• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Libri që më ka ndryshuar jetën

by Visar Zhiti
06/08/2022 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Visar Zhiti

Mua realisht më ka ndryshuar jeta prej librave, do të thosha si fat, sepse unë jam dënuar prej tyre. Në akuzë, krahas poezive të mia, kam dhe librat që kisha lexuar.

Dhe u dënova me 10 vjet burg. Rashë në ferr. Pra, do të kujtoj nga ata libra armiqësore, siç i quanin, kur libri vetëm armik s’mund të jetë.

Do të veçoja Dostojevskin, shkrimtar i ndaluar, kur në shqip ai kishte veç një libër, atë të parin e tij, “Netë të bardha”.

Kisha gjetur romanin “Shënime nga shtëpia e të vdekurve”, e lexova fshehurazi, mësues në fshat, por kisha shkruar në ditar për të. Është libri që më ka ndihmuar shumë të kuptoj burgun dhe kur kupton, di të qendrosh. Pati rëndësi të dorës së parë për mua.

Kisha lexuar At’ Gjergj Fishtën e ndaluar dhe Kanunin e Lek Dukagjinit, me parathënie të Fishtës dhe të Konicës.

Akuzohesha që pse kisha lexuar librin “Jabloko” (Molla) të poetit revisionist Evgeni Jevtushenko, madje më bërtitej që pse kisha përkthyer poezi të tij, po kështu dhe për një poet japonez, Isikava Takuboku, kishte vdekur 27 vjeç nga tuberkulozi si Migjeni ynë, e kisha përkthyer të gjithë librin e tij nga rusishtja me shokun tim student, poetin Skënder Rusi.

Prokurori në gjyq Takubokut i thoshte hapur “Taketukja”.. Po kështu në hetuesi jam pyetur për poetin francez Zhak Prever, etj.

Ndërsa në burg, kur ende nuk ishte botuar në shqip, lexova të 7 tragjeditë e Sofokliut, U mahnita. Nga fati dhe fataliteti. I kopjova. Franc Kafkën e mora gojarisht së pari.

E njihte shkëlqyer një bashkëvuajtës imi, Inxhinieri Ismail Farka, ishte diplomuar në Sankt Petërsburg, ma tregonte me pathos, parabola, tregimet.

Nuk po zgjatem. Librat bëhen me jetë dhe jeta bëhet me libra. Duan liri dhe japin liri.

Next Post
Droni turk “Bayraktar TB2”/ Putin i frikësohet “asit nën mëngë” të Ukrainës, ofron 1 mijë euro shpërblim për rrëzimin e tyre

Droni turk “Bayraktar TB2”/ Putin i frikësohet "asit nën mëngë" të Ukrainës, ofron 1 mijë euro shpërblim për rrëzimin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In