• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Liderët fajësojnë njëri-tjetrin për dështimin në Bruksel

by
12/06/2015 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e partive politike maqedonase, pas takimit 12 orësh me ndërmjetësimin e diplomatëve të lartë evropian në Bruksel, i kanë hedhur fajin njëri tjetrit për mosarritjen e një marrëveshjeje përfundimtare e cila do të zhbllokonte krizën politike.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se bisedimet në Bruksel kanë përfunduar pa sukes, sepse, siç është shprehur ai, “lideri i opozitës maqedonase ka frikë nga zgjedhjet”.

“Kemi negociuar mbi 12 orë dhe konstatimi im përfundimtar është se zoti Zaevi nuk dëshironte të arrijë marrëveshje dhe as nuk iu afrua asaj. Shkaku është se ai nuk erdhi për t’u dakorduar, por përkundrazi Zaev ka frikë prej zgjedhjeve. Ai e di se në zgjedhjet e ardhshme do ta përjetojë dështimin më të madh të LSDM-së deri më tani në historinë e tij”.

“Zoran Zaev nuk dëshiron të arrijë marrëveshje dhe as nuk dëshiron të ketë zgjedhje”, është shprehur kryeministri i Maqedonisë pas përfundimit të takimit të liderëve në Bruksel.

Por, lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, është shprehur se faji për mosarritjen e marrëveshjes për zhbllokimin e kizës politike qëndron te kryeministri Nikolla Gruevski, i cili, siç ka theksuar ai, “është i gatshëm t’i flijojë të gjithë, por jo edhe veten e tij”.

“Është e pakuptimtë që ai, i cili krijoi krizën, të mbetet për të udhëhequr me qeverinë, e cila duhet të përgatis dhe organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.

“Gruevski ishte i gatshëm të gjithë t’i flijojë vetëm të shpëtojë lëkurën e tij. Ne nuk do të lejojmë dhe një proces zgjedhor kriminal të organizuar nga Gruevski. Qëndrimet tona janë shumë të qarta, në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë të bëhen pazare me vlerat demokratike, të cilat i meritojnë qytetarët e Maqedonisë”, ka theksuar Zaev.

Por, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se vetëm ndërhyrja e drejtpërdrejtë e SHBA-së mund të detyrojë palët për të arritur një marrëveshje.

“Unë mendoj se Bashkimi Evropian nuk disponon me metoda të mjaftueshme për zgjidhjen e çështjeve të caktuara, me të cilat përballet Maqedonia si shtet. Kriza e krijuar politike në Maqedoni tanimë ka marrë përmasa rajonale, veçanërisht pas zhvillimeve në Kumanovë. Për t’u zgjidhur kjo krizë, nevojitet angazhimi i drejtpërdrejtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thekson Stojan Andov, ish kryetar i parlamentit të Maqedonisë.

Ndërkohë, Naser Ziberi, ekspert për çështje juridike, njëherësh dhe deputet në disa mandate të parlamentit të Maqedonisë, thotë se pikërisht anomalitë që përcollën më shumë cikle zgjedhore ishin ato që krijuan krizën politike.

“Maqedonia tani është në situatë kur duhet të sanojë pasojat e zgjedhjeve të bastarduara, të keqpërdorura, të vjedhura. Pra, legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve të parlamentit dhe të qeverisë është jashtëzakonisht diskutabil; në të kundërtën, nuk do të kishim krizë politike, andaj dhe kjo përbërje qeveritare duhet larguar sa më parë, për të krijuar hapësirë që të funksionojnë institucionet shtetërore”, thekson Ziberi.

Next Post

Tenis – Nadal kalon në çerekfinalet e turneut në Shtutgart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

September 23, 2026
Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

September 23, 2026
Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

September 23, 2026
Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com