• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Libri që akuzon SHBA-të se qëndrojnë “pas” Shtetit Islamik të ISIS

by Aalison Pearse Stevens
27/09/2016 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush është vërtet pas Shtetit Islamik? E nis me këtë pyetje të Daniel Estulin, gazetari lituanez (por me origjinë ruse), i famshëm për hetimet e tij gazetareske kontroverse dhe kandidat i çmimit “Pulitzer 2014”.  Në librin e tij “ISIS spa”, që del nesër për “Sperling and Kupfer”, nuk lë asnjë pa shënjestruar. Dhe drejton gishtin tek superfuqitë si SHBA dhe Britani e Madhe, të akuzuara se janë përpjekur të përfitojnë nga terrorizmi.

Estulin, gjatë hetimit të tij, lëshon akuza shumë të rënda. Shkruan për shembull, se qëllimi për të shkaktuar një luftë civile për të shkatërruar një vend dhe pastaj për ta kthyer të lirë, është aplikuar tashmë disa herë në Pakistan, Irak, Siri, në Afrikën myslimane, për të mos folur për rastin e Ukrainës që ndodhet në Europë. Dhe që Shteti Islamik në Irak dhe Siri (ISIS), është një mjet në shërbim të kësaj strategjie.

A keni prova për të mbështetur shpjegimet tuaja?

Kur botuesi im spanjoll ka marrë në duar tekstin, kishte frikën e nisjes së ndonjë procesi të mundshëm ligjor me pasoja. 200 dokumente që kam prodhuar në mbështetje të tezës sime, e kanë bindur nga soliditeti i shpjegimeve të mia. Deri më sot jemi nisur nga fakti që ne të Perëndimit, jemi të mirët dhe ISIS-i, të këqijtë. Por ka aspekte që duhet t’i konsiderojmë kur bëjmë këtë arsyetim. Në fillim që ISIS, është rezultati i politikave rajonale të aplikuara nga Britania e Madhe prej dy shekujsh. Dhe në radhë të dytë, që kërcënimi terrorist i ISIS-it dhe të grupeve pranë tij, janë themeli i doktrinës ushtarake të SHBA-ve dhe NATO-s. Doktrinë, e cila nën pretekstin e një mandati humanitar, justifikon “operacione anti-terrorizëm” në një shkallë globale. Kjo është një pyetje gjeografike dhe politike.

Ju jeni rus, keni punuar në kundërspiunazh për KGB-në. E dimë mirë se si loja “e fshehtë” e Rusisë ka përkuar me një rritje të arrogancës në skenë. Dhe kemi parë edhe se si objektivi i parë i Moskës, pavarësisht nga fjalët, është në mbështetje të plotë të Damaskut, më shumë se ndaj luftës kundër terrorizimit. Si po luan Moska në këtë lojë shahu?

daniel
                                       Autori, Daniel Estulin

Për të rrëzuar Asadin, Mbretëria e Bashkuar, sauditët dhe SHBA, po e çojnë planetin pranë një lufte bërthamore me Rusinë dhe Kinën. Për të hequr qafe Asadin, Barack Obama dhe padronët e tij, besojnë tek vetë terroristët, të cilëve iu besua në fillim rrëzimi i Ghedafit. Përfshirja e Al Nusras në listën e organizatave terroriste, është vetëm hi në sy. Të mos harrojmë se opozita siriane e Asadit, e përçarë nga mediat perëndimore si një alternativë e mirë e diktatorit despotik, është gati. Po jo vetëm. Oligarkitë amerikane, në bashkëpunim me Londrën dhe Riadin, kanë instrumentalizuar terrorizmin islamik për të kryer operacione sekrete kundër Rusisë, sidomos në Çeçeni dhe në zona të tjera të Kaukazit. Normale që një superfuqi si Rusia të reagojë.

Gjunjëzimi i ISIS-it do të thotë fund të financimeve. Nga ku mbërrijnë paratë për Kalifatin?

Pa dyshim, terroristët që janë stërvitur dhe armatosur në Afganistan dhe kanë marrë pjesën më të madhe të parave nga monarkitë e Gjirit, Arabisë Saudite, Kuvajtit e Katarit në veçanti. Anglezët kanë përgatitur politikën, përcaktuar mjetet për ta përshtatur dhe përgatitur terrenin, duke mbrojtur dhe mbështetur terroristët, por paratë kanë ardhur gjithnjë nga Arabia Saudite. Dubai është porta e hyrjes në botën e terroristëve, të mafies së drogës, të trafikantëve të armëve dhe të skemave të skllavërisë, si me qëllim seksual, ashtu edhe për forcë pune. Pikërisht aty, në fund të viteve ’90, Osama Bin Laden, mori përmes “Dubai Islamic Bank” një fond prej 50 milionë dollarësh me burim financiar saudit; pikërisht atu A.Q.Khan, trafikant i teknologjisë nukleare pakistaneze, vepronte i pashqetësuar fare; aty Dawood Ibrahim, eksponent i spikatur i krimit të organizuar, financoi atentatin e frikshëm në Mumbai në nëntor 2008; prej andej erdhën narkomiliardat afgane drejt terroristëve.

danieliSa të forta janë lidhjet e grupeve xhihadiste me narkotrafikun?

Rruga e re e kokainës niset nga Kolumbia, kalon në Nigeri (ku Boko Haram e kontrollon në mënyrë tranzitore) dhe në fund përfundon në Spanjë. Ekonomia në lidhje me trafikun e armëve dhe të drogës, shkon në një xhiro prej 2 miliardë dollarësh në vit dhe përfaqëson “bazën logjistike të terrorizmit të ri ndërkombëtar. Nga fushat e opiumit afgan, te plantacionet e kokainës kolumbiane, legjionet aktuale të luftërave jo-konvencionale, mbijetojnë ose bien në bazë të “logjistikës së thellë” të fitimeve të lidhura nga armët dhe droga./dita//a.k

Next Post
Ngjarja e pabesueshme/ 100 vjeçarja gjendet e vdekur… e përdhunuar dhe e masakruar

Ngjarja e pabesueshme/ 100 vjeçarja gjendet e vdekur... e përdhunuar dhe e masakruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga mbështetja për Kievin deri tek kërcënimi më i madh i Shqipërisë! Rama flet për influencerin ukrainas

Nga mbështetja për Kievin deri tek kërcënimi më i madh i Shqipërisë! Rama flet për influencerin ukrainas

August 2, 2026
Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Aksidentohet aktori i humorit Cekja, përplaset me makinën e një kleriku bektashian

Aksidentohet aktori i humorit Cekja, përplaset me makinën e një kleriku bektashian

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com