• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron padi: Rrezikon mbi 140 mijë vende pune

by A R
30/05/2025 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Kosovës, është kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi do të ndikojë negativisht në ekonominë e mbi 1 300 bizneseve.

Abelard Tahiri, deputet i PDK-së, njofton se kjo forcë politike shpall zyrtarisht kundërshtimin e këtij vendimi të ZRRE-së. Ai shprehet se një vendim i tillë rrezikon mbi 140 mijë vende pune, shkakton rritje të çmimeve, gjë që pason në lëkundjen e ekonomisë në vend.

Për këtë, Tahiri i bën thirrje ZRRE-së që të tërhiqet nga ky vendim, pasi në të kundërt Partia Demokratike e Kosovës do i drejtohet Gjykatës Themelore për vendosjen e një mase të përkohshme. Deputeti shpreh bindjen se nëse arrin deri në këtë pikë, PDK-ja fiton “betejën” ligjore.

“Sot, në emër të PDK-së, kemi dorëzuar zyrtarisht kundërshtimin administrativ ndaj vendimit të ZRRE-së që nga 1 qershori largon mbi 1,300 biznese nga shërbimi universal i energjisë dhe i kalon në tregun e lirë.
Ky vendim rrezikon mbi 140 mijë vende pune, shkakton rritje të çmimeve dhe kërcënon stabilitetin ekonomik të vendit. Është marrë pa analizë konkurruese, pa konsultime institucionale dhe në kundërshtim me vërejtjet e Avokatit të Popullit, odave dhe shoqërisë civile.
Në një treg të dominuar nga KESCO dhe çmime deri 280% më të larta, nuk mund të flitet për konkurrencë të ndershme. Prandaj kërkojmë pezullimin urgjent të këtij vendimi dhe rikthimin në një proces të drejtë dhe transparent.
Nëse ZRRE nuk tërhiqet, do t’i drejtohemi Gjykatës Themelore për vendosjen e një mase të përkohshme. Jemi të bindur se do të dalim fitues – në mbrojtje të interesit publik dhe ekonomisë së vendit”, 
shkruan Tahiri në platformën “Facebook’.

Kritika pati nga ana e Albin Kurtit ndaj Odës Ekonomike, duke u shprehur se shtyrja e zbatimit të liberalizimit të tregut “nuk i zgjidh” problemet e bizneseve.

“Oda Ekonomike e Kosovës, që do të duhej të qëndronte pranë bizneseve për t’u përballur me realitetin e ri, sot po tenton t’i bllokojë rrugët vetëm me një kërkesë; shtyrjen e zbatimit të liberalizimit të tregut. Shtyrjen po e kërkojnë me arsyetimin se do të përgatiten për një vit, duke injoruar faktin se nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë përgatitje për tetë vjetët e kaluara, përderisa shtyhej ky proces”, tha Kurti.

Kujtojmë se një ditë më parë, përfaqësues të rreth 1 300 kompanive në Kosovë protestuan kundër liberalizimit të tregut energjisë, pasi shprehën se nuk kanë bërë përgatitjet e nevojshme për t’u përballur me këtë ndryshim drastik. Ata kërkuan që për këtë arsye, vendimi i ZRRE të shtyhet për një vit.

Në rast se ZRRE nuk tërhiqet, vendimi i saj hyn në fuqi me datë 1 qershor. Ky vendim nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Next Post
DETAJE / Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, policët e infiltruar filmuan pazaret, “magazina” në Burrel

DETAJE / Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, policët e infiltruar filmuan pazaret, "magazina" në Burrel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet me tension konferenca Rama-Vuçiç, presidenti serb heq kufjet dhe largohet

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

August 11, 2026
Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com