• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Libri i Liri Berishës, një mbulesë mbi krimet e burrit të saj

by Adriatik Doçi
21/11/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Shfletova me një kureshtje të ndezur librin e Liri Berishës. Për disa orë kërkova me dëshpërim nëpër rreshta për të gjetur një  fjalë për krimet e burrit dhe birit të saj, Sali dhe Shkëlzen Berishës.

Jo ndjesë. As reflektim dhe pendesë në këtë moshë të thyer dhe të mbushur me kujtime krimesh të tmerrshme dhe të pandëshkuara, por të paktën një fjalë për viktimat e dy burrave më të afërt dhe të rëndësishëm në jetën e saj. Në 250 faqe libër flet për krimet e të tjerëve, për Nexhmijen dhe Enverin, për dhimbje, lot, izolim, ndarje, të fshehta, letra, besimin, komunizmin, censurën, vuajtjet njerëzore dhe sigurisht për Nënë Terezen, me të cilën është e mërzitur se pse vendosi lule tek varri i Enverit.

Vetëm për bëmat e Saliut dhe Shkëlzenit, asgjë.

Asnjë fjalë për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, pasi pa diçka të ndaluar; takimin e fshehtë të Berishës me Millosheviçin në Shën Naum.

Asnjë fjalë për 27 viktimat e biznesit të Zenit dhe korrupsionit të Berishës në Gërdec.

As për burrin e motrës që humbi jetën në Gërdec dhe për të cilin tha: E zeza unë si nuk i thash (Saliut) që ka një baxhanak!

Asnjë fjalë për urdhërimin e 4 vrasjeve të 21 Janarit në mbrojtje të korrupsionit të Ilir Metës.

Asnjë fjalë për nxitjen e vëllavrasjes në Tropojë që hapi mbi 150 varre, që të gjithë për djem të rinj.

Për urdhrat për pushtimin dhe bombardimin e Jugut, nxitjen e konfliktit të armatosur veri-jug, hapjen e depove të armëve dhe për pragluftën civile të ’97, me mijëra viktima.

Asnjë fjalë për dhunimin dhe përndjekjen e gazetarëve, djegien dhe shkatërrimin e redaksive të gazetave.

Asnjë fjalë për përndjekjen e luftëtarëve të UÇK-së, spiunimin në Beograd, pritat, prerjen në besë dhe godtjen pas shpine të majorëve të UÇK-së.

Për luftën kundër pavarësisë së Kosovës, Rambujesë dhe furnizimin me naftë të Millosheviçit.

Asnjë fjalë për flirtet e burrit me iranianët, celulat terroriste, me Millosheviçin, Arkanin, regjimin e Fidel Kastros, me kinezët, shitjen e detit Greqisë dhe  shpalljen ‘non grata’ të të gjithë ambasadorëve të SHBA nga viti 1696 deri më sot.

Asnjë fjalë për zhvatjen e biznesmenëve nga i biri, e bija dhe dhëndri, si taksë familjare, për t’u hapur dyert e qeverisë me në krye Berishën, për leje, koncensione, tendera, përvetësim dhe shfrytëzim të pasurive publike.

Për rrëmbimin e pronave publike dhe private nga dhëndri dhe e bija nga jugu në Tiranë, kalimin në pronësi të të tretëve apo në pronësi të tyre, si dhe për ngritjen e kullave me para të pista.

Asnjë fjalë për financimin nga ish bosi i naftës, Rezart Taçi, me qindra mijëra euro, ndoshta miliona, para këto të fituara nga evazioni fiskal, mashtrimi, shmangia e taksave dhe shfrytëzimi abuziv i pasurive publike nën mbrojtjen e pushtetit të burrit të saj.

Asnjë fjalë për ‘bombardimin’ amerikan të 19 majit 2021 dhe damkosjen si familje e korruptuar.

Sigurisht, asnjë fjalë për Luzim Bashën, tradhtarin e radhës, por jo të fundit!

(Shqiptarja.com)

Next Post
FOTO / Ndëshkohen të fortët e parkimeve në Tiranë, Policia Bashkiake nuk kursen makinat luksoze

FOTO / Ndëshkohen të fortët e parkimeve në Tiranë, Policia Bashkiake nuk kursen makinat luksoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In