• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lidhja e Artë” mes urdhrit të Biden dhe vendimit të Blinken për Berishën

by Ylli Pata
09/06/2021 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nëse shikon Aktin e Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të luftuar korrupsionin global, shikon se në atë shkresë që ka fuqi të madhe ligjore gjen në mënyrë të qartë gjurmët e Sali Berishës, i cili pak kohë më parë u shpall “Non Grata” nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në shkresën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, theksohet se “Aktet e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri ”.

Ndërkaq, në Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden theksohet se “E gjithë prona dhe interesat e kësaj prone që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, janë të bllokuara dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen ose trajtohen ndryshe në: çdo person i përcaktuar nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit: janë përgjegjës ose bashkëpunëtor në akt, ose përfshihen drejtpërdrejt apo indirekt në veprime,  ose politika që minojnë proceset demokratike në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Edhe pse akti i Presidentit nuk është nominal, natyrisht pasi ka karakter normativ, ai duket se ka një “lidhje të artë” me vendimin e Sekretarit të Shtetit për Sali Berishën.

Pas këtij urdhri, Sali Berisha nuk do të mundet të bëjë më asnjë transaksion për të paguar një lobist, studio avokatore, një grup lobimi, apo edhe kongresmen apo senator, që të mundohet të mbrojë emrin apo figurën e tij. Pas këtij vendimi, asnjë shoqatë apo një grupim në SHA, nuk mund të bëjë asnjë transaksion lobimi apo reklame në dobi të Sali Berishës dhe familjes së tij, pasi do të sekuestrohen e bllokohet çdo transaksion.

Në SHBA, një organizatë dikur me emër të madh si Vatra është drejtuar prej ish-zëdhënësit të Sali Berishës, që më pas ky i fundit e emëroi edhe konsull të Shqipërisë në Nju Jork.

Përfaqësues të kësaj organizate, më pas ishin edhe në fushatën zgjedhore të 25 prillit në Tiranë, gjoja se sillnin frymë nga SHBA. Por asistuan në veprime e akuza që aktorë politikë të opozitës u bënin SHBA-së dhe zyrtarëve të saj.

Që prej daljes së aktit të Presidentit Amerikan, Joe Biden, asnjë organizatë nuk mund të lobojë në emër të Sali Berishës, bashkëshortes së tij Liri, djalit Shkëlzen, vajzës Argita, e dhëndrit Jamarbër, që janë shpallur Non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Por urdhri ekzekutiv i presidentit Biden shkon edhe më tej, heton në mënyrë të qartë çdo transaksion, aset, apo edhe pronë që nuk zotërohet nga personat që nga Departamenti i Shtetit janë shpallur Non Grata, por që sipas dokumenteve ka të dhëna që ka lidhje të këtyre aseteve me subjektet që janë pjesë e aktit antikorrupsion.

E akti i Presidentit Biden e thekson në mënyrë të qartë se në këtë rast Sekretari i Thesarit, konsultohet me Sekretarin e Shtetit për të marrë vendimin e ngrirjeve dhe bllokimin e aseteve dhe pronave të atyre që kanë lidhje me subjektet e cilësuara Non Grata.

Gjatë kohëve të fundit, në qarqet e mërgatë sonë në SHBA është folur shumë që në disa organizata atje janë përdorur para nga Shqipëria pikërisht për të mbrojtur Sali Berishën dhe Ilir Metën. E këtë debat e gjen në rrjete sociale thuajse çdo ditë. Madje, për këtë kanë folur edhe media me reputacion të shqiptarëve të Amerikës…

TemA

Next Post
Ngjarjet kriminale, Ardi Veliu mbledh drejtorët: Rrisni efikasitetin në parandalim

Ngjarjet kriminale, Ardi Veliu mbledh drejtorët: Rrisni efikasitetin në parandalim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In