• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Liderët e së djathtës ekstreme, bëhen bashkë, e kritikojnë BE-në për imigrim

by Java News
17/12/2017 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e së djathtës ekstreme nga disa vende evropiane janë takuar në kryeqytetin Pragë të Çekisë, me ç’rast e kanë kritikuar Bashkimin Evropian, për atë që ata e kanë quajtur politikë të “imigrimit masiv”.

Konferenca e së shtunës e grupit të krahut të djathtë në Parlamentin Evropian, Lëvizja për Evropën e shteteve dhe lirisë, ka mbledhur veç të tjerëve, edhe Marine Le Pen, nga Franca, zëvendëskancelarin austriak, Heinz-Christian Strache, dhe politikanin holandez, Geert Wilders, transmeton rel.

Mikpritës i këtij takimi ishte Partia për liri dhe demokraci direkte e Çekisë (SPD), e cila i ka fituar afro 11% të votave në zgjedhjet parlamentare të organizuara në muajin tetor, me platformën anti-myslimane dhe kundër migrantëve.

“Brukseli është një kërcënim ekzistencial për shtetet tona”, tha Wilders, gjatë kritikave në adresë të Bashkimit Evropian dhe ka shtuar se shpreson se “çekët do ta mbajnë fuqishëm derën e mbyllur për migrimin masiv”, tha Heinz-Christian Strache.

Liderja e Frontit Kombëtar të Francës, Marine Le Pen, e ka mirëpritur shpalljen, sipas së cilës në Austri është krijuar qeveria, ku përfshihet një parti e së djathtës ekstreme, e udhëhequr nga Heinz-Christian Strache.

Ajo vlerësoi se ky “është lajm shumë i mirë, lajm i shkëlqyeshëm për Evropën” dhe i ka mbështetur kritikat e ashpra të zotit Wilders ndaj Bashkimit Evropian.

“Ne nuk jemi ksenofobë, ne jemi kundërshtarë të Bashkimit Evropian”, tha Marine Le Pen, që ishte kandidate presidenciale në Francë, në zgjedhjet e muajit maj, kur fitoi Emmanuel Macron.

“Mendoj se kjo është diçka e përbashkët me të djathtën ekstreme në Republikën e Çekisë, pasi Bashkimi Evropian është një organizatë shkatërruese, e cila e udhëheq kontinentin tonë në shkatërrim, nëpërmjet dobësimit, pastaj duke sjellë imigrantë, duke e mohuar kulturën e shteteve përkatëse, duke e shterur diversitetin tonë, pasi ne e duam diversitetin”, tha Marine Le Pen.

“Mua më pëlqen fakti se holandezët janë holandezë, çekët janë çekë, se francezët janë francezë dhe se italianët janë italianë”, është shprehur Le Pen, e cila ishte ulur afër liderit të partisë çeke të së djathtës ekstreme SPD, Tomio Okamura, babai i të cilit është japonez.“Ne e dëshirojmë një Evropë që e respekton individualitetin kombëtar, identitetin kombëtar dhe lirinë”, tha Okamura.

Afër sallës në Periferi të Pragës, ku mbahej kjo konferencë e liderëve të së djathtës ekstreme evropiane, kanë protestuar afro 200 vetë.Ne dëshirojmë të tregojmë se Republika Çeke nuk është indiferente ndaj manifestimeve të urrejtjes, përhapjes së dezinformacionit, të cilën po e kryen partia SPD”, tha organizuesi i protestës, Jan Cemper.Liderët e tjerë të së djathtës ekstreme, që morën pjesë në konferencën e Pragës, ishin nga Italia, Belgjika, Polonia, Gjermania dhe Britania e Madhe. (b.an)

Next Post

Alarmi i mjekëve: Rritet vdekshmëria e shqiptarëve nga veshkat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com