• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Libi, ja ç’farë mbeti 7 vjet pas rrëzimit të Gadafit

by Java News
17/02/2018 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë vjet pas shpërthimit të revoltës së vitit 2011 që përfundoi me fundin e 42 viteve të diktaturës nga regjimi i kolonel Muamar Gadafit, libianët janë ende duke pritur për të parë fundin e migrimit të vazhdueshëm dhe lindjen e një shteti demokratik.

Për të festuar përvjetorin e revolucionit të 17 shkurtit 2011, autoritetet zgjodhën Pallatin e Dëshmorëve, ku Gaddafi pëlqente të mbante fjalimet e tij, në zemër të kryeqytetit Tripoli. Por për shumë libianë nuk ka shumë për të festuar në një vend të pasur me naftë, por ku shërbimet themelore ende mungojnë, ndërsa dhuna dhe ndarjet vazhdojnë të mbretërojnë, duke nxitur pasiguri dhe dëshpërim, veçanërisht tek të rinjtë. “Unë kam shtatë vjet që pres për çlirimin,” thotë Hamdi al-Bechir, një djalë vetëm 17 vjeç, i cili shton: “Nuk dua të pres 42 vjet, ashtu siç bëri babai im me Muamarin. Nuk do të pres që rinia ime dhe jeta ime të më vidhen, do të hidhem veten në det me emigrantët, pa e kthyer kokën pas”, përfundon Hamdi, përpara dyqanit të veshjeve ku punon. Rënia e Gaddafit në vitin 2011 çoi në shpërbërjen e aparatit të sigurisë dhe Libia e sotme është shkatërruar nga luftërat për pushtet, që luftohen në pandëshkueshmëri të plotë nga shumë grupe militare, por edhe nga dhjetëra fise, që janë një komponent thelbësor i shoqërisë libiane. Duke shfrytëzuar anarkinë, grupi i Shtetit Islamik (ISIS) hodhi rrënjë në vend, duke zënë për disa muaj vendlindjen e Gadafit, Sirte, përpara se të dëbohej në dhjetor të vitit 2016. Edhe pse të dobësuar, njerëzit e Kalifit Ebu Bekr el Baghdadi, ndodhen ende në shkretëtirë dhe përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm.

Imigrimi

Ndërkohë, vendi i Afrikës së Veriut është bërë gjithashtu një qendër për imigrimin e paligjshëm, ku qindra-mijëra emigrantë që vijnë nga Afrika Sub-Sahariane, në përpjekje për të kaluar Mesdheun për në Evropë, shfrytëzohen dhe torturohen sistematikisht. Në nivelin politik, dy autoritete po luftojnë për pushtet dhe askush nuk ka arritur të sjellë një rend të vërtetë në pjesët e territorit që pretendon të kontrollojë. Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare (GNA), e dalë nga një marrëveshja e mbështetur prej OKB-së në fund të vitit 2015, është e vendosur në Tripoli. Ndërsa një autoritet rival ka lëvizur në pjesën lindore të vendit, kryesisht nën kontrollin e një ushtrie të kryesuar nga gjenerali Khalifa Haftar.

Dhuna

Ndërkohë, dhuna dhe mungesa e sigurisë janë bërë problemi kryesor për libianët në jetën e tyre të përditshme. Këtu duhen shtuar edhe ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë dhe rradhët e gjata përpara bankave, ku shpesh mungon likuiditeti. Ndërsa burimi kryesor i vendit, industria e naftës, e goditur rëndë nga dhuna, përpiqet të rigjejë nivelet e prodhimit të arritura nën Gaddafin, afërsisht 1.6 milionë fuçi në ditë.

Demokratizimi, një proces i gjatë dhe i egër

Për Federica Saini Fasanottin, e Institutit Brookings në Uashington, proceset e demokratizimit janë – siç na e thotë historia – gjithmonë të gjatë, të egër dhe shumë të vështirë. “Krijimi i një kombi mund të jetë çështje dekadash, madje edhe shekujsh në disa raste”, ka thënë ajo për France Presse. Çdo përpjekje për të rivendosur rendin, ndesh në kundërshtinë e një shumësie grupesh të armatosur, aleancat e të cilëve ndryshojnë në bazë të interesave të ditës. Dhe kështu, grupe të armatosur penguan në fillim të këtij muaji, mijëa banorë të Taouargas (në perëndim), që të riktheheshin në shtëpitë e tyre, prej ku ishin dëbuar në vitin 2011 se kishin mbështetur regjimin e rrëzuar.

Objektivi i bashkimit

Për të dërguarin e OKB-së, Ghassan Salamé, për të sjellë rendin në Libi “duhet së pari themelimi i një shteti të ligjshëm, i pranuar nga të gjithë”. Për të arritur këtë qëllim, Salamé ka caktuar zgjedhjet presidenciale dhe legjislative në vitin 2018. Por rruga është ende e gjatë, pranon i dërguari i OKB-së.

Megjithatë, disa ekspertë janë skeptikë për suksesin e këtyre zgjedhjeve, madje ka edhe nga ata që besojnë se mund ta komplikojnë më tej situatën. I paraqitur nga mbështetësit e tij si një shpëtimtar i atdheut dhe i akuzuar nga kundërshtarët e tij se kërkon rivendosjen e diktaturës, Haftar kërkon të propozohet si alternativë e vetme dhe ende përpiqet të shtrijë me forcë kontrollin e tij mbi shtetin e zgjeruar. Macja e zezë e islamistëve, njeriu i fortë i Cirenaica-s, i mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, i shtyrë nga bashkësia ndërkombëtare në fund, njoftoi se nuk do të kundërshtojë zhvillimin e zgjedhjeve, por pa e specifikuar nëse do të marrë pjesë. / Burimi: Diariodelëeb – Bota.al. (b.an)

 

Next Post
AUDIO/ Akuzohet për vrasjen e Kasmit, ish-polici grek: Policia shqiptare po gabon rëndë!

AUDIO/ Akuzohet për vrasjen e Kasmit, ish-polici grek: Policia shqiptare po gabon rëndë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In