• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liderët politikë që tani kanë zëvendësuar edhe sistemin demokratik

by Alfred Peza
18/01/2021 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nëse ka një gjë thelbësore që e dëmton opozitën të rikthehet në pushtet, ajo lidhet me faktin se liderët e saj, e konsiderojnë veten të përjetshëm. Ndërsa gjithë të tjerët, çdo individ me profil të spikatur publik, me ambicje apo vokacion politik brenda partive të tyre politike, forumeve apo koalicionit, janë thjeshtë goglat në duart e tyre.

Kësisoj janë Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi…, që përcaktojnë se kush do hyjë e kush do të dalë nga loja. Kush do të ngjitet e kush do të ulet në skenë. Kush do të shkëlqejë e kush do të harrohet apo linçohet nën prozhektorë. Dhe jo aftësia e individëve përballë qytetarëve dhe elektoratit.

Aq e vërtetë është kjo, sa Monika Kryemadhi tha sot se “gjithmonë duhet rigjenerim, freskim i klasës politike për të sjellë njerëz të rinj, figura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike grupeve të caktura politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia.”

Po në fakt a është kjo demokracia?

Jo. Sepse demokracia është ai sistem që qarkullon elitat për të sjellë vlerat e reja dhe për të freskuar ofertat politike, në varësi të konjukturave dhe nevojave të epokës, në funksion të intersit publik. Ndërsa në Shqipëri, kjo është e kundërta.

Siç kuptohet edhe nga kjo deklaratë por edhe nga praktika, këtu elita politike prej 30 vjetësh është po ajo e njëjta, e cila nuk ndryshon kurrë. Tani që janë atje në majë, ky grusht liderësh që e përbën këtë elitë, e ka marë të mirëqënë faktin se është dhe duhet të qëndrojë përjetësisht aty. Dhe ato që duhet të qarkullojnë, nuk janë më ata, por vetëm njerëzit poshtë tyre.

Pra me pak fjalë, liderët tanë politikë, mendojnë se ata janë vetë sistemi demokratik i vendit. Ata janë të zgjedhurit për të qëndruar gjithmonë në majë. Ndërsa çdokush tjetër poshtë tyre, është i përkohshëm. Ndërsa deri dje liderët duhej ti fitonin “zemrën” sistemit, përmes mekanizmave demokratikë dhe lojës politike e elektorale, sot është e kundërta.

Sot liderët tanë në opozitë janë aty, si të “zgjedhur nga Zoti” për të qëndruar në majë, njëherë e përgjithmonë. Ndërsa gjithë të tjerët duhet ti fitojnë zemrën atyre nëse duan që të bëjnë karrierë politike. Nëse duhet të ngjisin shkallët e sistemit. Apo të zbresin sa hap e mbyll sytë me ashensorë, pas ndëshkimit nga mëria e “Zotave tanë politikë”!

Kjo është arsyeja se përse qëshkurse është instaluar lidershipokracia, opozita jonë vuan nga prurjet e reja, nga burimet njerëzore të spikatura, nga politikanët e rinj që sjellin një vlerë të shtuar dhe një profil e zë origjinal në skenë. Kjo është arsyeja se përse kemi vetëm njerëz të mërzitshëm e anonimë që i vijnë vërdallë selive të partive, duke u bërë matrioshka gjithnjë e më të vogla, në përpjekjet për ti fituar zemrën matrioshkës së madhe mëmë.

Për aq kohë sa lidershipi i opozitës sonë nuk e kupton se e keqja më e madhe e opozitës janë ata vetë, Edi Rama dhe mazhoranca socialiste do të vazhdojë e pashqetësuar që të qëndrojë në pushtet. Ndaj jo vetëm mandatin e tretë, me të cilën po pajtohen çdo ditë e më shumë opozitarë që do ta fitojë, por e sigurtë është që po vazhduan kështu PS do të qëndrojë në pushtet, sa të ketë të njëjtët liderë të opozitës përballë!

Next Post
Mosbesimi në premtimet klishe të partive politike

Mosbesimi në premtimet klishe të partive politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

September 26, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Në kohën e Super Inteligjencës, merremi me Super Budallëqe

September 26, 2026
Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

Houthit sulmuan me raketa e dronë Arabinë Saudite, reagon Këshilli i Sigurimit të OKB: Sulmi ndaj popullsisë civile, i papranueshëm!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

U arrestua nga RENEA me urdhër të SPAK, kush është Bledar Cafi, “i forti i Shkodrës” që akuzohet edhe si pjesë edhe e grupit ‘Rraja’!

September 26, 2026
“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”- Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, reagimi i tij

September 26, 2026
Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

VIDEO/ Pamjet e operacionit të SPAK në Shkodër dhe Tiranë, momenti kur specialet e RENEA-s kapërcejnë ‘murin e lartë’ për të kapur Cafin e Doklen

September 26, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

15 mijë $ për çdo ushtar amerikan, oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

September 26, 2026
“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

September 26, 2026
Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com