• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lidhja Berisha-CEZ dhe një pyetje për pasuritë e OSHE: Çfarë, sa, si dhe nga kush u dorëzuan?

by
05/10/2015 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të OST-së, ish-zëvendësministri i Industrisë dhe Energjetikës, Pajtim Bello, ka dhënë një intervistë të gjatë për DITA ku e sheh në një dritë krejt tjetër historinë e CEZ-it në Shqipëri.

Bello i ka denoncuar disa herë prej 2009-s shkeljet e qeverisë me CEZ-in, por denoncimet kanë rënë në vesh të shurdhët.

“Berisha (në atë kohë Kryeministër) doli në një konferencë shtypi me ish Kryeministrin e Çekisë, në atë kohë vend drejtues i BE dhe tundi kartën politike të premtimit për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE. Më tej forcërisht u privatizua ish-OSHE sha, pa u përgatitur për t’u shitur, me një ofertë të vetme prej CEZ!

U shit me një çmim qesharak, u bënë ndryshime kapitali e sistemim borxhesh gjatë kohës së negociimit të shitjes (pasi ishte bërë tenderi i përçudnuar!..), u bë një Marrëveshje e ERE me CEZ mbi ecurinë e çmimit për katër vite, e cila çuditërisht u miratua në Parlament, u bënë pazare me çmimin e energjisë elektrike, u mbyllën sytë deri në momentin kur ata që e sollën CEZ në Shqipëri e përzunë atë me lavdi!…”

Berisha-Topolanek

Ai thotë se fatura e kësaj që ndodhi për shkak të këtyre veprimeve të Berishës ia kalon disa herë faturës së skandalit të aferës së borxheve

“E gjithë kjo nënkupton dëm financiar në përmasa shumë të mëdha, cenim serioz të perspektivës të sektorit të Energjisë Elektrike; probleme këto që u shfaqën haptazi që në vitin 2011 dhe vazhduan të acarohen sidomos në vitin 2012-2013. Dëmi financiar që shkaktuan shoqëritë e mbledhjes së borxhit është shumë herë më e vogël se fatura e atyre çfarë unë kam përmëndurmë sipër – thotë ish-zv.ministri në intervistën në DITA.

Ai e shpjegon kështu aktivitetin e papritur të borxhmbledhësve privatë:

“Së pari, këto nuk janë kompani për mbledhjen e borxheve sepse mbledhja e borxheve në Shqipëri ka qenë dhe është e rregulluar me ligj. Fatura e energjisë elektrike është titull ekzekutiv dhe për mbledhjen e saj kishte kompani përmbarimore, përfshi edhe përmbarimi shtetëror. E pra si mund që ato kompani mbinë si kërpudhat pas shiut dhe në objektin e veprimtarisë së tyre kishin mbledhjen e borxheve që klientët i kishin CEZ, përfshi edhe ata buxhetorë!… Këto kompani u regjistruan në institucionet shtetërore si në Tatime apo QKR, ushtruan veprimtarinë e tyre nën hundën e Qeverisë Berisha dhe askush nuk i pikasi?!

Berisha-Bode

Ku e gjetën këtë fuqi kompanitë kërpudha që mbinë posaçërisht për të mbledhur borxhet në fjalë?!.. E kuptoni qartë se tagrin dhe fuqinë ligjore ua dha Qeveria Berisha me veprimin dhe mos veprimin e saj!

Legjislacioni shqiptar ka patur dhe ka nivele të rregulluara për shpërblimin ndaj këtij shërbimi. Atëhere, nga mbinë nivele shpërblimi edhe deri 50%?! Nëse drejtuesve të CEZ iu ishin verbuar sytë, ku ishte qeveria dhe vetë ish-kryeministri Berisha që sot harxhon kaq shumë energji për të “shpëtuar” paratë e shqiptarëve nga vjedhja e bërë nën hundën e tij?!

E dhimbshme dhe e turpshme kjo që po ndodh, por ja që në Shqipëri ndodh edhe kështu: Fajtorët bërtasin kapini fajtorët, madje bërtasin me zë të lartë duke kërcënuar!… – shton eksperti i energjetikës.

Lidhur me iniciativën për hetim ndërkombëtar, Bello thotë se është një tjeter flluskë sapuni politike.

