• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lidhja e boksierit me grupin “Bajri” dhe sherri që nisi për xhirimin e gomave dhe përfundoi me atentat

by Java News
10/03/2019 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Boksieri Nelson Hysa, i arrestuar mëngjesin e së shtunës në Tiranë, nuk është i panjohur për Policinë.

Ndërkohë që u kap si pjesë e grupit “Bajri” të Shkodrës, ai në vitin 2017 u plagos me armë zjarri në hyrjen e një berberhaneje.

Shkodrani ishte person i shpallur në kërkim në shtatorin e 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale “Bajri” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, referuar burimeve, shkak për këtë plagosje ishte një konflikt për xhirimin e gomave të makinës. Në nëntor të 2018- s, Gjykata e Shkodrës dënoi me 6 vite burg autorin e plagosjes së Nelson Hysës.

Ndërsa nga dëshmitë rezultoi se në datën 3 maj 2017, gjatë orëve të para të paradites, rreth orës 10:00, i dëmtuari Nelson Hysa së bashku me shokun e tij A.D. kanë pasur një konflikt verbal me shtetasin Valter Ksolla.

Ky i fundit drejtonte një autoveturë të markës “Audi A6” dhe ka bërë xhirime të gomave në afërsi të tyre. Rreth orës 12:30, Nelson Hysa së bashku me A.D. kanë qenë duke lëvizur me makinë në rrugën e gjerë, që të çon në lagjen Kiras dhe te një piceri, në anën e djathtë të rrugës, ata kanë parë makinën “Audi” që i kishte xhiruar afër tyre, shkruan Panorama.

Nelsoni ka ndalë makinën dhe së bashku me shokun e tij kanë hyrë në piceri. Aty kanë gjetur shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni. Sapo Nelsoni dhe shoku i tij janë futur në piceri, shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë ngritur në këmbë nga frika se Nelsoni mund t’i godiste dhe i janë drejtuar Nelsonit me fjalët se, pse po vjen “si i fortë se ne kena hallet tona boll, se jena në gjak”.

Nelsoni u ka thënë se nuk kishte ardhur si i fortë, por për t’u sqaruar se pse i kishin bërë spektakël me makinë para këmbëve të tyre dhe para shtëpisë, duke vënë në rrezik ata dhe djalin e tij. Shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë nervozuar dhe i kanë thënë se do të shihemi më vonë, ndërsa Nelsoni i ka thënë se nuk kemi pse shihemi më vonë, por sqarohemi tani.

Shtetasit Valter e Kolë kanë ikur pa folur më, kanë hipur në makinë duke xhiruar përsëri gomat. Tre ditë më vonë, Progni e Ksolla kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Hysës, kur ky i fundit po qëndronte përpara një berberhaneje, duke e plagosur rëndë atë.

Next Post
Plakja e popullsisë/ Azilet dhe shërbimet për të moshuarit, sipërmarrjet e së ardhmes

Plakja e popullsisë/ Azilet dhe shërbimet për të moshuarit, sipërmarrjet e së ardhmes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In