• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Librat e tyre janë më të shiturit, por vetëm 7 nga 140 deputetë janë anëtarë të bibliotekës”

by Java News
09/08/2016 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, politologu Afrim Krasniqi flet për ditën ndërkombëtare të librit, duke theksuar se librat më të shitur në vend janë të politikanëve, ndërsa nga 140 prej tyre, vetëm 7 janë anëtarë aktiv të bibliotekës kombëtare të vendit.

Afrim Krasniqi

Kjo foto e Konrad Adenauer ilustron fakton se sot është dita ndërkombëtare e miqve të librit! Në lajmet e shumta që marrim çdo ditë mbi batutat, replikat, drekat, darkat, shënimet në FB të politikanëve, – lajmi për librin dhe statistikat rreth tij nuk kanë as vëmendje dhe kam frikë, as lexues. Shqipëria rrallë figuron në statistika referuese ndërkombëtare mbi librin dhe sidomos lexuesit e tij.13912826_10210261031460125_1726899206789818114_n

Të dhënat që dalin në panaire (shitje librash) janë aq spekulative, sa ne, Kuba, Kina, Koreja e Veriut e ndonjë vend tjetër mbetemi modele negative në botë ku në çdo panair, librat më të shitur janë librat e politikanëve, momentet kulmore të panaireve janë vizitat e politikanëve, librat-dhuratë më të shumta në panaire nuk ua bëjmë fëmijëve por politikanëve, fjalimet kryesore në përurime librash i mbajnë politikanët, parathëniet në librat letrarë që duan të shiten i shkruajnë politikanët…!

E dini se pa llogaritur bibliotekat e tjera vetëm në bibliotekën e parlamentit gjerman çdo deputet tërheq mesatarisht 7-9 libra në vit për ti lexuar, në Suedi e Norvegji deri në 12 libra në vit, në Itali e Francë 6-7, në Poloni e Hungari 4-5, etj? Shqipëria nuk ka statistika, por në rrugë informale informacioni është tronditës: vetëm 7 nga 140 deputetët janë anëtarë aktiv të bibliotekës kombëtare e parlamentare, vetëm 3 prej tyre tërheqin libra!

E dini se politikanët tanë, sa më të pasur të bëhen, aq më të madhe e ndërtojnë faqen e murit me libra për ta përdorur për imazh publik, me parakushtin, që librat të merren jo sipas shijes, leximit apo interesit por thjesht e vetëm mbi bazën e ngjyrës së koopertinës, në mënyrë që ngjyra e tyre të korrespondojë me ngjyrën e mobilieve të zyrës? Dhe si për ta legjitimuar fasadën e librave, përpara tyre vihen dhurata udhëtimesh, foto familjare e partiake, flamuj partiak, dhe deri edhe shishe pijesh të shtrenjta? Sepse librat aty nuk janë për tu lexuar, janë për të plotësuar sfondin, për ti dhënë liderit atë që nuk e ka pasur dhe nuk e ka, – imazhin e mikut të librit, njeriut që lexon dhe që ka respekt për dijen.

Elitat politike në Shqipëri kanë pasur e kanë raport negativ dhe arrogant me librin dhe dijen. Modeli i E.H. që si çdo diktator, është autori më me shumë tituj librash (natyrisht të shkruar nga të tjerët dhe me vlerë vetëm formale), por që jepte udhëzime për gjithçka, përfshirë për artin e kulturën, bënte kritikun dhe botuesin, autorin dhe lexuesin, edhe elitat e tranzicionit, vijuan të njëjtat mentalitete sjelljeje, – ndaj jo rastësisht, sapo marrin pushtet ata imponohen njëherësh si politikanë, si diplomatë, si shkrimtarë, si kritikë, si artistë, si lexues të kultivuar, si disidentë, si intelektualë klasi, si romantikë dhe burra shteti….dhe sapo largohen nga postet e “humbin talentin” dhe bëhen ashtu siç janë realë, klientë në kazino apo në dreka orientale me këdo e për gjithçka.

E vërteta është gjithashtu se ne kemi rast kur liderit politikanë kanë shkruar direkt (duke botuar me emër) ose indirekt libra (duke paguar dikë tjetër ta shkruajë), dhe falë postit e rrjetit të gjerë të militantëve ndjekës kanë arritur ta bëjnë atë bestseller 1-2 javor, por në shumicën e rasteve, librat e politikanëve janë ndryshuar (shkurtuar, ndryshuar përmbajtjen, hequr apo shtuar emra e kapituj) në varësi nga aleancat politike. Ironike, por një libër i tillë “i suksesshëm” është ribotuar në 3-4 gjuhë dhe në secilin variant me përmbajtje të ndryshme, në varësi nga raporti i autorit me personazhet e sulmuara në të..!!

Së fundi, kush është vërtetë raporti ynë me librin? E tregojnë dy statistika: sa biblioteka e librari funksionale kemi. Jo sa kafe me libra anash, por sa libra me lexues. Më shumë se gjysma e qyteteve tona sot nuk kanë as librari dhe as bibliotekë, më shumë se gjysma e universiteteve tona nuk kanë sallë leximi në biblioteka, më shumë se 2/3 e shkollave tona nuk kanë klube leximi dhe as kulturë leximi jashtë detyrimit programor shkollor, 99% e librave dhe autorëve nuk kanë lexues më shumë se 500 persona, dhe në mënyrë simbolike, – mbetemi vend unik, – i vetmi vend në botë që në hapësirën e rrethuar nga tri universitete dhe një institucioni studimor albanologjik nuk gjejmë libra dhe as shenja të dijes, por vetëm qofte, birra, muzikë tallava, gara makinash dhe lojëra fati!

Kohë e trishtë, kohë krize për identitetin dhe parimet morale, kohë e ushqimit me beton dhe shitjes së imazhit virtual, – kohë e vështirë sepse është e mbetet thellësisht refuzuese për fjalën, për librin, për dijen dhe për vlerat!/java/a.k

Next Post

Shqiptarët rrisin interesin për investime në bursat online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

Dhunuan Shefin e Krimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona, 1 shpallet në kërkim. Pezullohen dy efektivë policie

August 16, 2026
Digjet plotësisht një automjet në Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat

Digjet plotësisht një automjet në Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat

August 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Prona bëhet më e lirë për t’u deklaruar, shqiptarët kursejnë 120.5 milionë euro nga rivlerësimi

August 16, 2026
Ndryshime në Policinë Rrugore të Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

August 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Zjarri në Vlorë, Kurti i tronditur për kosovarët e lënduar: Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre

August 16, 2026
“DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan…

Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

August 16, 2026
KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

August 16, 2026
Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

August 16, 2026
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com