• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

by A R
28/11/2025 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij slloven në Berlin, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Orbán ishte paraqitur në Kremlin “pa një mandat europian.”

Merz tha se nuk ishte i befasuar nga veprimet e Orbán-it, pasi kjo nuk ishte hera e parë që ai vepronte në mënyrë autonome, por dyshonte se lideri hungarez do të ndihmonte në ndalimin e luftës në Ukrainë.

Sipas Merz-it, Orbán “ka idetë e tij për mënyrën se si të përfundojë kjo luftë. Deri tani, ato nuk janë realizuar.”

Kancelari gjerman shtoi se kishte dyshime nëse Orbán “do të jetë më i suksesshëm këtë herë sesa herën e kaluar.”

Sjellim ndërmend se Orbán e vizitoi për herë të fundit Moskën në korrik 2024, duke e paraqitur veten sikur të ishte në një “mision paqeje.”

Kryeministri slloven Robert Golob gjithashtu u pajtua me Merz-in, duke thënë se shpresonte që vizita e Orbán “të mos shkaktojë ndonjë dëm të madh.”

“Ne nuk presim asnjë përfitim apo avantazh nga kjo vizitë,” tha Golob, citon Politico.eu.

Gjatë takimit me Putin-in, Orbán tha se Budapesti do të ishte i gatshëm të priste një samit mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të diskutuar një plan paqeje në Ukrainë.

“Hungaria është e interesuar për paqen… Hungaria është e gatshme të presë bisedime të tilla dhe të ofrojë ndihmë për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi,” i tha Orbán presidentit rus gjatë takimit.

Putin nga ana tjetër e falënderoi liderin hungarez, duke shtuar se ideja për ta konsideruar Hungarinë si një vend të mundshëm për një takim kishte ardhur nga vetë Washington-i.

“Ishte propozimi i Donald Trump. Ai tha menjëherë: ‘Ne të dy kemi marrëdhënie të mira me Hungarinë, ti ke, edhe unë, prandaj po propozoj këtë opsion,’” tha Putin sipas The Guardian.

Presidenti rus shtoi se do të ishte “i kënaqur” të vinte në Budapest në rast se “negociatat me SHBA-të do të çonin në këtë.”

Takimi i së premtes shënon herën e dytë që Orbán takohet me Putin-in në Moskë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në fillim të vitit 2022. Takimi i korrikut të vitit 2024, gjatë periudhës kur Hungaria mbante presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Europian, i befasoi liderët e BE-së.

Liderët europianë, përfshirë ish-kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, e dënuan udhëtimin. Kallas tani është shefja e politikës së jashtme të BE-së.

“Ai po shfrytëzon pozicionin e presidencës së BE-së për të mbjellë konfuzion,” tha Kallas në atë kohë. Më vonë, Orbán e bllokoi zgjatjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe mbështetjen financiare për Ukrainën, të cilat kërkojnë mbështetje unanime nga vendet anëtare.

Next Post
Spiropali i përgjigjet urimit të BE-së: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur

Spiropali i përgjigjet urimit të BE-së: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

February 24, 2026
The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

February 24, 2026
Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër administrata Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In