• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Librat falas, Boçi: Rama dhe Besa po tallen me fëmijët tanë

by A R
02/09/2019 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi e shikon si lëmoshë dhënien e librave të përdorur për nxënësit e arsimit parauniversitar.

Në një postim në “Facebook”, Boçi kujton Migjenin dhe në stilin e tij, shkruan se ‘për turpin e këtyre që s’kanë turp, reklamohet sikur të ishte bamirësia perfekte’.

“…Lajmi se do të shpërndahen libra falas të përdorura, doli nga zemra e dheut dhe goja e Ministres, rrodhi nëpër dejtë e thella deri te gjymtyrët e mpira të dheut që quhet shtet. Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s’kanë me çka të mbajnë frymën…

E përshtata këtë pasazh migjenian, për të denoncuar turpin e shtetit që i bie gjoksit me libra falas të përdorur, për fëmijët e këtij vendi të mbushur me motive migjeniane. Kjo është lëmosha e Ramës dhe e Besës për fëmijët tanë që këta i rrëmbejnë të ardhurat e familjes, i rrëmbejnë pronën publike, i rrëmbejnë të ardhmen. Dhe kjo për turpin e këtyre që s’kanë turp, reklamohet sikur të ishte bamirësia perfekte”, shkran Boçi.

Sipas ish-deputetit demokrat ‘vetëm 22 milionët e eurove që Rama grabit për një km rrugë, do mjaftonin për dhënien falas të gjithë librave për arsimin parauniversitar’.

“Vetëm 22 milionët e eurove që Rama grabit për një km rrugë, do mjaftonin për dhënien falas të gjithë librave për arsimin parauniversitar. Por sigurisht Rama dhe Besa nuk mund ta bëjnë. Ata tallen modernisht me videomesazhe me varfërinë klasike të shqiptarëve. Fëmijët që do t’i marrin këto libra, e fillojnë vitin me brengën e pamundësisë për të pasur “shokun” (librin) e vet me vete. Brenga është dyfishe sepse dhe këtë do duhet ta dorëzojnë”, shton ai.

Sipas Boçit, “As më shumë as më pak si dikur, kur shumica e fëmijëve vishnin këpucët e vëllait më të madh, ose bluzën e përdorur, pa shijuar gjënë e re për shkak të varfërisë. Ata që i kishin do humbasin kujtimet e papërsëritshme të fëmijërisë. Të vetmit që ngazëllehen nga kjo histori, janë Besa e videomesazhit dhe Rama i krimit, i korrupsionit i dhunimit të sotmes dhe të ardhmes së fëmijëve”.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Martë 3 Shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In