• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Liberalizimi i vizave në Kosovë, qytetarët “dynden” në Aeroport

by S T
09/07/2024 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë është rritur në 1,839,112 në gjysmën e parë të vitit 2024, nga 1,526,786 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Që nga janari i vitit 2024, qytetarëve të Kosovës iu është lejuar udhëtimi pa viza brenda zonës Shengen, duke shënuar një moment historik për vendin. Dhënia e dritës së gjelbër për Kosovën rezulton të ketë pasur ndikim të madh në qarkullimin e udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari”.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, Aeroporti Ndërkombëtar Limak Kosova raportoi një rritje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve në krahasim me vitin e kaluar. Trafiku i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u rrit në 1,839,112 nga janari deri në qershor 2024, nga 1,526,786 gjatë së njëjtës periudhë në 2023, dukë shënuar rritje për 20.46 për qind.

Përveç rritjes së numrit të pasagjerëve, LKIA bëri të ditur gjithashtu një rritje prej 14 për qind në numrin total të fluturimeve në aeroport, i cili arriti në 11,948 nga janari në qershor 2024.

Këto shifra pasqyrojnë një trend në rritje në udhëtimet ajrore pas përfshirjes së Kosovës në mesin e shteteve që udhëtojnë pa viza, që u mundëson qytetarëve të vizitojnë vendet e Shengenit për qëllime të ndryshme duke përfshirë turizmin, vizitat familjare, angazhimet e biznesit, ngjarjet kulturore dhe aktivitetet tjera.

Në vitin 2023, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) raportoi një rritje të volumit të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

“Në vitin 2023, numri i pasagjerëve që përdorën aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë u rrit në 3.42 milionë, nga 2.99 milionë në vitin e mëparshëm, njoftoi Shoqata e Aviacionit Civil të Kosovës (CAA) në janar”.

Nga prilli i vitit të kaluar, Parlamenti Evropian mori vendimin pozitiv për Kosovën, duke miratuar propozimin për heqjen e regjimit të vizave nga janari i 2024-ës.

Liberalizimi i vizave paraqet një marrëveshje të nënshkruar në mes një shteti dhe Bashkimit Evropian, që mundëson udhëtim pa vizë dhe qëndrimin për 90 ditë për qytetarët e saj. Për t’u qartësuar është akoma fakti, se kjo marrëveshje nuk përfshin assesi leje pune të çfarëdoshme apo mundësi për të jetuar në një nga shtetet, pjesë të zonës Shengenit.

Kosova filloi negociatat për liberalizim gjatë vitit 2012, pra 10 vite me parë. Më 19 janar 2012, Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Cecilia Malmstrom, vizitoi Kosovën, me ç’rast paraqiti planin për dialog mbi liberalizimin e vizave. Që atëherë, Kosovës i janë vendosur kritere të ndryshme, të cilat edhe ndryshonin./ Monitor

Next Post
Horoskopi javor nga Paolo Fox 8 deri në 14 korrik 2024 për të gjitha shenjat

Horoskopi javor nga Paolo Fox 8 deri në 14 korrik 2024 për të gjitha shenjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In