Autoritetet libiane paralajmëruan Italinë për një celulë të mundshme xhihadiste pranë Milanos e lidhur me një nga grupet luftarake të ISIS-it, sipas medias italiane.
Disa dokumenta të zbuluara nga agjentët libianë në Sirte, pas marrjes së shtabit të përgjithshëm të ISIS-it këtë javë, tregojnë ekzistencën e këtij rrjeti, thuhet në median italiane.
Këta militantë me qendër pranë Milanos janë të lidhur me Abou Nassim, një tunizian 47 vjeçar që ka jetuar në vend gjatë rinisë së tij, më pas ka luftuar në Afganistan dhe Siri para se të bëhej një luftëtar i ISIS-it në Lini në vitin 2014, transmeton atsh. (b.an)