• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liderët brenda “Shtëpisë së Europës”, Rama: Rrugëtimi ynë gëlon nga ëndrra për të ardhmen

by A R
16/05/2025 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Samitin Politik Evropian, liderët ndërkombëtarë janë “strehuar” tek “Shtëpia e Europës”, e ndërtuar posaçërisht për eventin e sotëm tek sheshi Skënderbej.

Në fjalën e tij hapëse, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se duhet krijuar një Europë e cila funksionon jo vetëm për mbrojtjen e saj me armë, por që arrin të plotësojë ëndrrat e çdo të riu. Rama foli me fjalë shumë të përzgjedhura, që dukej se kishin të bënin me atë se çfarë ai projekton për Shqipërinë në unionin europian.

“Një politikë që sheh Europë jo si një fortëse mbrojtëse, apo një muze për t’u ruajtur, por si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur, një fat i të gjithëve për t’u jetuar, e një e ardhme e përbashkët për t’u ndërtuar. Për ta bërë këtë nuk duhet investuar vetëm tek qëndresa e mbrojtja, por tek zemra e mendja që do të mbartin shpirtin e Evropës.

Më lini tju pyes, shumë të dashur miq, pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës, inteligjencës artificiale, një aleancë ndërkombëtare përtej armatimit? Një terren burimesh dijeje, kërkimi shkencor dhe informacioni, ku territoret që janë anëtare të BE, apo që ende nuk janë anëtare të BE-së, mund të bëhen kufinj të rinj investimi. Pa burokraci. Pa barra fiskale.

Le tu japim të rinjve të Evropës biznesveve të reja, një arsye më të mirë për të qendruar se sa të flasin vetëm për armë, e t’u japim motiv të fortë për të ndërtuar e ëndërruar në tokën europiane, në vend që të hedhin sytë lart për të ndjekur ëndrrën e tyre. Beteja jonë duhet të jetë diçka që mund bëjmë ne për veten tonë, femijët tonë, e Europën tonë. Ka të bëjë me kurajon për të ndërtuar, për të forcuar besimin në kapacitetet tona njerëzora të arsyetimit”, tha Rama.

Duke u ndalur kalimthi tek procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Rama tha se duhet siguruar që nuk është një rrugë thjeshtë kalimtare, por një “rikthim në shtëpi” siç e quan ai. Edhe përgjatë fushatës elektorale, Rama ka thënë shpesh herë se ne jemi në shtëpinë e Europës.

“Europa edhe një herë ka një mundësi nga Zoti për të rishpikur veten, të sigurojmë se rrugëtimi ynë nuk është rrugëtim rrëmbimi, por një udhëtim kthimi në rilindje, kthim në shtëpi. Një kthim në shtëpi që gëlon nga ëndrra për të ardhmen, e çliruar nga mitet e së shkuarës, e padyshim e mbrojtur mirë. Një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve tanë”, tha ai.

Next Post
Rusia nuk e do armëpushimin, Macron: Duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Rusia nuk e do armëpushimin, Macron: Duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

December 29, 2025
Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

December 29, 2025
Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

December 29, 2025
Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

Pse Izraeli e njohu Somalilandin? Një territor i harruar në qendër të lojës së madhe gjeopolitike

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com