• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lidhja e hapur me futbollistin e Tiranës dhe pozat nudo, jeta e re e Françeska Jaçes

by Ardit Rada
09/08/2020 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka realizuar një set fotosh nudo këtë verë pandemie, njërën prej të cilave e ka postuar në “Instagram”-in e saj. Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë komentet e shumta, përveç të dashurit të saj aktual, mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili ka qëndruar indiferent.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  • Previous
  • Next

Për ata që e njohin nga afër, Françeska ka hyrë në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ekstrem me ato nudo, ndërkohë që po provon një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist 23- vjeçar. Ndërsa drejton agjencinë e saj të udhëtimeve, Françeska nuk heq dorë nga fotot hot, të cilat, pas prishjes së miqësisë me Juxhin Kurtin, tani po i realizon me Beatin.

Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës, deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”. Futbollisti i Tiranës, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit kroat “HNK Gorica”, festoi 23-vjetorin e lindjes dhe vëmendjen e asaj dite e mori Françeska.

Mbrojtësi mori një urim special, teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën e trazuar private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen.

Ndërkohë që vetë Doka nuk ka bërë asnjë postim deri tani në “Instagram”-in e tij, ku të pozojë me Françeskën. Futbollisti shquhet për raportet mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, të cilat duket se janë në shijet e tij. Së fundmi, në një prononcim për mediat i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”, duke lënë të kuptohet se asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar plotësisht në një lidhje dhe se i pëlqejnë lidhjet e hapura, moderne dhe pa qenë e nevojshme të lidhet plotësisht me dikë.

Gjatë periudhës së karantinimit, Doka publikoi në “Story” 2 video ndërsa ndodhej para ekranit të televizorit, duke iu propozuar 2 modeleve me famë botërore, Bela Hadid dhe Nastasia Volf. Doka fillimisht i propozoi modeles Hadid me një arush të vogël, ndërkohë që më pas ndryshoi mendje duke i propozuar ruses. Natyrisht që kjo ishte një shaka e tij, ndoshta për të fshehur të vërtetën e lidhjes me femrat në jetën reale, si dhe për të dëshmuar se ky është tipi i tij. Natyrisht që preferenca e futbollistit për modelet mbetet e njëjtë, duke qenë se pas Marina Farës, ai po përflitet për lidhje romantike me Françeska Jaçen, të dyja modele “Instagram-i.

Vetë Françeska foli rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve në “Instagram” se po flirtonte me një djalë të njohur, duke lënë mister emrin. Me gjasa fjala ka qenë për futbollistin Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social të “Instagram”-it për t’u takuar pas izolimit. “Happy Birthday Champion!”, i shkruante Jaçe sipër videos, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të çlirët për ta shijuar jetën ashtu siç vjen, pa komplikime. Ish-lojtarja e “Big Brother”, aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjencie udhëtimesh) jetës si modele “Instagram”-i, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re.

Edhe këtë sezon veror, ajo e nisi me një pozë nga pishina, ndërkohë që mori shumë komente e reagime nga ndjekësit. Por Françeska nuk qëndroi pasive as gjatë izolimit në karantinë, ku nëpërmjet komunikimeve të saj publike me ndjekësit në “Instagram” tregoi se nuk e kishte kaluar aspak keq. Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta private. Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa: “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”. Ngacmimit “Je bërë dru me mall?”, ajo iu përgjigj me “po”. Gjithashtu iu përgjigj me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?” Ndërsa pyetjes: “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ajo iu përgjigj me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë.

Ndër të tjera, Jaçe tregoi se gjatë asaj periudhe po flirtonte me një personazh publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij. Sipas komentuesve, flirti kishte evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska ka krijuar një lidhje të re, kësaj here me bjë futbollist, moment që e ka festuar me foto nudo. Nuk është hera e parë që modelja pozon e zhveshur, duke marrë një lumë komentesh dhe ku nuk mungojnë edhe ata që thonë se ajo po e tepron. Po me paratë si i ka punët, ndërkohë që biznesi i saj lidhet me turizmin dhe fluturimet? Pak javë më parë, Françeska zbuloi edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”. Teksa publikoi një meme përmes disa fotove ilustruese, Françeska tregoi se si sillet një Bricjap, (shenja e saj e horoskopit) kur mbetet pa para dhe kur llogaria bankare e saj mbetet bosh.

“Llogaria ime bankare bosh”, shkruante Françeska. Gjithsesi, ajo nuk e kaloi keq karantinën, pasi publikoi disa foto në “Instastory” ku shihej teksa shijonte shampanjë dhe cigare nën rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit. E ftuar tek “E diell”, gjatë intervistës me gazetarët e emisionit zbuloi të tjera të pathëna nga jeta e saj e re, tashmë larg syrit të kamerave. Ndërsa në studion e Rudina Magjistarit ajo iu përgjigj pyetjeve për ndërhyrjet që ka bërë, në “E diell” foli për pretendimet që ka për partnerin. Pyetjes se si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm, me apo pa para, ajo iu përgjigj: “Po tani, edhe pa lekë për ç’a e do?!”

Vajza nga Vlora u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother” vite më parë. Më pas u komentua për shumë skandale, siç ishte dhe sherri me ish-shoqen e saj, Kejvina Kthella, të cilën e akuzoi se i kishte vjedhur një çantë firmato. Ndërkohë që sa i takon dashurisë, le të shohim postimin e radhës që do të bëjë me futbollistin, që bie në sy për tatuazhet dhe shkathtësinë e tij, Albi Dokën. Ai po përgatitet të nisë karrierë ndërkombëtare si futbollist, kështu që le të shohim nëse Françeska do ta shoqërojë atë, siç bëri Oriola Marashi me Eros Grezdën./ Panoramaplus.al

Next Post
Tronditëse/ Kthehet në shtëpi dhe bën “për spital” gruan pse i tregoi policisë që e dhunonte

Tronditëse/ Kthehet në shtëpi dhe bën “për spital” gruan pse i tregoi policisë që e dhunonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

May 15, 2026
Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

May 15, 2026
Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

May 15, 2026
Peleshi komenton bashkimin PS-PD për BE-në: Konsensusi është forcë, jo dobësi

Peleshi komenton bashkimin PS-PD për BE-në: Konsensusi është forcë, jo dobësi

May 15, 2026
Telefoni i gazetarit ndërpret konferencën, Lavrov: Do nxjerrin armën

Telefoni i gazetarit ndërpret konferencën, Lavrov: Do nxjerrin armën

May 15, 2026
Britania jep dritën jeshile, “Fania i Beratit” do të ekstradohet, rrëzohet pretendimi për atentate

Britania jep dritën jeshile, “Fania i Beratit” do të ekstradohet, rrëzohet pretendimi për atentate

May 15, 2026
Rama: Shqipëria pjesë e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për sigurinë kibernetike

Rama: Shqipëria pjesë e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për sigurinë kibernetike

May 15, 2026
Monitorim nga ajri për kultivimin e drogës, Policia nis fushatën me Guardia di Finanza

Monitorim nga ajri për kultivimin e drogës, Policia nis fushatën me Guardia di Finanza

May 15, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Miratimi i rezolutës me konsensus, Berisha: U përfshinë kërkesat e PD, asnjë vlerësim për qeverinë

May 15, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Mbani mend këtë datë! Astrologia paralajmëron shenjat: Javë pozitive, por kujdes nga gabimet…

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In