• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIBRA, Mimoza Hafizi- Ben Blushi, dueli i paheshtur i mesazheve dhe i replikave ofenduese

by Java News
18/11/2017 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia LIBRA tashme eshte zhytur ne nje krize te plote. Kjo per faktin se dy bashkethemeluesit e saj Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, jane ne nje konflikt te hapur, ku nuk kane munguar edhe replikat ofenduese. Me pare u bene publike disa disa emaile, në të cilat Blushi fyente hapur Hafizin, pse ajo kërkonte një funksionim ndryshe të partisë. Si te mos mjaftonte kjo u publikua edhe nje video, ku një anëtar i LIBRA-s u godit dhe u nxorrë me dhunë nga salla e mbledhjes, pasi kritikoi Blushin. Per nje panorame te qarte se çfare ka ndodhur te LIBRA, po publikkojme emailin e Hafizit, drejtuar anëtarëve të LIBRA-s dhe përgjigja që i ka kthyer Blushi:

Mesazhi i Mimoza Hafizit për Ben Blushin

Të nderuar kolegë! Siç shumica prej jush janë në dijeni, dy ditët e fundit jam akuzuar, agresuar dhe fyer rëndë, përmes mesazhesh publike nga kryetari i LIBRA- s. Preteksti ishte drafti i statutit, të cilin unë e kam bërë shumë transparent, përmes të gjitha dokumenteve të shkëmbyera bashkërisht, prandaj nuk dua të shpenzoj fjali të tjera për të. Ju shkruaj për tju thënë se unë nuk mund të marr pjesë në asnjë mbledhje a takim të thirrur nga z.Blushi, nëse ai nuk më kërkon ndjesë publike përpara gjithë grupit ku ka shkruar për akuzat e pabaza dhe fjalorin e padenjë drejtuar ndaj meje. Më besoni do të ishte cenuese për dinjitetin tim nëse bëj të kundërtën.

Do ju cenoja edhe ju, një pjese të madhe prej jush, nëse unë si bashkëthemeluese kryesore e organizatës ku erdhët me parime të forta politike dhe etike, do të bëhesha palë me ato sulme që më janë drejtuar. Kurse personalisht jam e prekur që këto fjalë vijnë nga njeriu që kam mbështetur më shumë, me ndershmërinë dhe sinqeritetin më të madh. Duke shkelur hera-herës edhe mbi veten time, por duke besuar në një kauzë, të cilën isha e vendosur ta çoja në destinacion, në 25 qershor.

Nëse ende besoni se LIBRA mund të jetë një organizatë ku forcën e kanë njerëzit me parime dhe etikë, organizatë e papajtueshme me intrigën, thashethemet, helmin, ligësinë e paranojën dhe nëse luftoni për të arritur këtë, unë jam aty. Do të më keni në krah me po atë përkushtim, mirësjellje dhe luajalitet, si në ditën e parë. Por kjo nuk është e lehtë dhe ka nevojë për kontributin e gjithëseicilit. Unë kam bërë shumë beteja në jetën time dhe zhgënjimin e kam të madh. Kam nevojë për shumë besim, që ky zhgënjim të më kthehet në shpresë. Do e uroja me gjithë zemër.

Përgjigjja e Ben Blushit 

Pension të mbarë Moza. Besoj se LIBRA të ka dhënë shumë mundësi për të kaluar kohën e mbetur me njerëz të ngjashëm, disa prej të cilëve i ke shtuar pabesisht në këtë email. Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët kushdo qofshin ata. Libra vazhdon rrugën si çdo krijesë që i hedh gjërat e përdorura në kosh.

ma.me/javanews.al

Next Post
Po me familjet kosovare të njerëzve të ISIS-it çdo ndodhë?!

Po me familjet kosovare të njerëzve të ISIS-it çdo ndodhë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In