• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Liderët e korruptuar shqiptarë do kërkojnë shpëtim në Rusi…”

by Spartak Ngjela
29/07/2018 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar, në çoroditje mendore dhe me frikë, po turret të kërkojë ndihmë në Moskë, në Beograd dhe në Stamboll.

 

Njëlloj si një shekull më parë kur heroi shqiptar Avni Rustemi vrau në Paris Esad Toptanin.

Shumica e krerëve historikë të Arbërisë dhe Shqipërisë mesjetare dhe moderne kanë shitur interesin kombëtar të shqiptarëve ose në Stamboll, ose në Beograd, ose në Moskë ose në Athinë.

Kjo është arsyeja dhe vetë Shkaku i tragjedisë shqiptare.

Por të gjithë këta pashallarë; princa; mbretër; këta kryeministra dhe këta sekretarë të parë, kanë qenë të gjithë të tjetërsuar nga interesi primitiv privat dhe vetjak. Por këtu duhet përmendur edhe presioni sllav në fillim, dhe osman dhe turk e sllav bashkë, më pas, që ka qenë kundër arbërit dhe kundër shqiptarit, ka qenë një presion tepër i madh.

E njëjta gjë është dhe sot.

I gjithë korrupsioni i sotëm shqiptar e ka shpresën e sundimit të tij në Moskë dhe në Beograd.

Është sërish e njëjta arsye dhe i njëjti shkak: liderët e mëdhenj të korrupsionit duan të ruajnë pushtetin e tyre duke shitur shqiptarët dhe interesin kombëtar në Moskë, në Staboll dhe në Beograd; sepse Athina ende nuk ka dalë në skenë.

Por sot ka një risi: janë shqiptarët 97 përqind proamerikanë; dhe interesi amerikan drejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është shumë i madh.

Fati i historisë moderne apo historisë së re të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor; domethënë në Ilirikumim klasik historik; është fakti që interesi gjithëshqiptar në Ballkan është bashkuar me interesin amerikan; por njëhetësh, edhe fakti që Amerika është sot superfuqia e vetme e Kohës historike.

Brenda kësaj gjendjeje, të bashkuar kundër Amerikës në Shqipëri, krerët e korrupsionit të lartë shtetëror nuk kanë asnjë mundësi shpëtimi për ndëshkim. Edhe Rama edhe Berisha edhe Basha, sot janë lëshuar drejt Moskës dhe Stambollit; që të mund të sigurojnë mbijetesën e tyre, duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë. Por a e bëjnë dot? Lodhen kot.

Realisht, në këtë rrugë pa krye këta i ka shtyrë frika. Në fakt shqiptarët sot janë nën zgjedhën Berisha-Rama, por nga kjo zgjedhë ata do të mund të dalin vetëm me ndihmën e politikës amerikane. Dhe kjo ndihmë deri më tani ka qenë e gjithanshme.

Shqiptarët, të gjithë të zënë në befasinë e Kohës që në vitin 1991, tani nuk kanë më asnjë mundësi që vetë të mund të shpëtojnë dot nga zgjedha Berisha Rama. Por në të njëjtën kohë shqiptarët presin zhvillimin e ngjarjeve sipas motivit amerikano-shqiptar në Ballkan.

Sot gjithkush nga kundërshtarët e Shqipërisë e ka konstatuar ekzistencën e motivit amerikano-shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po cili është ky motiv?

Motivi amerikano-shqiptar në Ballkan është bashkimi shqiptar. Dhe ky bashkim do të realizohet.

Koha nuk e mposhti dot historinë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe Shqiptarët, sado që mën zgjedhën Hoxha-Tito në 50 vjet, nuk humbën duke hyrë në një dekadencë historike, por triumfuan duke hyrë në vitalitetin e tharmit të tyre të vjetër që u manifestua fuqishëm nga gjuha shqipe.

Genocidi njëqind vjeçar antishqiptar në Greqi dhe Jugosllavi nuk ia arriti që ta mposhtte motivin shqiptar. Madje, nën forcën e politikës amerikane, që në vitin 1974, në Ballkanin Perëndimor dolën dy shtete shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova, pavarësisht se Kosova ishte një krahinë autonome brenda juridiksionit federativ jugosllav. Por në kushtetutën e Jugosllavisë ajo ishte njësi konstituente, domethënë një republikë. Titoja e bëri këtë nën presionin e presidentit amerikan Riçard Nikson, dhe, i tmerruar nga kjo, ai vetë nuk e nënshkroi kushtetutën e vitit 1974 dhe atë e nënshkroi zëvendës Presidenti i Jugosllavisë Shpilak.

Ajo që u pa qartë në vitet e mëpasme ishte fakti i shpërthimit aktiv dhe modern i gjuhës dhe kulturës së lartë shqipe në Kosovë.

