• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIBRA humbi në zgjedhjet, reagon Mimoza Hafizi

by Java News
01/07/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mimoza Hafizi, deputetja e LIBRA-s, e cila nuk arriti te fitoje mandat ne keto zgjedhje me partine e drejtuar nga Ben Blushi ka reaguar sot me ane te nje postimi ne rrjetin social FB. Ajo shkruan se “Edhe pse nuk arritën të fitonin asnjë mandat, për Hafizin 20 mijë votat e marra në rang vendi janë 20 mijë perla në batakun e politikës së gënjeshtrës”.

REAGIMI I PLOTË:

”Vetëm një vit e gjysëm më parë ne ishim dy deputetë të rebeluar dhe refuzues ndaj një mazhorance të votuar për ta parë Shqipërinë të rilindur. Por që rilindi vetëm abuzim, krim, korrupsion dhe mbyti demokracinë brenda një force politike, tek e cila kishim kontribuar dhe kishim besuar. Revolta dhe refuzimi ndaj kësaj politike u shkrinë me mendimin qytetar të dhjetra e qindra banorëve të Tiranës e përtej. Njerëz që takonim çdo ditë e na kërkonin të ngremë një forcë politike morale. Sot jemi me mijra, bashkuar tek LIBRA.

Me fjalën dhe zërin e Benit, LIBRA u bë opozita më e fortë, më elokuente, më e vërtetë dhe më e guximshme që ka parë ndonjëherë parlamenti shqiptar. Pa asnjë kompromis me të keqen. LIBRA mbrojti interesin publik, mbrojti të varfërit, mbrojti profesionistët, mbështeti biznesin e ndershëm, shmangu rrezikun e importit të plehrave, thirri për arsimin publik, mbrojti shëndetin publik, denoncoi konçesionet, demaskoi kriminalizimin e politikës dhe kanabizimin e vendit. LIBRA u bë shtëpia e shumë njerëzve të thjeshtë, i dha atyre një zë publik. LIBRA ndezi aksion politik. LIBRA bëri fushatën më modeste në para, por më të pasur në fantazi dhe mendim, më të lirë dhe më të bukur në historinë politike. Me mijra njerëz iu bashkuan. Ne ditëm të shumoheshim e të gjenim veten tek tjetri. LIBRA u bë dera e hapur për këdo që erdhi. U bë platforma e lirisë për këdo që u afrua. Vetëm pak pasion dhe dëshirë, e kushdo u ndje në strehën e vet. LIBRA i ruajti e respektoi të gjitha parimet dhe normat e krijimit. Asnjë lidhje me drogën, krimin, oligarkinë, gjithashka u financua modestisht nga anëtarësia.

LIBRA ndërtoi një strukture etike si skelet për trupin e vet. Me ambicien që të jetë e drejtë, e pastër, solidare, miqësore. Dhe ia doli të shmangë shumë nga hilet, mashtrimet, shpifjet, intrigat, thashethemet. U lodhën dhe ikën shumë nga ata që deshën ta shkatërronin, e kjo do vazhdojë padyshim. LIBRA mblodhi rreth vetes me qindra të rinj, që i sollën freskinë, ajo u dha shpresë e motiv. E gjitha kjo në vetëm disa muaj.

Beteja e 25 Qershorit ishte e para për LIBRAn. Betejë e pandershme dhe e pabarabartë me monstrat politike, me paret e drogës dhe të krimit, me veset e hajdutëve, me frikën e bukës së gojës, me ndrydhjen, pandjeshmërinë, indiferencën, zhgënjimin. Por LIBRA e njihte këtë betejë dhe e kishte sfiduar. LIBRA ofroi optimizmin se Shqipëria bëhet.

Ne morëm 20 mijë vota në të gjithë vendin, në çdo skaj të tij, nga 20 mijë qytetarë që besuan se Shqipëria bëhet, 20 mijë perla në batakun e politikës së gënjeshtrës, talljes, arrogancës, mashtrimit, pabesisë. Ato janë vota morale, janë vota sakrifice, janë shpirtra që as u shitën, as u tutën, as u tërhoqën në harresë e as ranë në pesimizëm. Votat tona u mbrojtën nga qindra Libra, idealistë, të paepur e të përkushtuar. Mirënjohje e nderim !

Por ne nuk ia dolëm ta çojmë LIBRAn në parlament. Për të vazhduar opozitën më të fortë, më të vërtetë, më elokuente e më të guximshme, me zërin e Blushit dhe të tjerëve. E pra Shqipëria ka nevojë për një opozitë. Askush brenda atij parlamenti as mund e as do që ta bëjë. LIBRA di dhe duhet ta bëjë. Do të mundet ta bëjë. Për t’i dhënë optimizëm atyre mijra njerëzve që besuan se Shqipëria bëhet. Atyre mijra njerëzve që na votuan. Ku ndodhen shpresoj dhe ata dhjetra e qindra qytetarë që vitin e shkuar na kërkuan të ngremë LIBRAn.

Do desha ta shoh në sy gjithësecilin prej tyre. A më ke votuar? Ta pyes. Se LIBRA-n e bëmë për ty. A ishit aty në kutinë e votimit për të mbajtur fjalën që na dhatë një vit më parë? Se një shpresë të jetojë ka nevojë për frymën e secilit. Unë besoj se po. Ashtu siç besoj se vendi ynë ka shumë më shumë se 20 mijë qytetarë optimistë për të ardhmen e tij. Të cilët duhen thirrur, dëgjuar, ftuar, bashkuar. Për tu bërë qindra mijë.

LIBRA sot është më e fortë se dje. Prandaj duhet ta vazhdojë rrugën e nisur. Se po u ndal, vështirë që një shpresë e re të mund të lindë në vitet a dekadat që pasojnë. LIBRA mundet dhe do ta vazhdojë rrugën e nisur.”

Next Post
Rama thirrje para bllokimit të rrugëve nga PD: Do humbim shumë nëse ndalemi sot

Vlorë/ Sezoni turistik, policia rrugore publikon planin e masave për sigurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In