• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Liderët në SHBA të zemëruar me deklaratat e Trumpit për rezultatin zgjedhor

by Java News
21/10/2016 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët në Shtetet e Bashkuara, nga radhët e të dy partive politike, kanë shprehur zemërimin e tyre, mbi komentet e kandidatit republikan për president, Donald Trump, i cili ka refuzuar të thotë ‘nëse do ta pranojë rezultatin zgjedhor në rast të humbjes në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit’. Presidenti Barack Obama e quajti të “rrezikshëm” pohimin e Trumpit se zgjedhjet janë “të manipuluara” dhe kjo, me sa duket, ‘për shkak se sondazhet tregojnë se kundërkandidatja e tij demokrate, Hillary Clinton është shumë më përpara tij’.

“Kur ju përpiqeni të mbillni dyshim në mendjen e njerëzve lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve tona, kjo gjë dëmton demokracinë tonë”, ka thënë Obama.

“Kur ju sugjeroni se ka manipulim apo mashtrim pa ofruar asnjë provë …Trump bëhet i nominuari i parë i një partie të madhe në historinë e Amerikës që sugjeron se ai nuk do të pranojë rezultatin pavarësisht humbjes … kjo çështje nuk është shaka”, ka thënë presidenti Obama.

Kryetari i dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së, Paul Ryan, përmes zëdhënësit të tij ka thënë se “demokracia jonë varet në besimin në rezultatet zgjedhore dhe zoti Ryan është i sigurt se shtetet do t’i organizojnë këto zgjedhje me integritet”.

Senatori republikan John McCain, i cili në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, u mposht nga Obama ka thënë se “mua nuk më pëlqeu rezultati i zgjedhjeve të vitit 2008. Por e kam pasur për obligim që ta pranojë atë dhe e kam bërë pa ngurrim. Koncesioni është akt i respektit për të mirën e amerikanëve, një respekt që është përgjegjësia e parë e çdo lideri amerikan”, ka thënë McCain, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Rrëfimi i çiftit të zjarrtë që bën seks 20 herë në ditë…

Disa përgjigje për pyetjet e sikletshme rreth seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com