetëshme për ekonominë e quajtën armiqësore, pasi janë në fazën që nuk duan të bëjnë llogari, për atë që kanë bërë, por e duan si trofe politike. Dhe kështu ka kuptim.

Kjo do të thotë se Kosova nuk ka marr një vendim bazuar në llogaritë e luftës tregëtare, por një vendim bazuar në parimet e luftës tregëtare. Pra ajo ka pranuar të bëj betejë me çdo çmim për veten e saj, për ti treguar klufirin Serbisë.

Vendimi I dytë që ka lidhje dhe me Shqipërinë dhe gjestin e Edi Ramës në Pejë, ka të bëj me prognozën e Bashkimit Kombëtar. Siç u përpoq ta shpjegoj me shpejtësi Edi Rama më pas, ai e bëri këtë gjest për ti tërhequr vemendjen Brukselit që po izolon Kosovën dhe shqiptarët në tërësi dhe po dështon prespektivën evropiane të tyre.

Kjo “taksa” ndaj Evropës, njësoj si “taksa” ndaj Serbisë, ka ngjallur një alarm fallco në Evropë. Thellë thellë , mbështetja që Evropa  po i  jep procesit të korrigjimit të kufijëve të Kosovës, së bashku me administratën e re të presidentit Trump, tek kjo histori të çon. Por drejt asaj historie po shkohet me një lojtar të vetëm që është Hashim Thaçi dhe me kushtëzime që ai nuk I përballon dot nga pala serbe.

Ajo që është thelbësore në këto dy taksat tona ndaj Serbisë dhe Evropës, është se si mund ti përdorim këto zhvillime për të mos humbur aleancën me Perëndimin.

Ndërkohë që ata po festonin në Pejë, Presidenti I Kosovës u prit në Uashington dhe ju kërkuar heqja e taksës ndaj Serbisë dhe vazhdimi I bisedimeve. Hashim Thaçi nuk ka bërë asnjë koment dhe natyrisht përveç takimeve zyrtare ka dhe axhendën e bisedimeve që shtyn Uashingtoni në prapaskenë. Dhe bisedimet do vazhdojnë.

I vetmi nder që kundërshtarët I kanë bërë Hashim Thaçit, me ndihmën e Edi Ramës, është se ja kanë lehtësuar atij startin e ri të bisedimeve, duke e nxjerr nga rrethi I ngusht I lojës me një protagonist, ku e kishte mbyllur ai procesin e bisedimeve, në një fushë më të gjerë, dhe me kushtëzime më të mëdha, siç janë taksa ndaj Serbisë dhe Bashkimi Kombëtar. Atë që Thaçi nuk e bëri dot vet në Kosovë, ja bën kundërshtarët e tij ndërkohë që ai ishte në Uashington. Tani kur të kthehet le të ulet në bisedime me Vuçiçin, duke e filluar bisedën jo ku e kanë lënë herën e fundit, por nga “Lidhja e Pejës”. Atje ku Edi Rama ka funksionuar si “telefoni I prishur” I tij, me faktorët politikë në Kosovë.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Përgjaket Champions, “luftë” në ndeshjen AEK-Ajaks

FOTOT/ Përgjaket Champions, "luftë" në ndeshjen AEK-Ajaks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In