Festa e Shën Gjergjit ka bashkuar në valle kundërshtarët e partive politike në Librazhd.
Kandidati i PS për bashkinë Librazhd, Mariglen Disha dhe kryetar i PD në bashki, Bujar Vreto janë fotografuar duke kërcyer dorë për dore, duke harruar për pak çaste akuzat që hedhin ndaj njëri – tjetrit.
Fotoja është publikuar në Facebook nga vetë Mariglen Disha.
Kujtojmë se Vreto ishte në listën e PD si kandidat për bashkinë Librazhd por më pas zgjodhi të tërhiqej nga gara.
/s.f