• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Libri i poetit palestinez El-Kurd: Hero apo terrorist, perëndimi na mohon njerëzillëkun!

“Viktima ideale është ajo që duket e pafuqishme, që të ngjall dhembshuri...por që kur kundërshton me të drejtë, të gjithë e dënojnë unanimisht!”

by A R
21/09/2025 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrim i La Stampa

Mohammed El-Kurd është një nga zërat më të njohur të mendimit palestinez bashkëkohor, poet, gazetar dhe aktivist, i lindur në 1998 në Sheikh Jarrah, në Jeruzalemin Lindor, sot nën okupim izraelit.

Që nga fëmijëria, ai ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i shkatërrimit të shtëpisë së familjes së tij nga kolonët, një përvojë që e ka shënuar thellë dhe e ka kthyer në shkrim dhe aktivizëm.

Mohammed El-Kurd
Pas studimeve në SHBA, rikthehet në Palestinë në vitin 2021, vitin kur protestat kundër dëbimeve në Sheikh Jarrah morën përmasa ndërkombëtare. Që atëherë, zëri i tij bëhet i njohur globalisht.

El-Kurd ka publikuar më parë një libër me poezi, “Rifqa”, ku kujtimet e fëmijëris, përfshirë figurën e gjyshes së tij, ndërthuren me përvojën politike. Kujtimet shndërrohen në një formë rezistence dhe kthehen nga dhimbje personale një memorie kolektive.

Së fundmi, me librin e tij të ri “Viktimat perfekte” (botuar në Itali nga Fandango), El-Kurd sfidon perceptimet dhe strukturat e imponuara mbi palestinezët.

Libri nis me pyetje të thjeshta, por thelbësore:

Pse palestinezët duhet të dëshmojnë njerëzillëkun e tyre për t’u dëgjuar? ose Kush vendos se cila dhimbje meriton empati?

Sipas tij, gjuha nuk është kurrë neutrale.

Termat që përdorin mediat perëndimore për të përshkruar dhunën izraelite dhe palestineze formojnë perceptimin publik.

“Një masakër në Gaza shpesh quhet ‘incident’, ndërsa vdekja e izraelitëve shfaqet si tragjedi e tmerrshme. Vdekja e palestinezëve sterilizohet nga fjalët”, shkruan El-Kurd.

Titulli i librit nënkupton se për të qenë të dëgjuar, palestinezët duhet të përputhen me standarde etnocentrike perëndimore. Çdo shkelje e këtyre pritshmërive i kthen ata shkelës të moralit, duke justifikuar okupimin dhe dhunën.

El-Kurd kritikon përdorimin e eufemizmave (fjalë që përdoren për të zbutur një realitet të dhimbshëm ose të papërshtatshëm) si “tension” apo “konflikt” për dhunën izraelite.

“Këto fjalë mbulojnë realitetin”, thotë ai.

“Viktima ideale është ajo që duket e pafuqishme, që të ngjall dhembshuri, por që kur kundërshton me të drejtë, të gjithë e dënojnë unanimisht” shton ai.

El-Kurd e përshkruan përvojën palestineze si të mbushur me rezistencë e të injoruar nga mediat dhe komuniteti ndërkombëtar.

Nga marshimet në Gaza në vitin 2018, tek protestat në Sheikh Jarrah dhe grevat e urisë të të burgosurve, zëri palestinez shpesh shfaqet vetëm kur përdor dhunë, duke lënë në hije vuajtjet e përditshme.

Autori fton lexuesit perëndimorë të rishikojnë perceptimet dhe paragjykimet e tyre: të kuptojnë pse disa zëra amplifikohen dhe bota hesht.

“Libri im nuk flet vetëm për Palestinën. Është një ftesë për të reflektuar mbi mediat, gjuhën dhe perceptimet që krijojmë për të tjerët“, përfundon El-Kurd.

Next Post
Rilindja urbane 2.0, Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike: S’ka pushim jo!

Rilindja urbane 2.0, Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike: S’ka pushim jo!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In