• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liderët e rajonit marrin pjesë në forumin e Bledit, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart

by A R
28/08/2023 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun kosovar Albin Kurti në Slloveni. Pas shtrëngimit të duarve ata janë ulur pranë në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë dhe shihen teksa bisedojnë edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ky është ballafaqimi i parë mes dy kryeministrave që prej fillimit të tensioneve në veri në fund të muajit maj.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Kurtit dhe Ramës kanë qenë mjaft e tensionuar dhe të dy kanë shkëmbyer replika në distancë. Kurti refuzoi ta takojë kur Rama shkoi në Prishtinë për ta njohur me draftin për asociacionin e komunave në veri të cilin ia kishte prezantuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emanuel Macron

Rama tha se nuk kishte asgjë personale, por nuk pajtohej me qëndrimet politike që Kurti mbante për situatën në veri, për të cilën kryeministri kosovar u kritikua edhe nga BE e SHBA.

Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive që do mbahej në Prishtinë, ndërsa Kurti e refuzoi në 3 thirrje për takim. Së fundmi kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje që të firmosej plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe i Kosovës, Albin Kurti, ndodhen në Slloveni në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. Ata ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit që mbahet sot.

Rama ka udhëtuar dje për në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku sot do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

/a.r

Next Post
Stuhi, përmbytje dhe rrufe, ndërpriten linjat hekurudhore në Itali

Stuhi, përmbytje dhe rrufe, ndërpriten linjat hekurudhore në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In