 

Shqiptarët me dy universitete, një në Tiranl dhe një në Prishtinë, në 15 vjet arritën të binin atë që nuk ishte bërë dot në 150 vjet shtypje tërësore për çfarrosjen e shqiptarëve në Greqi dhe në botën sllave.

Prandaj, viti 1999 që solli pavarësinë e Kosovës ka qenë strukturuar nga politika amerikane që në vitin 1974.

Po cilët janë realisht këta larore që po drejtojnë sot Shqipërinë?

Ajo që bie në sy sot është fakti se, në funksion të lidershipit aktual shqiptar në Shqipëri, konstatohet po e njëjta gjë edhe sot: krerët e korrupsionit Berisha, Rama, Meta, Basha dhe bishtat e tyre, janë të bashkuar si të gjithë të vjetërit e tjerë të korruptuar në historinë shqiptare, që të ruajnë sundimin e tyre korruptiv dukë shitur interesin kombëtar.

Gjithmonë në kohët moderne të shtetit shqiptar është ngritur kjo pyetje: kush po e drejton vendin: një individ që është sundues skllrvërish dhe shkaku i padrejtësisë shoqërore, apo një individ që është drejtues qytetarësh?

Ja kjo është edhe pyetja që duhet të ngremë për historinë e Shqipërisë, kush?

Pas luftës së Dytë Botërore shqiptarët u drejtuan nga një sundues skllervërish – Enver Hoxha.

Ky kishte pushtet absolut dhe vetë mund të vriste këdo, dhe tani gjithçka është e dokumentuar. Por, pikërisht për këtë, të gjithë kanë qenë skllevër të një individi, pavarësisht se skllevërit më të pështirë kanë qenë lakenjtë e tij me të cilët, pasi vriste me ta kundërshtarët e tij, ai vriste dhe vetë lakenjtë.

Por koha sot përsëri nuk është e ndryshme. Kush po e drejton sot Shqipërinë?

Shqipërinë sot po e drejton një grup i korruptuar që tani, i kapur me prova në korrupsion, kërkon të shkatërrojë Shqipërinë dhe vetë shqiptarët, në mënyrë që të shpëtojë gjënë e vjedhur.

Janë të gjithë bashkë, dhe bashkërisht janë hedhur në sulm kundër politikës amerikane në Shqipëri, e cila po kërkon ristrukturimin e një shteti të drejtë shqiptar, duke luftuar ashpër në fillim korrupsionin, që mandej të fillojë ristrukturimi real i një shteti demokratik shqiptar.

Triumfi i antikorrupsionit në Shqipëri, menjëherë hap rrugën për triumfin e antikorrupsionit edhe në Kosovë dhe krijon premisën reale për dominimin shqiptar të Maqedonisë, dhe bashkimin e Kosovës me Preshevën dhe Bujankvcin, sepse politika e lartë amerikano-gjermane nuk mud t’i kthehet sërish edhe një herë çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Kjo çështje do të mbyllet që këtë vit, sepse politika orientale në këtë zonë po kërkon që të hyjë këtu me anë të elitës së korruptuar shqiptare që përfaqësohet nga Berisha, Rama dhe Meta.

Por në fakt gjithçka është mbyllur. Politika amerikane kërkon një faktor stabël në aleancë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë e ka gjetur te bota shqiptare.

Kjo zonë, nën një prizëm global, është e domosdoshme për Anerikën, dhe të vetmen garanci për këtë e jep Shqipëria e bashkuar si bashkim i të gjithë botës shqiptare në Ballkan, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor përbëhet sot nga tetë milionë milionë shqiptarë.

Me përjashtim të Francës, politika perëndimore gjithmonë e ka parë bashkimin shqiptar në një shtet të fuqishëm, sepse vetëm kështu frenohet ndërhyrja ruse, e cila që në shekullin e shtatëmbëdhjetë ka qenë një agresion barbar kundër Arbërisë dhe Shqipërisë. Ajo kështu është dhe sot. Por sot këtë politikë unifikuese të Arbërisë moderne po e drejton politika amerikane.

Pas riformulimit gjeografik të botës shqiptare të bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Shenjat janë që politika amerikane do të ndihmojë në arritjen e një aleance solide shqiotaro-kroate.

Po ta shohësh me vëmendje, vizita e Presidentes Kroate në Tiranë para disa ditësh, në epiqendër të saj kishte aleancën e madhe shqiptaro kroate në Ballkan.

Kjo tregon se politika amerikane ndërkohë e ka njohur mirë politikën ballkanike, dhe kuptohet se e di që rikrijimi i faktoriumit shqiptaro-kroat në Ballkan, krijon në politikën globale realisht Ballkanin proamerikan. Prandaj Shqipëria e bashkuar sot është domosdoshmëri e politikës amerikane.

Next Post
Nobel për Paqe/Deputetët norvegjezë kandidojnë Trumpin

A mund të pengohet rritja globale nga lufta tregtare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In