• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Libri i Zi” dhe tallja cinike e Ilir Metës me demokratët, pas humbjes së thellë në Kukës

by Namir Lapardhaja
26/09/2023 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Rezultati i zgjedhjeve në Kukës, do të përfshihet në ‘Librin e Zi’ të manipulimit të proceseve zgjedhore.

Kështu është shprehur sot Ilir Meta, i pyetur për humbjen e zgjedhjeve në Kukës.

Meta njihet nga demokratët dhe shqiptarët si politikan thellësisht i korruptuar, që mishëron më së miri të gjitha veset e shoqërisë sonë.
Po ashtu, edhe për përgjigjet e tij cinike dhe të drunjta.

Dhe kjo, më tepër se sa politikisht korrekte, është një tallje cinike me demokratët.

Duke cituar ‘Librin e Zi” të manipulimit zgjedhor, ai të kujton deklaratën e prillit 2013, tek pyetej për viktimat e 21 janarit dhe ‘Bllokun e Zi’ të korrupsionit.

Përgjigjja atëherë ishte po aq cinike sa kjo e sotmja: “21 janarin ia kemi lënë të merren arkeologët.”

Nga lufta e madhe mes veti e demokratëve, përveç Ramës, Ilir Meta është i fituari i dytë më i madh.

I ngelur pa elektorat, me një strukturë thellësisht të shkatërruar, pa mbështetës dhe pa përkrahës, nën prozhektorët e ekspozimit të hetimeve të thelluara nga SPAK-u, nderi që po i kthen Sali Berisha për ta mbajtur në lojën politike, duke i çuar votat e demokratëve tek koteci i partiçkës së tij, duke bërë thirrje për t’u votuar sigla e tij pa militantë dhe anëtarë, është kontributi më i madh që mund t’i jepet për ta shpëtuar politikisht dhe për t’i larguar sa më shumë goditjen e pritshme nga drejtësia.

Meta, i cili nuk u duk asnjë ditë në fushatën e Kukësit, është i fundit që duhet të dalë dhe të flasë për ato zgjedhje.

Përpara tij është një radhë e gjatë, duke filluar nga Berisha, Bardhi dhe të gjithë deputetët e paçes dhe pilafit, që u ekspozuan ditët e fushatës në Kukës me poza dhe shfaqje sikur të ishin çlirimitarë dhe shpëtues të atyre zgjedhjeve.

Të gjithë ata së bashku janë përgjegjës për rezultatin.

Janë po të njëjtët që kanë akuzuar Bashën se nuk i ka humbur, por i ka shitur zgjedhjet.

Meqenëse Basha nuk mori fare pjesë në ‘pazarin’ e Kukësit, i bie që këtë radhë t’i kenë shitur ata, siç bënë edhe me zgjedhjet e 14 majit dhe siç pritet të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse nuk do dalë askush prej tyre të marrë përgjegjësi dhe t’u tregojë demokratëve se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me rezultatin katastrofik të atyre zgjedhjeve, nuk do jetë e largët dita që do dalë ‘filozofi’ i politikës, bashkëpjesëtari tjetër i koalicionit “Bashkë firojmë”, i famshmi Nard Ndoka, i cili do të thotë tërë seriozitet:

“Kur humbasim ne, fiton kundërshtari.”

Next Post
Bregu: Një Evropë që reformohet duke e afruar gjithnjë e më shumë Ballkanin Perëndimor, investimi më i mirë për paqen e sigurinë…!

Bregu: Një Evropë që reformohet duke e afruar gjithnjë e më shumë Ballkanin Perëndimor, investimi më i mirë për paqen e sigurinë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In