• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Libri për Thaçin promovohet në muajin e pavarësisë!

by Java News
07/01/2018 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Libri biografik për Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i cili ka shkaktuar debate në Kosovë, është në prag të botimit. I shkruar nga dy gazetarë të famshëm britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe, ai pritet të botohet në muajin shkurt. Në një intervistë të shkurtër, presidenti Thaçi pohon se i ka autorizuar intervistat të cilat i ka dhënë me kërkesë të autorëve, porse nuk ka ide se çfarë përmban libri në tërësi.

Presidenti Thaçi ka thënë se këto intervista kishin të bënin me jetën e tij private dhe publike, që nga lindja deri në ditët e sotme.

Është paralajmëruar publikimi i një libri biografik për juve president, nga autorë të famshëm britanikë. Kur do të dalë ky libër dhe çfarë përmban?

Thaçi: Nuk kam ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me botuesin. Ajo që më është thënë është se libri do të botohet në muajin shkurt. Libri është i autorëve dhe jo i imi. Unë kam autorizuar intervistat të cilat i kam dhënë me kërkesë të autorëve, por nuk kam ndonjë ide se çfarë përmban libri në tërësi.

Çfarë jeni pyetur në këto intervista të autorëve të librit?

Thaçi: Intervistat janë një përmbledhje i jetës sime private dhe publike, që nga lindja deri në ditët e sotme. Pra, nga vitet e fëmijërisë në Burojë e deri tek inaugurimi si president i vendit, duke përfshirë edhe sfidat e fundit me të cilat po ballafaqohemi si shtet.

Libri po promovohet në Amazon tash e disa muaj, a e dini sa kopje janë shitur?

Thaçi: Këto çështje as nuk i di, as nuk kam pyetur. Janë çështje midis botuesit dhe autorëve. Shpresoj të ngjallë interesim tek lexuesit e interesuar në zhvillimet ballkanike, por më është thënë se lansimi i librit do të bëhet në Londër, Uashington dhe Bruksel gjatë muajve të ardhshëm, përgatiti “Indeksonline”. (b.an)

Next Post

Nga Gutenbergu tek Zuckerbergu, bota ndryshe e Ramës dhe Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In