• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIBRI/ Berisha në lupën analitike të të ndjerit, Gilman Bakalli

by Java News
09/10/2017 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U bënë plot një vit që është ndarë krejt papritur nga jeta publicisti, pedagogu dhe politikani Gilman Bakalli. Në kujtim të tij, UET, universiteti ku ai kaloi vitet e fundit të jetës duke dhënë mësim dhe duke shkruar, pas zhgënjimit të shpejtë nga politika dhe nga Partia Demokratike, ku ishte deputet, boton një libër me publicistikën e tij nën titullin “Alfabeti i Tranzicionit”.

Libri promovohet të martën në UET gjatë një takimi përkujtimor me familjarët, miqtë e studentët e tij, që do të moderohet nga gazetari Mero Baze.

I ndërtuar në formën e një alfabeti ku çdo shkronje i përkon një çështje sociale apo politike, pikërisht në shkronjën A nën titullin “Akuzë”, shkrimi i referohet Sali Berishës dhe akuzave të tij publike si formë e ligjërimit të tij politik.

Pjesë nga libri:

 A – Akuzë (Formula magjike)

Në fillim ishte akuza. Pastaj pasoi kundërakuza. Dhe kështu erdhi në jetë politika. Të paktën në Shqipëri. Së paku për politikën shqiptare të këtij çerekshekulli, politika fillon si akuzë dhe jeton nëpërmjet akuzës… Një aktor politik e kap rivalin e tij (shpesh mjaftohet me indikatorë nga burime të dyshimta) në flagrancë duke kryer një akt të dënueshëm dhe e akuzon. Publikisht sigurisht. Akuzuesit nuk i intereson ndëshkimi, por artikulimi publik i akuzës. Me artikulimin e akuzës hapet sipari dhe politika fillon lojën e saj. Artikulimi publik i akuzës i siguron politikës vazhdimësinë e saj. Një qeveri merr drejtimin e pushtetit ekzekutiv dhe e fillon punën me artikulimin e një akuze. Vetëm nëpërmjet fjalës ose me anë të imazheve që akuzojnë paraardhësit, pushtetarët e rinj mund të fillojnë aktivitetin e tyre ekzekutiv. Raportimi i ngjarjeve nuk ka kurrfarë vlere pa akuzën. Akuza ofron të vetmin raportim të vlefshëm të ngjarjeve, të vetmin version relevant të ndodhive. Vetëm akuza është në gjendje të përshkruajë se si ka qenë puna “në të vërtetë”. Të paktën sipas akuzuesit.

Pak rëndësi ka, nëse  është apo s’është e vërtetë akuza. Edhe kur ngrihet një akuzë false, akuzuesi pretendon se gjuha e tij pasqyron realitetin. Bile, në akuzën si pikënisje të politikës, nuk shtrohet asnjëherë pyetja legjitime juridike në lidhje me vërtetësinë apo falsitetin e saj. Kjo lloj akuze, në formën e saj të kulluar, mëton të jetë realiteti dhe e vërteta, në trajtën e tyre të shquar. Sigurisht që akuzuesi e di se ka edhe një këndvështrim tjetër të ngjarjeve, por ai që është akuzues ideal, nëpërmjet formës ideale të akuzës, këmbëngul tek monopoli i së vërtetës. A ka pasur Shqipëria një akuzues të tillë ideal? Sigurisht që po! Akuzuesi ideal gjatë këtyre më shumë se dy dekadave mbetet Sali Berisha11. Politika e tij mbetet një politikë e akuzës. Në venat e politikës së Berishës rrjedh akuza. Ligjërata e tij merr frymë nëpërmjet akuzës, pushteti i tij ushqehet nga akuza. Kur Berisha akuzon, akuzon me pushtetin dhe sovranitetin e sunduesit. Kur Berisha akuzon, artikulon akuzën si një ligjëratë, e cila kërkon të sigurojë autoritetin e padiskutueshëm të sundimtarit. Akuza e Berishës paraqitet si një thyerje e normës dhe ai shfaqet sakaq si rojtar i saj. Duke u ngritur si akuzues në stadin e Rojtarit të Normës, ai e shndërron Normën në normën “e tij” dhe e kthen Ligjin në ligjin “e tij”. Duke perfeksionuar rolin e akuzuesit ideal, Berisha në fakt ia doli të kthehej për shumicën e shqiptarëve në Autoritetin e Normës dhe të Ligjit. Duke akuzuar si Autoritet i Normës dhe i Ligjit, akuzuesi Berisha e çimentoi autoritetin e tij dhe krijoi autenticitetin e ligjëratës së tij, në fillim të së cilës qëndrojnë frazat tipike të sundimtarit: «“Kështu ka qenë  dhe jo ndryshe!”, “E vërteta është që…”, “Po, po, ju them unë juve!”». Në çdo akuzë, Berisha shfaqet si mbrojtësi par excellence i Ligjit dhe i Rendit. Akuza e Berishës është ideale, sepse nuk ndiqet domosdoshmërisht nga ndëshkimi. Ndëshkimi mund të shtyhet gjithmonë për më vonë, në një moment më të volitshëm politik. Akuza është si ajo vera që bëhet më e mirë me kalimin e viteve. Edhe akuza e Berishës me kalimin e viteve mund të shitet më shtrenjtë dhe mund t’i kushtojë më shtrenjtë rivalit të akuzuar. “Akti i ndaluar” i rivalit vazhdon të jetojë simbolikisht përjetësisht në sajë të akuzës pa ndëshkim. Sot, gati çerekshekulli pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, të akuzuarit nga Berisha vazhdojnë të akuzohen papushim me akuza, të cilat, pavarësisht larmisë së tyre, i bashkon fakti se, pas tyre, nuk vjen ndëshkimi. Ndryshe nga qytetarët evropianë, për të cilët, akuza pasohet nga ligjërata mbrojtëse e të akuzuarit dhe procedurat verifikuese të gjykatave a prokurorive, për shqiptarët akuza ideale berishiste më shumë se një apel që i drejtohet një instance gjykuese, mbetet një ligjëratë absolute, një mallkim, gati-gati një formulë magjike për ta pështjelluar publikun

Next Post
Në këtë ditë, më 9 tetor, lindi Ivo Andriç dhe u vra “Che”

Në këtë ditë, më 9 tetor, lindi Ivo Andriç dhe u vra “Che”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

February 5, 2026
Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

February 5, 2026
Tërmet i fortë në Fier, banorët dalin në rrugë! Lëkundjet ndihen deri në Vlorë

Vazhdojnë lëkundet sizmike në vend, tërmet në Devoll

February 5, 2026
Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

February 5, 2026
Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In