“Është shumë e nevojshme që të bëhet një hetim, qysh prej privatizimit të ish OSHE deri sot. Kjo nuk ka pse të diskutohet. Por ky hetim nuk ka përse të jetë ndërkombëtar. Do të përfundojë si një flluskë sapuni. Por mundësitë janë të plota që këtë hetim ta zhvillojnë institucionet shqiptare.

Një nga selitë e CEZ në Tiranë

Ajo që unë dua të them është se hetimi duhet të jetë administrativ dhe penal. Nuk ka pse të vish nga Amerika apo Europa të kuptosh se çfarë ka ndodhur, kush ka nxjerrë vendime apo akte normative për të favorizuar aferat, kush ka përfituar, kush janë pasojat etj…”

Bello shton se ka se lidhjet e Berishës me CEZ kanë prodhuar pasoja shumë më të rënda se kjo për të cilën po flitet.

“Shqiptarët ende nuk dinë si u dorëzua pasuria e ish OSHE sha në vitin 2009 prej shtetit në CEZ dhe as se si u mor ajo pasuri në dorëzim prej shtetit në shkurt të vitit 2013!.. Çfarë, sa, si dhe nga kush u dorëzua? Çfarë, sa, si dhe nga kush u morën në dorëzim? Këtyre pyetjeve duhet t’iu jepet përgjigje. Besoj se kjo mund të qetësojë vërtet shpirtin e atyre që janë vjedhur e poshtëruar – thotë Bello.

Next Post

S’ka fitues në derbi, Atletiko kthehet në makth për Realin, kryeson Villareal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Nesër përballja e rëndësishme me Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i kuqezinjve! Maran kërkon vendin e parë

Liga e Kombeve/ Nesër përballja e rëndësishme me Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i kuqezinjve! Maran kërkon vendin e parë

October 2, 2026
Situatë kritike nga zjarri masiv në malin e Manatisë në Lezhë, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka! Flakët i afrohen edhe zonës së banuar (VIDEO)

Situatë kritike nga zjarri masiv në malin e Manatisë në Lezhë, vijon ndërhyrja nga ajri dhe toka! Flakët i afrohen edhe zonës së banuar (VIDEO)

October 2, 2026
Standardizimi i transportit hekurudhor, miratohet rregullorja e re për parametrat teknikë dhe verifikimin e konformitetit

Standardizimi i transportit hekurudhor, miratohet rregullorja e re për parametrat teknikë dhe verifikimin e konformitetit

October 2, 2026
G7 në Evian: Mbështetje për Trumpin ndaj Iranit në këmbim të ndihmës për Ukrainën

G7 bie dakord për lirimin emergjent të 100 milionë fuçive naftë, mes presionit të SHBA-së

October 2, 2026
KPK shkarkon Blerim Isufajn, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës!

KPK shkarkon Blerim Isufajn, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës!

October 2, 2026
“Isha i frikësuar”- Pësoi hemorragji në tru, Alex Ferguson rrëfen momentet e tmerrit: Nuk mund të flisja dot, gruaja qante dhe…!

“Isha i frikësuar”- Pësoi hemorragji në tru, Alex Ferguson rrëfen momentet e tmerrit: Nuk mund të flisja dot, gruaja qante dhe…!

October 2, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Debati për karburantet, PD kundër nismës së PS: Rezervat të blihen me tender, jo te privati!

October 2, 2026
AMF harton projektligj të ri për konglomeratet financiare, punohet në një linjë me direktivat e BE-së

AMF harton projektligj të ri për konglomeratet financiare, punohet në një linjë me direktivat e BE-së

October 2, 2026
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata rrëzon Petri Bozon! Regjisori mbetet në arrest shtëpiak”, kërkoi të merrte pjesë në “Miss Globe”

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata rrëzon Petri Bozon! Regjisori mbetet në arrest shtëpiak”, kërkoi të merrte pjesë në “Miss Globe”

October 2, 2026
Qeveria miraton projektligjin për kripto-asetet, synohet më shumë transparencë dhe mbrojtje për investitorët

Qeveria miraton projektligjin për kripto-asetet, synohet më shumë transparencë dhe mbrojtje për investitorët

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com