• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Liberalizohet kanabisi industrial në Greqi

by Aalison Pearse Stevens
01/04/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria greke e Bujqësisë, në bashkëpunim me atë të Drejtësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit, kanë vendosur lejimin e kultivimit të kanabisit industrial në Greqi. Vendimi u mor pas një maratone konsultimesh mes grupeve të interesit, si dhe parashikon vërshim të të ardhurave në ekonominë greke.

Sipas Ministrisë greke të Bujqësisë, për kultivimin e kanabisit do të licencohen menjëherë një numër fermash në të gjithë vendin. Kjo ministri sqaron se, fillimisht fermat do të certifikohen sipas standardeve të përcaktuara, e në vazhdim do të monitorohen prej ekspertëve të Ministrisë dhe ekspertëve të Antidrogës greke.

Bimet do të jenë të matrikulluara dhe i gjithë procesi do të monitorohet. Në vazhdim do të jenë industria farmaceutike dhe ajo ushqimore, që do të përpunojnë sasitë e kanabisit, për ta shpërndarë më pas në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Procesi do të fillojë menjëherë dhe pritet të hapë një industri të re në vend, ku përfitimet llogariten në dhjetëra milionë euro në vit, teksa do të ketë një numër të madh të punësuarish në këtë sektor.

Ekspertët grekë të bujqësisë thonë se, klima greke është e përshtatshme për prodhimin e kanabisit dhe shprehen optimistë se, Greqia do të kthehet në një prej prodhuesve më të mëdhenj të kësaj bime në botë, transmeton tch.

Llogaritet se, në Greqi do të investohet në teknologjinë prodhuese, por edhe atë përpunuese të kësaj lënde mjaft të rëndësishme për prodhimin e barnave medicinale, teksa klima mundëson rritje të shpejtë dhe me rendiment të lartë të kësaj bime.

Deri tani, prodhimi dhe kultivimi i çdo lloj kanabisi ka qenë rreptësisht i ndaluar në Greqi. Mijëra grekë janë dërguar përpara drejtësisë, nën akuzën e kultivimit të narkotikëve, edhe pse kanabisi industrial nuk konsiderohet drogë e tipit të rëndë. Pas ndryshimit të ligjit për kultivimin e kanabisit industrial, pritet edhe pushimi i çështjeve penale për fermerët e akuzuar.

Në Greqi, jo pak politikanë janë shprehur pro lejimit të kultivimit dhe përdorimit vetjak edhe të kanabis sativës, por deri më tani nuk është mundësuar heqja e penaliteteve, sikundër ka ndodhur në Holandë, Kaliforni dhe shumë vende të tjera të botës.

Next Post

Fotot/ Jessica Simpson ekspozon gjoksin "shpërthyes" e format seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In