Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq është takuar me ministrin e Jashtëm të Liberisë Gbezongaro Miltono Findli dhe e ka falënderuar Liberinë për vendimin që të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Maja Gojkoviq, siç njofton FoNet, ka theksuar se me këtë vepër Liberi u është bashkuar vendeve mike që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës duke shtuar s ky hap është me shumë rëndësi për procesin e dialogut.
Për tërheqje të njohjes deri në përfundimin e dialogut, dje në Beograd kishte njoftuar shefi i diplomacisë së Liberisë, përgatiti Koha. (b.an)