• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liderët e Ballkanit zotohen për dialog dhe pajtim

by Aalison Pearse Stevens
30/05/2016 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Sarajevë ka përmbyllur punimet Samiti i Presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni, nën organizmin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës. Udhëheqësit e vendeve të rajonit u zotuan për bashkëpunimin e tyre për t’u përballur me sfidat që kërcënojnë gjithë rajonin.

Në një deklaratë të përbashkët, sipas njoftimit të Zyrës së Presidentit të Kosovës,Hashim Thaçi, Presidentët e vendeve të rajonit “u zotuan për dialog, mirëkuptim, pajtim dhe besim…” dhe gjithashtu thuhet se “liderët shprehin përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar në përballjen me sfidat që e kërcënojnë rajonin dhe për të tejkaluar armiqësitë e shekullit të kaluar, për barazi dhe zhvillim dhe për të përkrahur njëri-tjetrin në proceset integruese”, citohet Rel.

Në takimin e Presidentëve u theksua nevoja e bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe mbështetjes për proceset integruese euro-atlantike si dhe domosdoshmëria e ruajtjes dhe thellimit të dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura si dhe nxitjen e pajtimi ndërmjet popujve në rajonin e Ballkanit.

Në samit janë prekur edhe çështjet e tjera të hapura në rajon dhe sfidat në fushën e sigurisë, në veçanti kërcënimet radikale e ekstremiste.

Presidenti Thaçi në fjalën e tij, transmeton Zyra e Presidentit, ka theksuar se ka ardhur koha e “ndërtimit të besimit mes popujve dhe vendeve të rajonit të Ballkanit” dhe se e ardhmja e tij është në “pajtim, mirëbesim, miqësi, bashkëpunim dhe integrim”.

Samiti i Presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor kësaj radhe u zhvillua në Sarajevë dhe në të morën pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe mikpritësi Presidenca e Bosnjë Hercegovinës. (b.an)

Next Post

Trump para motoçiklistëve: Emigrantët trajtohen më mirë se veteranët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

December 25, 2025
“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

December 25, 2025
Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

December 25, 2025
Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

December 25, 2025
Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

December 25, 2025
Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

December 25, 2025
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

December 25, 2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

December 25, 2025
Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

December 25, 2025
Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com